Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hetimet për Bankers fundosin Gjiknurin

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Prokuroria e Përgjithshme ka renditur dje analizat e 4 institucioneve shtetërore që nxjerrin fajtorë për shpërthimet e fillimit të muajit prill në Marinëz të Patosit kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”. Më konkretisht, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka arritur në përfundimin se përgjegjësia për situatën e krijuar në puse është e kompanisë, e cila ka kontraktuar për të kryer shpimet një kompani tjetër që nuk kishte as mjetet dhe as eksperiencën e duhur. Pra që këtu ka shkelur ligjin. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka hedhur poshtë aludimet se shpërthimet ndodhën për shkak të terrenit dhe ka fajësuar direkt kompaninë kanadeze si autore të rrjedhjes së gazit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë shifra alarmante për ndotjen, ku si pasojë e daljes së gazit vlera e lëndëve të rrezikshme është mbi 50 për qind. Të dhëna që e bëjnë edhe më të rrezikuar jetën e banorëve gati dy muaj pas shpërthimit të gazit. Në fund, për të krijuar një pasqyrë më të saktë të masakrës dhe katastrofës që ka ndodhur në ambient  Ministria e Shëndetësisë jep alarmin se uji i ujësjellësit i fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për pirje, gatim apo dhe për larje. Gjithashtu, edhe uji i puseve është i rrezikshëm për shëndetin e banorëve. Ku ka me shumë se kaq që penalizimi të jetë ekstrem nga drejtësia shqiptare.
Një ditë më parë, banorët e Marinzës protestuan për dëshmpërblimin që akoma nuk u është dhënë për dëmet nga kompania dhe shteti. Një pjesë e tyre deklaruan se kanë nisur procedurat për të kërkuar azil, pasi zona është praktikisht e pabanueshme. Faktet e hetimit, të publikuara dje, i janë bashkangjitur dosjes së prokurorisë së Fierit, e cila prej një muaji po heton ngjarjen. Hetimet kryqëzojnë kompaninë e naftës, e cila prej më shumë se 10 vjetësh ka marrë një licencë që i jep të drejtë jo vetëm të shfrytëzojë çdo zonë nafte në këtë qark, por edhe të mos paguajë asnjë taksë. Përfundimi i hetimeve mund të sjellë dhe masa penalizuese ndaj kësaj kompanie.  Mënyra se si po funksionojnë institucionet për këtë rast, duket se është shembullore. Me të drejtë, të gjithë janë turrur me kritika dhe me raportet ndaj kompanisë së huaj. Por në gjithë këtë mozaik fajësimi mungon një element. Po Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ku ishte deri dje? Çfarë ka bërë ky institucion që kjo gjë të mos ndodhte dhe a ka përgjegjësi reale për dëmin që iu shkaktua banorëve dhe zonës?  Çfarë ka bërë ministri Gjiknuri gjatë  dy viteve që ka ardhur në detyrë? Nuk i ka kërkuar askush të rishikonte koncesionin, pasi kjo është një nismë që shkon jashtë dëshirës dhe mundësive të tij. Por një verifikim i punës që kryente kjo kompani duhej bërë apo ka interesa të tjera private që nuk thuhen nga zyrtarët? Derisa institucionet që janë në varësi të këtij dikasteri kanë raportuar korrekt tek ministri raportet duhet të gjenden edhe në zyrën e tij prej kohësh. Atëherë çfarë e ka penguar ministrin Gjiknuri që të respektonte në mënyrë strikte rregullat për këtë kompani? Sinjalizimet për shkeljen e ligjit kanë ardhur që para disa vitesh, kur banorët e komunës Zharrëz kanë ngritur zërin për shkatërrimin e banesave nga shpërthimet. Ministrit nuk i ka interesuar kjo pjesë duke ua lënë përgjegjësinë institucioneve të varësisë apo ministrive të tjera. Por fakti është se Ministria e Energjetikës ka përgjegjësinë kryesore në kontrollin e këtyre strukturave dhe më pas vijnë ministria e Mjedisit apo ajo e Shëndetësisë. AKBN dhe Albpetrol, siç del nga qëndrimet e fundit, kanë shprehur edhe më parë rezerva për mënyrën sesi po operonte “Bankers Petrolium”.Problemi është se për këto ankesa ka qenë Ministria e Energjetikës ajo që nuk ka marrë asnjë masë, duke e lënë situatën deri në shpërthimet e ndodhura në fillim të muajit prill. Pyetja është publike:Çfarë e ka shtyrë ministrin Gjiknuri të heshtë? E ka urdhëruar Kryeministri? Nuk besohet, pasi duket se Edi Rama është më i pamëshirshëm se vetë drejtësia që po heton në lidhje me “Bankers”. Atëhere çfarë e ka bërë ministrin të rrijë pa folur?
Faktet e publikuara dje nga prokuroria, përveçse nxjerrin në shesh një zbatim në mënyrë skandaloze të kontratës nga një kompani e huaj, porse drejtojnë gishtin edhe mbi Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Më e pakta kjo Ministri nuk ka zbatuar ligjin dhe nuk ka mbrojtur as interesat e shtetit dhe as të qytetarëve. Nëse hetimi do të shkojë deri në fund mund të nxjerrë dhe arsyet e vërteta se pse ministri Gjiknuri ka mbyllur sytë për 18 muaj ndaj masakrës që ndodhte me naftën në vend.
Prokuroria nuk duhet të kapet me “peshqit” e vegjël rajonalë, por të thërrasë direkt ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri si përgjegjësi direkt në këtë katrahurë e cila bie erë korrupsion ose paaftësi. Në të dyja rastet duhet të ketë përgjegjsi penale dhe politike ndaj atyre që kanë marrë mandat për të drejtuar.
 
Nëse Edi Rama hesht,që nuk duhet të heshtë, atëhere pazari shkon me lart se ministri.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 5 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 9 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 11 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.