Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ne nuk e nxorrëm Vuçiçin lakuriq

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:40
Ne nuk e nxorrëm Vuçiçin lakuriq
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Megjithë kujdesin gati farmaceutik për të mos shkaktuar një “provokacija” të re, gjatë konferencës për shtyp në Pallatin e Brigadave, Aleksandër Vuçiç nuk i shpëtoi dot përdorimit të termit: “Shqipëri e Madhe”. Me gjithë merakun e ruajtjes nga një incident, ai arriti sërish të evokojë atë që përjetuam gjysëm viti më parë.
Si një nga ata pak shqiptarë që qenë prezent si në stadiumin “Partizani”, po ashtu dhe gjatë përplasjes proverbiale në pallatin Serbija, mund të them me gojën plot se midis dy vizitave ka një hendek të madh.
Më kujtohen thirrjet në stadium për vdekjen e shqiptarëve. Më kujtohet gjithashtu, pas incidentit me dronin atë mbrëmje tetori, se si u përpunuan menjëherë teori konspirative. Se si u përfshi në kopmplot i vëllai i kryeministrit shqiptar, se si mediat shkruan për një regji politike dhe të mirorganizuar, se si u krijua një furtunë e vërtetë në gotë, e denjë për Ballkanin e shekullit të kaluar.
Të gjitha këto ndikuan edhe në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Beograd, e cila pas disa shtyrjesh të pakuptimta u realizua  në 10 nëntor. Të gjithë ne gazetarët, që qemë në atë sallë konferencash, e pamë heqjen e kufjes së protestës nga Vuçiçi. Ishim aty për të dëshmuar se si presidenti Nikoliç nuk pranoi ta presë Ramën në takim. Se si kryebashkiaku i Beogradit refuzoi t'i japë "çelësin e qytetit". Pamë me sytë tanë edhe gazetat e së nesërmes. Titujt e tyre qenë skandalozë. Në këtë kor nacionalist nuk bënin përjashtim as të përditshmet serioze dhe as tabloidet. “Rama pështyu mbi serbët në qendër të Beogradit”, “Edi Rama shqiptari i paturp”, “Katër provokimet e Ramës në qendër të Serbisë”, “Rama, kjo nuk është Tirana” qenë titujt kryesorë të tabloideve si: “Kurir”, “Informer”, “Blic” dhe “Alo” që së bashku kanë pjesën më të madhe të lexuesve serbë. Dy gazetat ultrancionaliste dhe tradicionale si: “Večernje novosti” dhe “Politika”, kishin tituj po aq të ngjashëm “Rama erdhi për të provokuar”, “Provokimi i ri i shqiptarëve”, etj. E gjithë kjo çmenduri shkoi deri në absurd. Dikush përmendte se kryeministri shqiptar kish mbathur këpucë me taka të larta për t'u dukur po aq i gjatë sa edhe homologu i tij. Disa gazeta e trajtonin atë si një rrugaç që kish ardhur në mes të Beogradit të provokonte serbët. Madje këto të fundit nuk ngurruan të publikojnë në faqe të parë edhe fotot e famshme të Ramës lakuriq, si për të dëshmuar se sa pak seriozisht duhej marrë ky njeri që po i sfidonte serbët në zemër të atdheut të tyre.
Ndërsa tani, gjashtë muaj më pas, askush nuk tentoi ta nxjerrë lakuriq Vuçiçin. Tonet e shtypit qenë diametralisht të kundërta. Presidenti i Republikës pranoi në mënyrën më mendjehapur të mundshme ta presë. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kreu i opozitës. Vetë Rama e mbajti premtimin e dhënë në Beograd se nuk do të klithte provokim, kur homologu i tij të thoshte në mes të Tiranës, se ai e konsideronte Kosovën pjesë të Serbisë. Aq të vërteta janë këto reagime të politikanëve dhe aq në sintoni janë ato me ndjenjat e popullsisë, sa tabloidtët serbë mbetën të çuditur. Madje njëri prej tyre nxori në krye të faqes, Twiterin e një vajze nga kryeqyteti, që ndihej e lumtur për vizitën e Vuçiçit. Ajo e kish parë thjeshtë si një mundësi që rruga nga kalonte përditë, më në fund të lyhej me vija të bardha.
Këto janë tablotë e asaj që ndodhi në dy kryeqytetet tona në harkun kohor të gjashtë muajve. Dhe ato janë antiteza më e mirë për të kuptuar se sa anakronik dukej sot Aleksandër Vuçiç, kur evokoi Shqipërinë e Madhe. Megjithëse me taktin dhe kujdesin më të madh ai tregoi edhe njëherë se nuk shpëton dot nga mendësia e njerëzve që ka nga pas. Më të drejtë Rama ia ktheu me batutë se nëse një dron me hartën e Serbisë së madhe do të hidhej mbi Tiranë, shqiptarët do të qeshnin. Dhe vërtet mund të ndodhë kështu. Ndjenjat e nacionalizmit primitiv, për një mijë e një arsye (të këqia dhe të mira) nuk kanë zënë vend ndër ne. Ato nuk mund të shërbejnë as si ushqim për politikanët dhe as si narkotikë për turmat. Aq më pak ato mund të shërbejnë si një armë me anë të së cilës të na godasin të tjerët. Vizita e Vuçiçit në Tiranë ishte një provë më shumë për këtë të vërtetë lakuriqe. 

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 30 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 31 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 32 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 34 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.