Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lamtumirë “krimineli” im

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:26
Lamtumirë “krimineli” im
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lajmi se më në fund prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës së arrestit për dy deputetë, nuk është një ngjarje e zakonshme. E vënë në një kontekst më global kur komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Shba po kërkojnë me ngulm spastrimin e politikës, kur mediat gjithnjë e më shumë po marrin guximin për ti artikuluar emrat e të fortëve me imunitet, kur gjykata e lartë jo vetëm nën trysninë e ligjit po bëhet gati të penalizojë edhe dy deputetë të tjerë, kjo që po ndodh mund të shihet si hapja e fazës së parë të procesit të dekriminalizimit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në fakt ky term për herë të parë u fut në politikë tani vonë nga opozita. Dhe kur PD-ja e bëri këtë ajo u duk më shumë një lëvizje e sforcuar. Një manovër për të përligjur fundin e bojkotit dhe rikthimin e demokratëve në kuvend, pas një mungese katër mujore. Ajo ngjante më shumë me një lëvizje propogandistike sesa me një shqetësim real. Këtë gjë e vërteton edhe mënyra se si po sillet partia demokratike. Ajo pretendon se në parlamentin shqiptar janë 19 deputetë të inkriminuar, por kurrë nuk e gjeti as forcën dhe as faktet për të drejtuar gishtin tek ata. Ajo u bë promotore e rrezolutës për dekriminalizimin, por ende nuk ka një qëndrim të qartë se si do të bëhet ai. Të gjithë përfaqësuesit e PD-së që kanë dalë në publik nuk kanë një qëndrim të saktë se cili është version i tyre për pastrimin e parlamentit. Si do të bëjnë të mundur ata “shporjen” e këtyre 19 të kriminalizuarve? Si do të ndryshojnë kushtetutën apo ligjet për ta bërë të mundur këtë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra përdorimi i kësaj kauze nga PD-ja më shumë ngjan me demagogji dhe përdorim politik sesa me një vullnet të qartë dhe linjë të vendosur se si do ta arrinte këtë nismë që i bën mirë gjithë shoqërisë shqiptare.

Por pikërisht në këtë fabul që për shumëkënd mund të dukej e stisur qëndron paradokisi. Sepse në momentin që jemi pak rëndësi ka mënyra sesi PD-ja u mundua ta përdorë atë. Edhe sikur ta ketë filluar si një nismë demagogjike opozita arriti ta bëjë atë shqetësim të të gjithë shoqërisë. Ajo arriti të marë në këtë kauzë bekimin e komunitetit ndërkombëtar dhe arriti njëkohësisht clirimin e mediave që sot nuk po kanë më frikë të përmendin emrat e të fortëve të mbrojtur nga politika dhe historitë e tyre tragjike.

Në këtë kuptim opozita i ka bërë një shërbim të mirë të gjithë shqiptarëve. Nëse ajo nuk do të kish ngritur muaj më parë cështjen e dekriminalizimit, ndoshta as cështja Doshi- Frroku dhe as ajo e deputetëve që po gjykohen në gjykatë të lartë nuk do të kish marrë rrjedhën që po merr sot.

Ndoshta më pas, komisioni parlamentar që sapo është ngritur nuk do të jetë në gjendje ti vërtetojë krimet e 19 deputetëve të këtij parlamenti. Shumë prej tyre do të shpëtojnë dhe shumë të tjerë mund të mbrohen përmes procedurave të pafundme. Por gjithësesi tani e tutje, klima që sapo ka filluar nuk mund të kthehet më pas. Shoqëria është e ndjeshme, mediiat janë zgjuar, prokuroria është trimëruar dhe partnerët e huaj po vigjëlojnë. E gjithë kjo ka hapur një fazë të re. Deri më sot ne ishim të përfaqësuar në parlamentin tonë, nga deputetë të fortë dhe me prejardhje kriminale. Ata po shndëroheshin në herojtë e politikës dhe në modelet e të ardhmes. Sot ata janë një pjesë në bankën e të akuzuarit dhe një pjesë tjetër nën gjykimin moral të publikut. Procesi i dekriminalizimit po e bën punën e tij. Ne mund t'u themi atyre lirisht lamtumirë.

*Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 1 minute

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 2 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 10 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 18 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.