Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koço Kokëdhima:Të mos kemi frikë nga kanabisi !

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati për kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Kuvend. Miratimi i një marrëveshjeje me SHBA-të prej 7 milionë dollarësh për forcimin e luftës kundër drogës ka sjellë replika të ashpra në Kuvend. Opozita  akuzoi Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm se kanë dështuar në luftën kundër drogës. Akuzat shkojnë edhe më tej, kur në sallën e Kuvendit, deputeti Ristani lexoi një SMS, sipas tij të dërguar nga një punonjës i policisë, në të cilën thuhej se në Tepelenë policia nuk ka asgjësuar më shumë se 10 mijë rrënjë hashash. Arsyeja, sipas Ristanit është se “pronari” i drogës ka lidhje me kryebashkiakun e Tepelenës. Një akuzë e tillë sigurisht që u hodh poshtë nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Debatit për hashashin i janë shtuar dhe të dhënat e operacioneve të Policisë së Shtetit. Prej disa ditësh, Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë ka nisur një aksion në shkallë të gjerë në gjithë vendin kundër kultivuesve. Në ndihmë është thirrur dhe një avion i ushtrisë italiane që kryen monitorimin nga ajri. Të dhënat e policisë tregojnë se harta e mbjelljes së lëndëve narkotike ka ndryshuar. Lazarati nuk është më “parajsa” e kultivuesve dhe se operacioni i një viti më parë ka dhënë rezultat duke e hequr këtë territor nga lista e zonave ku mbillet drogë. Por nga ana tjetër, hartës së kanabisit i janë shtuar shumë zona të tjera. Dukagjini, Fushë-Kruja, Tepelena, Lumi i Vlorës dhe rrethinat e Tiranës janë zonat ku janë zbuluar plantacione me më shumë se 6 mijë rrënjë hashash. Që nga janari i vitit 2015 dhe deri dje, Policia e Shtetit ka shkatërruar 261 mijë rrënjë kanabis sativa në gjithë vendin. Shifra është sa gjysma e bimëve të shkatërruara gjatë vitit të kaluar në Lazarat dhe në Dukagjin. Edhe pse vihet re një ulje, fenomeni është shqetësues përsa i përket shpërndarjes së tij. Tashmë nuk kemi më vetëm dy zona në vend, por disa dhjetëra të tilla me parcela të vogla. Siç duket, kultivuesit kanë ndryshuar strategji duke mos grumbulluar mbjelljen në një zonë, por duke e shpërndarë atë në disa rrethe. Shifrat tregojnë se ashpërsimi i ligjit kundër mbjelljes së hashashit nuk ka dhënë efektet që priteshin. Sigurisht, Lazarati ishte një sukses i policisë dhe një goditje e duhur ndaj kultivimit, por siç duket nuk ka mjaftuar. Trafiku i drogës nuk është vetëm tek kultivuesit. Ata janë dora e parë e kësaj “industrie” e cila funksionon në bazë të porositësve, pra ata që i gjejnë tregun e shitjes lëndës së mbjellë nga fshatarët në Tepelenë, Dukagjin, Vlorë apo edhe në vende të tjera. Fakti që ende vazhdon të mbillet, jo si dikur në Lazarat, por  në “Lazarate të vëgjel” me nga një mijë apo dy mijë rrënjë, tregon se ende shteti nuk e ka fituar betejën plotësisht.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kur Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm flasin për tolerancë zero ndaj mbjelljes së hashashit, nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Në seancën e djeshme në Kuvend, Kokëdhima i është rikthyer dhe njëherë tezës së tij për kultivimin e ligjshëm të kanabis sativës. Ai mbron tezën se mbjellja e kësaj lënde narkotike duhet të bëhet me kontrollin e shtetit. Ndërsa shton se nuk është kundër operacioneve të policisë, akuzë kjo që i bëhet shpeshherë nga opozita. “Unë kam folur për ndërtimin e ekonomisë, nën kontrollin e plotë të shtetit dhe për monopolin e shtetit mbi ekonominë e kanabisit. Nuk duhet të kemi frikë nga kanabisi. Nuk e dua legalizimin e kanabis që shqiptarët të bëhen dru”, – tha ai. Kokëdhima shtoi se marijana është një bimë kurative që shëron më shumë se 50 sëmundje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tezat e deputetit të Vlorës, i cili njihet për peshën e posaçme që ka në mazhorancë dhe si mik i Kryeministrit, diskutohen lirisht në SHBA dhe në vendet e Europës Perëndimor. Megjithatë, të flasësh për legalizim hashashi, në kohën kur qeveria  shqiptare thotë se i ka shpallur luftë mbjelljes së bimëve narkotike krijon jo pak konfuzion në opinion.  Më e pakta është se jep një sinjal të gabuar tek njerëzit që një fjalim në Kuvend, nga një deputet i rëndësishëm i mazhorancës, mund të merret dhe si orientim pro mbjelljes së hashashit.

Por Kokëdhima ka tjetër ide për këtë industri disa miliardeshe; ai është që të kultivohet dhe të liçensohen ato që e dijnë procesin e kultivimit dhe shteti ti kontrolloj. A është mendim i tij apo luhet tjetër lojë nga Qeveria? E vështirë të japësh përcaktim të saktë, ndërkohë që Kokëdhima njihet si miku më i ngushtë dhe ndikues në vendimet e Kryeministrit.

Edi Rama thotë “jo” për canabisin , kurse Kokëdhima thotë “po”! Synimi  eshte qe kjo industri disa milardeshe te futet ne dore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.