Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Refugjatë nga Ballkani për tregun e punës?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Gjermani ka mangësi dhe nevojë për profesione si infermierë apo kujdestarë për të moshuar. Po a mund të lejohet punësimi i emigrantëve nga Ballkani në Gjermani në profesione të tilla?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëri i Winfried Kretschmann ka peshë në debatin e nxehtë gjerman për refugjatët nga Ballkani Perëndimor. Nga njëra anë ai është kryeministri i landit Baden-Württemberg, dhe i përket Patisë së Gjelbër, e cila përkrah një politikë liberale të emigracionit. Nga ana tjetër ai me Po-në e tij në Këshillin Federal mundësoi që qeveria gjermane t'i shpallte Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Herzegovinën si vende të sigurta origjine. Megjithë protestat e forta të partisë së tij, Kretschmann e quan të mundshëm një klasifikim të tillë edhe për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Një klasifikim i tillë bën të mundur që azilkërkues nga këto vende, kërkesat e të cilëve hidhen poshtë në më shumë se 99 për qind të rasteve, të dëbohen shpejt në vendet e tyre. Kjydo të ishte një lehtësim i madh jo vetëm për autoritetet e landit Baden-Württemberg, por për të gjitha landet federale ku tani po ndërtohen kampe me çadra për të strehuar të ardhurit e rinj. Rreth 40 për qind e atyre që kanë ardhur sivjet, janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kryeministri i Baden-Württembergut Winfried Kretschmann dhe ministrja e Integrimit e landit Bilkay Öney

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por Kretschmann ka hedhur edhe idenë që për emigrantët nga vendet e Ballkanit të mundësohet punësimi në Gjermani për profesione ku ka mangësi, p.sh. si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.

Jo nga Ministria e Brendshme

Edhe presidenti i Shoqatës së Shërbimeve private Sociale (bpa), Bernd Meurer, ka propozuar që atyre që kërkojnë azil, t'u thuhet se në Gjermani ka dhe mundësi të tjera për të ardhur me rrugë legale, p.sh. për të punuar në profesione ku ka nevojë. Sipas tij në vende të tilla si Serbia apo Bonje-Hercegovina niveli i shkollimit të infermierëve është i ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe nëse dikush di edhe gjermanisht, ai mund të punësohet.

Gjithësesi megjithë përpjekjet e Agjencisë së Punës në periudhën 2013-2014 për punësim në profesione të tilla ka pasur vetëm rreth 100 kërkesa.

Por Ministria e Brendshme Gjermane e hedh poshtë një propozim të tillë, sepse në rastin e kërkesës për azil dhe të punësimit për nevojat e tregut të punës kemi të bëjmë me dy fusha të ndryshme. Punësimi bëhet përmes procedurës së "blue card", kurse kërkesa për azil përmes procedurave të tjera.

Po ashtu Ministria e Brendshme thekson se me ndryshimin e ligjit, sipas së cilit azilkërkuesit mund të punojnë në Gjermani pas tre muajsh qëndrimi këtu, ofrohet mundësi për punësimin e tyre në sektorë ku ka nevojë, pra edhe si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.

Fushatë ndërgjegjësimi dhe probleme

Sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane ofertat për punë në Gjermani nuk janë të njohura, sikurse edhe lista me rreth 100 profesione për të cilat ka nevojë. Mininistria rekomandon faqen e internetit .

Shoqata e Shërbimeve private Sociale (bpa) thekson se pengesë janë shpesh edhe njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes, sepse kërkohet niveli 2B, ndërkohë që mungojnë ofertat për kurse gjuhe nga pala gjermane.

E vështirë është edhe procedura e njohjes së diplomave, sepse shpesh kërkohet që para se dikush të fillojë punë, të bëjë një praktikë, ngaqë autoritet gjermane kërkojnë të njëjtat emërtime profesionesh si në Gjermani, pra nëse dikush është infermier, kjo nuk mjafton për të punuar si kujdestar në azil për të moshuar, sepse në Gjermani ka një shkollim të posaçëm profesional: kujdestar për të moshuar.

(Marre nga radio gjermane "DW")

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.