Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokuroria e Shtetit luftë mafies dhe krimit

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy lajme kanë ndryshuar dje rutinën e fushatës zgjedhore. I pari, urdhër-arresti për një biznesmen të njohur italian, Francesco Becchetti, pronar i një prej mediave më të fuqishme të lindura vitet e fundit, “Agon Channel”.  Biznesmeni italian, sipas prokurorisë shqiptare, dyshohet se lidhet me pastrimin e miliona eurove. Një shifër rekord që ka lidhet me veprimtarinë e 5 kompanive në Tiranë, mes tyre dhe të televizionit “Agon Channel”. I dyti është një raport për “Analizën e sistemit të Drejtësisë”. Një dokument që nxjerr në dritë llumin e sistemit të drejtësisë, pranimin e korrupsionit dhe që përmblidhet në vetëm një fjali që tha ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Lu: “disa gjyqtarë duhen shkarkuar, disa të tjerë duhen futur në burg”. Dy ngjarjet janë vetëm shfaqja në publik e problemeve që qarkullonin në formë thashethemesh dhe që tashmë gjenden të trajtuara në dokumente zyrtare. Nga njëra anë, sipas dyshimeve të Prokurorisë, kemi konfirmimin e një skeme të modelit mafioz që rezulton se ka prekur dhe median, nga ana tjetër një sistem drejtësie që rezulton i kapur nga korrupsioni. Një situatë që në vende të tjera mund të quhet edhe kapje e shtetit. Por kush është institucioni që mund të bëjë diferencën dhe të tregojë se shteti nuk është i kapur? Tek gjykatat, sipas vetë raportit dhe sondazheve është vështirë të besosh. Tek një pjesë e mediave, ngjarja e ndodhur dje, pavarësisht se vetëm në fazën e dyshimeve, pikëpyetjet janë edhe më të mëdha. I vetmi institucion që mund të bëjë diferencën dhe gjendet para provës historike është Prokuroria e Përgjithshme. Institucioni i akuzës ka përballë gjyqtarë që janë vënë në krahun e kundërt të ligjit e siç po shihet, edhe media që përpunojnë opinionin publik në favor të interesave të tyre. Ndaj Prokuroria ka nevojw pwr pwrkrahje publike nw kwtw luftw kundwr mafias e korrupsionit, e cila lufta mw e vwshtirw. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Media dhe pastrim parash?!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Gjykata e Tiranës nxori dje katër urdhër-arreste nën akuzën e “pastrimit të produkteve të veprave penale”, “pastrimit të parave” dhe “shpërdorimit të detyrës”, mes të cilëve edhe biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Deri gjatë orëve të mbrëmjes ishin arrestuar, një ish-drejtore e një filiali banke në Tiranë, Pranvera Gjika dhe një shtetase tjetër, Erjona Troplini, pjesëtare e grupit “BEG”. Biznesmeni dhe pronari i “Agon Channel”, Francesco Bechetti dhe një shtetas tjetër italian, Mauro De Renzis janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Hetimi ndaj Bechettit ka nisur në vitin 2014. Prokuroria e Tiranës njoftoi dje se ka sekuestruar, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si dhe bllokoi llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro. Por si funksiononte skema e pastrimit të parave? Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Becchetti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri. Me anë të manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit Mauro de Renzis dhe shtetasen Erjona Troplini. Brenda këtyre kompanive rezulton të jetë financuar dhe investimi i “Agon Channel”. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare, i kanë depozituar në disa banka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori Lu: Pranga gjyqtarëve tw korruptuar!

Problemi me korrupsionin në drejtësi ka arritur në atë nivel sa durimi i ndërkombëtarëve të mos mbajë më. Në takimin ku u prezantua raporti për “Analizën e Drejtësisë”, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka shpërthyer në akuza dhe kritika kundër gjyqtarëve të korruptuar. Para Kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe gjithë përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, Lu ka folur pa dorashka dhe pa frazat standarde të ndërkombëtarëve. “Në sistemin tuaj të drejtësisë, disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë të çohen në burg”, – tha ai. Pohimi i bërë nga përfaqësuesi i Presidentit Amerikan në Tiranë, është një shuplakë e fortë që nuk përfshin një ministër apo gjyqtar, por trondit gjithë sistemin e drejtësisë. Për më tepër një konfirmim i tillë, ku gjyqtarë të ndershëm ka fare pak dhe pjesa tjetër duhet të shkarkohet ose të arrestohet, hedh poshtë dhe justifikimin e përdorur sa herë ka sondazhe negative nga politika, duke e cilësuar korrupsionin në drejtësi si një fenomen që nuk është i shkëputur nga pjesa tjetër e shoqërisë. Shoqëria ka probleme, por kur korrupsioni është galopant tek drejtësia e cila duhet të jetë dhe sistemi rregullues, këtu rezulton se gjithë sistemi shoqëror është i kalbur. Ndaj dhe fjalimi i djeshëm i ambasadorit Lu, ishte më i ashpri lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët. Ambasadori ka folur dhe për vendimet që japin gjykatat shqiptare në rastet specifike, ku dënimet janë të lehta. Për pasojë, sipas ambasadorit “sot, shumë personazhe të njohur të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme publike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen”. Në raport, 25 për qind e gjyqtarëve pranojnë se ka korrupsion, ndërsa 50 për qind e të tjerëve pranojnë se në vendimet e gjykatave ka ndikim politika. Dokumenti përmend në mënyrë hipotetike dhe fakte më të tmerrshme. Kështu, për emërimin e juristëve në pozicione kyçe paguhen nga 100 deri në 300 mijë euro. Fakte të tilla të përmendura edhe si dyshime në një dokument shtetëror tregojnë hapur se sistemi është në pikëpyetje. Gjithë sistemi ka arritur në pikën kur gjysma e gjyqtarëve pranojnë hapur se shkelet ligji, ka korrupsion dhe politika fut hundët në vendime. Çfarë duhet të ndodhë më në një vend që KLD-ja dhe Parlamenti të ndërmarrin masa për të ndryshuar situatën. Si rregull, drejtësia është një pushtet i shkëputur nga politika dhe çdo ndërhyrje e mazhorancës do të etiketohet si cenim i pavarësisë. Por kur korrupsioni pranohet hapur nga vetë gjyqtarët dhe kur ambasadorët më të rëndësishëm në vend thonë troç se disa gjykatës duhet të futen në burg, shpresa se situata ndryshon me takime dhe seminare, është e kotë. Sherret mes PD-së dhe PS-së për mënyrën sesi duhet reforma janë vetëm një justifikim për të mbajtur vendin në situatën ku është. Në mos vetë politika është ajo që e ka pranuar dhe e ka importuar korrupsionin nga radhët e saj edhe në radhët e drejtësisë.

Dje ambasadori i SHBA-ve, foli për ndëshkime dhe pranga në nivelet e larta. Ai tha se nëse do të bëhet reforma në drejtësi do të jetë më e rëndësishmja në 25 vjetët e vendosjes së demokracisë në vend. Një gjuhë e tillë asnjëherë më parë nuk është përdorur nga diplomatët e huaj në Tiranë. Ka 25 vjet që kemi dalë nga diktatura dhe problemet në drejtësi duket se kanë sjellë një tjetër sistem jo demokratik: diktaturën e korrupsionit. Ambasadori ishte i prerw dhe ka tw drejtw. Publiku e mbwshtet atw çka ai tha .

Për të ndryshuar këtë mentalitet, Prokuroria duhet të dëshmojë se njëra hallkë e shtetit po funksionon. Dhe dje, Kryeprokurori Adriatik Llalla dha sinjalin e parë. Ka filluar dekriminalizimi edhe i medias, por ka prapë media të tjera të përziera në afera. Prokuroria ka kohë që po lufton kundër mafias në parlament e në administratë, duke synuar dekriminalizimin e politikës. Dje ajo filloi edhe në fushën e medias. Dhe nuk duhet të ndalojë. Ka shumw media tw pwrziera nw pazare e korrupsion, nw blerje tw privatizimeve dhe nw trafiqe.

Kjo është ofensivë e madhe ligjore e prokurorisë për të ndëshkuar mafian, krimin dhe shkeljen e ligjit. Ka nevojë që opinioni publik ta mbështesë prokurorinë në punën e saj në mënyrë që të vendoset ligji. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, z. Adriatik Llalla, duhet të ketë mbështetje të hapur edhe të politikës së papërzier e të pastër, ka nevojë që media korrekte dhe e ndershme t’i japë hapur kurajo organit të akuzës për të vazhduar kundër kujtdo që ka vjedhur e shkelur ligjin dhe bën si padron nëpër Tiranë. Prokuroria është në ofensivë. Ambasadori amerikan, Lu në sulm. Publiku i mbështet të dy, edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla, edhe kryediplomatin amerikan në Tiranë, z.Lu. Ka nevojë që të fillohet edhe me arrestime gjyqtarësh tw nivelit tw lartw të korruptuar, në mënyrë që asnjë të mos ketë guxim të dalë mbi ligjin.

Prokuroria po bwhet njw shpresw se vendi mund tw ecw pwrpara. Ndaj duhet pwrkrahur hapur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 30 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 31 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 32 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 33 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.