Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hija e lisit mbi Mizerjen

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:43
Hija e lisit mbi Mizerjen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teksa po zhvillohet fushata politike për zgjedhjet e qeverisë vendore, po na shfaqen të dyja së bashku, ose të dyja mbi njëra tjetrën: Hija e Lisit dhe Mizerja…

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Mizerja është Varfëria, këtë të gjithë e dinë. Madje varfërinë e njohin një për një; të paktën shumica e prekin, njësoj siç prek njeriu dritën e diellit sapo hap sytë. Shumica po zhytet në varfëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është njëra.

Tjetra është Hija e Lisit.

"Hija e Lisit" është marrë nga fjalori i lashtë i njeriut, që nga periudha e Kullës së Babelit e deri më sot. Pasi i Gjithfuqishmi ia rrëzoi njeriut Ëndrrën e Babelit, atëherë ky ndërtoi një "kullë" tjetër. Në gjuhën shqipe krijesa e fuqisë dhe rezistencës  njerëzore ka ardhur me fjalët "Hija e Lisit". Në hijen e lisit janë mbledhur kuvendet e mëdha e jetëgjata të kombit; nën hijen e lisit janë pushkatuar ose varur kundërshtarët politik të diktaturës; nën hijen e lisit katolikët vendosin varret e të shumtëve; me hijen e lisit krahasohen trimat e Eposit…. Ndërsa gjatë periudhës së diktaturës komuniste, rapsodët ishin porositur që kur të këndojnë për diktatorin dhe Partinë, t'i krahasojnë me lisin.

Lisi është i pamort. Kështu e deshën pushtetin diktatorët ose edhe servilët e tyre.

Kur e dëgjova dje kandidaten e të Majtës në Gjirokastër tek fliste për "rrënjët e lisit", menjëherë më erdhi në mendje psikoza e hijeve të komunizmit. Zamira e Gjirokastrës, krejt e yshtur nga fryma e krahut të saj politik, foli e tha se "jemi vetë lisi". Tha se "kurrë nuk biem nga pushteti", aq sa nuk bie vetë pema e hekurt. Fjalë për fjalë e tha ndryshe, por gjithçka që tha të nxjerr te "Qafa e Pazarit" ku manifestohet jetëgjatësia e pushtetit.

Zamira, kandidatja, tha: "Ma jepni mua pushtetin, sepse unë kam ministrat pas vetes". Thjesht përsëriti atë psikozë që ka mbuluar partinë e saj. E majta e saj po përsërit pareshtur se "ne kemi qeverinë, ne jemi kuçedra, iu mbyllim ujin kur të duam". Fjalë për fjalë e thanë se "këta të opozitës, po të fitojnë në bashkitë, nuk kanë fonde sepse fondet i ka qeveria. Mos i votoni!".  Edhe kandidati i majtë për kryetar në Tiranë, po si Zamira deklaroi: "Me mua është kryeministri, votoni për mua".

Veç kjo është arsyeja pse u dashka votuar për njërin ose për tjetrin!….

Dominon arsyetimi se kandidati ka pas kurrizit (si domatja mbajtësen) ministrin ose kryeministrin. Në filozofinë politike të shekullit të ri të Demokracisë, kjo do të thotë: "Votoni për atë që mund të mos jetë nesër". Sepse ministri, ose kryeministri, ose qeveria, ose vetë mbajtësja e domates…, nesër në mëngjes mund të mos jenë këta. Qeveritë, në demokraci, janë aksesorët më të ndrrueshëm.

Por këta e kanë marrë sikur qeveria është vetë "Hija e Lisit". Kjo nuk bie kurrë. Njësoj si në Ëëndrrën e Babelit për të kapur qiellin me dorë.

Ideja e mbrapsht se "jemi të përjetshëm" në pushtet, është transplantuar te këta nga vetë regjimi i hekurt komunist. Këta janë një degë e asaj peme, dmth., të komunizmit, e ndoshta bash për këtë arsye iu vjen në sy pamja e pemës më jetëgjatë.

Që ditën e parë kur morën në dorë qeverijen e vendit pas 23 qershorit 2013, këta nisën të deklamojnë "pushtet pa limit". Që në ditën e parë, kryetari i Partisë Socialiste (ish- komuniste), tanimë kryeminsitër, deklaroi se "sa për dhunë… Nuk keni parë gjë akoma!".  Kohët e fundit e kanë shtuar shumë presionin mbi publikun duke i thënë se "ne jemi të përjetshëm!". Kanë përhapur ndjenjën e frikës se "në daç voto, në daç mos voto, ne do t'i fitojmë zgjedhjet!". Frika e dhunës dhe e blerjes!… Kanë shtuar shumë cinizmin dhe skërmitjen mbi individin. Vetë kryeministri iu përplas njerëzve një copë letër "legalizimi" dhe iu përqesh pjesëtarët e familjes. Vetëm i përjetshmi mund ta marrë guximin… Kanë shtuar idenë se "opozita është kot". Edhe vetë kryetari i Kuvendit, që mbahet si ekuilibrist alias kapo, ka nisur të përsërisë se "opozita ka ikur në drejtim të paditur". Gjuhë gardianësh… Kanë vendosur flamujt e Partisë mbi minaretë e xhamive; jo vetëm duke përçudnuar besimin, por edhe duke përsëritur idenë djallëzore të enverizmit në vitin 1967 se "zoti tash jam unë!".

E tërë psikoza e "lisit" shkon e vjen që nga minareja e deri te thelbi i saj në tokë: "Kam qeverinë pas vetes…, nuk ke ku shkon pa mua".

Por qeveria nesër bie. Këta nuk e dinë dhe nuk mund ta dinë. Secili është asgjë pa pasur makinën e shtetit pas- siç lënë për të nënkuptuar. Makina e shtetit, kur dominohet nga qeveri "pa limit", kthehet në dhunë mbi individin. Këtu është sekreti dhe rreziku i "hijes së lisit".

Si bie hija mbi Mizerjen?

Guximi i "pushtetit pa limit" i ka bërë që të vjedhin ilaçet e të sëmurëve dhe megjithatë të qëndrojnë në poste qeveritare; të qëndrojnë duke u tallur. Nuk skuqet askush… Pushteti pa limit të jep guximin që të bleshë palma për rrugët, ndërsa iu pret ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë. "I palimit" është i guximshëm të premtojë në fushatë fusha qietjeje në lagje, por jo punë dhe mjete jetese. Kjo hije i ka bërë ta mbysin në borxhe ekonominë e vendit; vetëm herën e fundit morën 1.2 miliardë dollarë, më pak se sa kushtonin 700 mijë bunkerë që u ndërtuan nën diktaturën komuniste. Pushteti- lis iu krijon të tillë guxim sa të sjellin anije italiane  në Shëngjin si mburrje për Partinë. Tashmë më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri, marrin borxh te fqinji ose te bossi. (Tamam si në vitet '80 kur shteti komunist po vdiste).

… Këta kanë ndërtuar një sistem Varfërie për të krijuar pushtet të pakufishëm. Të varfrit shiten e blihen për një thes me miell,  për 2000 dele, për pesë mijë lek, për një palë pantallona jeans…

Prandaj i kanë kombinuar: Hijen e Pushtetit (Lisit) me Mizerjen.

Mizerja ushqehet nga Hija, dhe Hija nga Mizerja

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 37 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 38 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 39 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 40 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.