Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama-Meta: Jemi vëllezër! Xhafaj:Pse nuk takoheni?!

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, prej gati dy muajsh kanë hedhur poshtë çdo mundësi për ftohje të marrëdhënieve të tyre, edhe pse nga të dy kampet është  thënë se nuk i hapin telefonat njeri tjetrit pas 21 qershorit. Sërish dje, në dy intervista televizive, përsëritën refrenin e njohur. Rama tha në “Top Channel” se nuk kishte mungesë dialogu dhe se pyetjet për raportet në koalicion janë pa kuptim. Kurse kreu i Kuvendit në një intervistë për “Ora Neës” i quajti zërat për ndarje, si thashetheme vere. Sipas tij, ka plot mënyra të tjera për të komunikuar me Ramën. Deri në këtë pikë, duket çdo gjë normale, të paktën fasada. Mediat kanë dy muaj që shkruajnë për acarim të marrëdhënieve mes PS-së dhe LSI-së. Ndërsa Rama-Meta në intervista të sinkronizuara dalin dhe flasin për të kundërtën. Duket sikur janë mediat që nxisin sherrin dhe çdo gjë mes Metës e Ramës është vëllazërore. Por intervistat e Ramës dhe Metës duket se nuk bindin më jo opinionin, por as vetë drejtues kryesorë të Partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve dhe një nga deputetët më të vjetër tashmë në PS e me integritet të lartë profesional në një prononcim për mediat, teksa ka folur për reformën në drejtësi, ai ka qenë më i qartë se gjithë deputetët e PS-së dhe LSI-së që kanë folur për marrëdhëniet në koalicion. Kështu, Xhafaj e ka nisur komentin e tij me frazën e përdorur deri në lodhje se “s’ka çarje mes PS dhe LSI”. Por pas kësaj, ai ka faktuar të kundërtën. Sipas tij, problemet nuk zgjidhen me anë të intervistave dhe dy kryetarët e partive duhet të tregojnë më shumë përgjegjshmëri.  “Ka nevojë më shumë përgjegjshmëri në këtë bashkëqeverisje, në sensin e raporteve brenda koalicionit. Nuk më duket aspak serioze që shumë gjëra të trajtohen përmes deklaratave, intervistave apo Facebook-ut, kur ata që janë drejtuesit politikë të këtij koalicioni, nuk flas vetëm në nivel bashkëdrejtuesish, por edhe të strukturave të tjera të koalicionit, përfshirë grupet parlamentare, të mund të ulen e të trajtojnë çështje që janë  të rëndësishme për vlerat e këtij koalicioni”, – tha Xhafaj.
Një deklaratë e tillë e bërë nga një prej eksponentëve më të vjetër në PS, nuk lë vend për shumë dyshime. Mes Metës dhe Ramës, komunikimi duket se kanë qenë vetëm intervistat dhe jo raportet si aleatë, apo si dy kryetarë të partive kryesore qeverisëse. Xhafaj fakton atë që është aluduar prej kohësh për raportet Rama-Meta, duke thënë se problemet zgjidhen sy më sy dhe jo me intervista e deklarata në Facebook. “Çështjet nuk zgjidhen me intervista, por duke parë njëri-tjetrin në sy e duke diskutuar hapur e me përgjegjshmëri”, – tha ai, duke shtuar se “qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga dy kryetarët e koalicionit”. Pas kësaj, çdo deklaratë e Metës dhe e Ramës për të normalizuar situatën, duket se nuk ka aq shumë rëndësi. Kriza mes tyre jo vetëm ekziston, por në nisje të sesonit të ri parlamentar pritet të kthehet në një ngërç për vazhdimin e reformave.  A është lojë pa top e të dyve, Ramës dhe Metës? Apo po luajnë e tallin tr… me publikun e ndërkohë rrijnë e hanë darkë me verë të kuqe të një biznesmeni të sukesshëm në Durrës që herë rri në Gjirin e Lalzit e shumëherë darkon në Jalë? Dhe nxjerrin bllof opozitën. Në të dyja rastet është gabim, prej të dyve. Ata janë dy numrat kryesorë të Shtetit dhe duhet të manifestojnë bashkëpërgjegjsi. Nëse duan të hanë njeri tjetrin, që nuk besohet kollaj, atëhere të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të matin forcat edhe mes tyre.
Fatmir Xhafaj ka përmendur dje reformën në drejtësi, e cila do të kërkojë edhe ndryshime në Kushtetutë. Partia Socialiste ka plan ndryshimin e një sërë nenesh që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, por edhe me reformën zgjedhore. Miratimi i ndryshimeve të tilla, edhe pse do të ishte më normale të kaloheshin me referendum, duket se do të bëhet në Kuvend. Një hap i tillë kërkon më shumë vota sesa kanë PS dhe LSI së bashku. Por në këtë situatë, kur marrëdhëniet PS dhe LSI nuk janë në ditët e mira, me çfarë garancie Partia Socialiste do të kërkojë të bëjë reforma? Apo pas ftohjes së kohëve të fundit mes dy partive kryesore të koalicionit fshihet pikërisht mosmarrëveshja për ndryshmet kushtetuese dhe ndonjë projekt i PS-së për të kërkuar votat e PD-së si në vitin 2008?!
Ndryshimi i humorit të marrëdhënieve PS-LSI nisi pas zgjedhjeve vendore, kur LSI-ja akuzoi PS-në për pazare me PD-në në disa zona ku ishin kandidatët e saj. Replikat kanë vazhduar edhe këto ditë mes ish-kandidatëve që akuzojnë PS-në dhe anasjelltas në bazë. Këtyre sherreve të vogla, deputetë të LSI-së u kanë shtuar dhe kritikat për situatën ekonomike dhe mungesën e vizionit të qeverisë, kuptohet për pjesën e PS-së në qeveri, lidhur me taksat. Së fundmi, janë dhe reforma në drejtësi dhe ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, për të cilat dy partitë duket se nuk janë në një linjë.
Por mundet të jetë edhe siç la të nënkuptojë Edi Rama dje se të mërkurën e parë të shtatorit do të ngjisë shkallët për tek zyra e Ilir Metës. I fusin një kafe, tokin duart dhe qeshin me ata që donin përçarje duke thënë: “Çfarë …. janë ata që e hëngrën !”.
Por kjo nuk është serioze. Më mirë të jenë në sherr se debati sjell zhvillim se sa të thonë duke qeshur, të dy, atë shprehjen e mësipërme!
 
 
Spiten P.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.