Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria: Regjistrohuni dhe paguani, ndryshe…!

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pak ditë para nisjes së aksionit kombëtar, qeveria ka dhënë dje publikisht apelin e fundit ndaj çdo biznesi, të madh apo të vogël, për regjistrimin dhe pagesën e taksave. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj bëri të ditur dje se nisma do të vendosë më së fundi rregull në gjithë sektorët ekonomikë. Qëndrimi i Ahmetajt pason atë të kryeministrit Edi Rama disa javë më parë, që e cilësoi këtë aksion si më të madhin, pas atij për energjinë elektrike. Ky muaj ka shërbyer nga qeveria si paralajmërues për bizneset. Ata që nuk kanë në rregull dokumentet dhe nuk kanë paguar faturat tatimore, kanë pasur mundësi disa javë për të qenë korrekte më ligjin. Më pas, Policia Tatimore, sektori i Doganave dhe Policia e Shtetit pritet të nisin kontrollet në çdo biznes të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por përse është i nevojshëm një operacion i tillë në shkallë kombëtare? Të dhënat tregojnë se 1/3-ta, ose thënë ndryshe më shumë se 33% e bizneseve në gjithë vendin punojnë në informalitet. Pjesë e shmangies është dhe strategjia që aplikohet prej vitesh nga pjesa më e madhe e bizneseve, ajo e mbajtjes së punëtorëve në punë të zezë, duke mos paguar sigurimet, dhe aplikimi me dy bilance për të shmangur tatimet. Nëse u shtojmë këtyre të dhënave edhe problemet me evazionin dhe kontrabandën në disa sektorë, atëherë shifrat duhet të jenë disa herë më të mëdha. Më skandaloz për bilancet e kompanive është dhe fakti i pranuar nga vetë drejtuesit e institucioneve financare në vend, se gati gjysma e gjithë biznesve në Shqipëri nuk u japin klientëve faturat fiskale. Kuptohet që kjo fshehje sjell më pas edhe krijimin e bilanceve fiktive. Një pjesë tjetër e bizneseve kanë gjetur një formë të re shmangie të ligjit duke u dhënë klientëve fatura që s’kanë vlerë ligjore dhe fiskale.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kjo situatë e mbartur prej kohësh e ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen e qeverisë me dorë të fortë. Aksioni i radhës i qeverisë vjen edhe si një kusht i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo pasi, me këtë shifër të lartë informaliteteti asnjë qeveri apo ministri nuk është në gjendje që të llogarisë ecurinë reale të ekonomisë dhe për pasojë, asnjë institucion ndërkombëtar  nuk mund të japë fonde për një vend që nuk arrin të ketë shifra dhe bilance reale. Mbi të gjitha, aksioni i qeverisë është i domosdoshëm edhe për fakt tjetër negativ. Gjatë këtij viti, drejtuesit e qeverisë kanë pranuar se nuk janë realizuar të ardhurat në tatime dhe dogana. Për opozitën, më shumë se 150 milionë euro të humbura në tatime dhe dogana.  Në këtë situatë, shtrëngimi i rripave të bizneseve që shkelin ligjin është zgjidhja më e mirë dhe e nevojshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërhyrja është e nevojshme gjithashtu edhe për krjuar rregulla të qarta tregu. Janë me qindra biznese që duke fshehur faturat mashtrojnë shtetin dhe bankat, madje përfitojnë dhe subvencione për bilance që në realitet nuk ekzistojnë. Kjo ka bërë që bizneset e ndershme që paguajnë taksat të eliminohen nga tregu me mënyra të tilla të jashtëligjshme. Ndaj është e domosdoshme që shteti të vendosë rregulla të njëjta për të gjithë bizneset duke ndarë përfundimisht biznesin kriminal nga biznesi i ndershëm.

Qeveria la afat një muaj. Dje, ministri Arben Ahmetaj paralajmëroi për dhjetët ditët e fundit ku bizneset kanë kohë të kryejnë procedurat. Në të kundërt, dora e shtetit do të godasë me gjoba dhe me procedurat penale për falsifikim dhe mashtrim gjithë bizneset.

Duhet që sejcili që ka një biznes, sado të vogël, të paguajë taksa. Kështu mbahet shteti dhe ai të garanton më pas infrastrukturë, rend, shkolla, punë ,etj. Por Shteti duhet të jetë i rreptë e jo dikush paguan e tjetri nuk paguan.

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga supëraksioni kombëtar kundra informalitetit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.