Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për inat të Europës shkon Greqia me Rusinë?

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:46
Për inat të Europës shkon Greqia me Rusinë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gati gazsjellësi: Ishte një takim i frytshëm ai mes presidentit rus Putin e kryeministrit grek, Tsipras në Shën Peterburg. Rusia e Greqia planifikojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në qendër Turkish Stream.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deri në nëntor, Rusia dhe Greqia do të përpunojnë një plan veprimi për gjetjen e mundësive të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Këtë e vendosën presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit të tyre të premten (19.06) në Shën Peterburg, theksojnë mediat. Presidenti rus, Vladimir Putin e vlerësoi bashkëpunimin ekonomik me Greqinë, i cili ka ardhur "si iniciativë e Greqisë", ka thënë Putin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ujdia e dy vendeve për zgjatjen me punime të përbashkëta të gazsjellësit në Detin e Zi, Turkish Stream është një parakusht i mirë, i tha Tsipras agjencisë Interfax. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në ish-metropolin e carëve, një instancë mjaft e rëndësishme për Putinin, si Rusia edhe Greqia i dhanë shtysë përpara marrëveshjes për gazsjellësin. Projekti gjigand do të mbushë buxhetin grek me tarifat e tranzitit, ndërsa Rusisë do t'i hapë rrugë të reja për sjelljen e gazit në Europën Juglindore. Sipas ministrit rus të Energjisw Alexander Nowak, gazsjellësi do të financohet me fonde ruse. Nga ana tjetër planifikohet edhe krijimi i një Joint-Ventures ruso-grek, i cili do të ndërtojë gazsjellësin nga viti 2016- 2019.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si shpërblim për pjesëmarrjen e grekëve në gazsjellësin Turkish Stream së shpejti rusët mund të lirojnë embargon e ngritur ndaj artikujve ushqimorë që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u shpreh se së shpejti me këtë do të merren ekspertët. Por në tërësi edhe Rusia do të zgjasë embargon e mallrave ushqimorë nga BE, si reagim ndaj zgjatjes së sanksioneve të BE-së. Por Putini dhe Tsipras nuk biseduan për ndihma të mundshme financiare për Greqinë e kërcënuar nga falimentimi, tha Peskov.

St. Petersburg SPIEF 2015 Tsipras Putin

Tsipras: Europa të vendosë solidaritet apo kursime

Takimi i presidentit Putin me kryeministrin grek, Tsipras ka gjetur jehonë në media. Kështu gazeta gjermane "Neue Osnabrücker Zeitung" vëren se Tsipras në vend që të prezantojë një listë me propozime të qëndrueshme për reforma, fluturon në Moskë për t'iu kushtuar partnerëve. "Që Tsipras kërkon burime të reja financiare kjo është e lëvdueshme. Edhe ujdinë me Rusinë për gazsjellësin mund ta përshëndesësh. Por në të njëjtën kohë kjo vizitë pak para samitit vendimtar në Bruksel është një sinjal i qartë që Greqia mund të kthejë sytë më fort nga partnerë të tjerë. Kjo nuk parathotë asgjë të mirë për ecurinë e mëtejshme të negociatave. Nuk mund ta përfytyrosh si mund të gjendet zgjidhja në një situatë të tillë."

Megjithatë Tsipras megjithëse mbetet optimist se do të gjendet një zgjidhje për krizën e borxheve. Kështu u shpreh në Shën Peterburg kryeministri grek, por bëri thirrje se Europa duhet të zgjedhë mes solidaritetit dhe kursimit që të fut në një qorrsokak. Problemi i Greqisë është një problem europian, tha Tsipras në Forumin Ekonomik të Shën Peterburgut.

(marre nga radio gjermane DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.