Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruçi dhe Doshi çfarë po kurdisin?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një takim i zhvilluar dje mes deputetit Tom Doshi dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka shkaktuar jo pak habi në koalicionin e majtë. Arsyet dihen. Tom Doshi është përjashtuar në mars të këtij viti nga Partia Socialiste, pas akuzave të egra që bëri në adresë të Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për atentat ndaj tij dhe deputetit Mëhill Fufi. Prej më shumë se 4 muajsh të gjithë në selinë rozë janë munduar t’i shmangen deputetit që trazoi keq koalicionin. Edhe ditën e hënë një sherr ndodhi mes Erion Braçes dhe Tom Doshit në sallën e parlamentit, vetëm sepse Braçe nuk i foli deputetit shkodran, çka zgjoi irritimin e këtij të fundit ndaj deputetit socialist. Por kjo nuk e ka penguar dje Ruçin të qëndrojë me Doshin për rreth 60 minuta në një takim kokë më kokë në një prej lokaleve luksoze të Tiranës. Ata mund të ishin takuar diku tjetër, pa e ditur njeri, nëse i kishte marrë malli për kohët e vjetra. Por fakti që Ruçi e ka bërë takimin pikërisht hapur në një vend shumë të frekuentuar, e ku as miza nuk lëviz pa e marrë vesh njeri, tregon se takimi duhej të bëhej publik. Pra dikush e ka dirigjuar këtë takim që të përhapet në media. A ka patur takat Ruçi ta bëjë këtë veprim pa lejen e Edi Ramës, përgjigja është absolutisht që jo. Pra është kryeministri Rama që e ka lejuar dhe si arkitekt i shkëlqyer i diversionit dhe publicitetit ka thënë “vetëm në hotel Sheraton, takohuni!”. I pyetur nga mediat për takimin, kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe numri dy i Partisë Socialiste nuk ka pranuar të komentojë. Ai ka shmangur kërshërinë e mediave duke përdorur një batutë. “Si qytetar i lirë mund të pi kafe dhe me Sali Berishën”, – ka deklaruar Ruçi. Natyrisht që me Berishën ai ka 25 vite që nuk pi kafe! Edhe pse takimi në dukje ishte i rastësishëm, vendi i zgjedhur në një prej lokaleve luksoze ku rrinë zakonisht politikanë dhe gazetarë, nuk ka pasur si synim që shtrëngimi i duarve Ruçi-Doshi të kalonte pa u vënë re. Nëse vërtet dy ish-kolegët në PS donin të zhvillonin një takim sekret, do kishin zgjedhur një vend më pak publik dhe larg syrit të mediave që e transmetuan në kohë rekord. Pavarësisht asaj çka është diskutuar, takimi është një mesazh. Dhe mesazhi është vetë fakti që numri dy i PS-së takon deputetin rebel i cili synonte të minonte koalicionin e majtë duke kërkuar shkëputjen nga LSI-ja. Pra donte shkatërrimin e Ilir Metës personalisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në radhët e LSI-së janë përpjekur ta kalojnë “me qetësi” këtë takim të çuditshëm, edhe pse që pas muajit mars ky është takimi i parë që deputeti Doshi zhvillon publikisht me drejtues të lartë të PS-së. Dje deputeti Doshi ka marrë pjesë për herë të dytë në seancat plenare që pas arrestimit nga policia. Dje Doshi ka biseduar gjatë edhe me deputeten Arta Dade dhe me deputetin Anastas Angjeli. Këto takime u kanë bërë që të përflitet se mundet që Doshi të rikthehet në grupin parlamentar të PS-së. Por nëse ndodh kjo atëherë ka diçka që po zien mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndërkohë që takimi me Ruçin është një dëshmi se kontaktet mes deputetit rebel dhe drejtuesve të PS-së janë ruajtur edhe gjatë ditëve të përplasjes së madhe. Ka patur informacione se deputeti, ndërkohë që sulmonte me akuza monstruoze Ilir Metën një deputet i PS-së, Taulant Balla, takohej fshehurazi me deputetin shkodran. Patjetër që vetëm me lejen e kryeministrit. Veç kësaj, gjatë zgjedhjeve vendore, Tom Doshi në disa zona të Qarkut të Shkodrës bëri fushatë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste. Në qendër të sulmeve të tij nuk ka qenë asnjëherë Partia Socialiste dhe deputetët e selisë rozë, por Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kreu i saj, Ilir Meta. Në Shkodër deklaroi se do të mbështeste kandidaten e djathtë, Voltana Ademi, duke e cilësuar kandidaten e majtë, Keti Bazhdari, si një zgjedhje të LSI-së. Fushata e Doshit në Shkodër bëri që kreu i PS-së dhe ai i LSI-së të shkonin disa herë në këtë zonë për të shmangur rrëmujën që kishte krijuar me strukturat e PS-së. Pavarësisht kësaj e majta e humbi Shkodrën dhe Vaun e Dejës, ku mendohej se kishte shanse të fitohej nga PS. Në gjithë këtë situatë, takimi shton dhe më shumë pikëpyetjet mbi atë se çfarë kanë kurdisur Ruçi dhe Doshi. Media shumë afër kryeministri Rama raportuan fillimisht se takimi mund të ishte një kërkesë e Tom Doshit për t’u rikthyer në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Por hedhja e një hapi të tillë nga PS-ja mund të sjellë jo pak probleme në koalicionin e majtë. Gjithsesi Ruçi dhe Doshi dje nuk pranuan të japin detaje nga çfarë diskutuan, por dhanë vetëm mesazhin se u takuan. Një zhvillim ky që vjen në momentin kur procesi gjyqësor ndaj deputetit Doshi ende nuk është mbyllur dhe tashmë ai nga akuzues i kreut të Kuvendit, akuzohet për kallëzim të rremë. Por diçka po luan në kështjellën e PS. Ashtu sikurse dihet se PS e sabotoi hapur LSI-në në Pogradec, Vorë, Mallakastër dhe Lezhë, por edhe që Ilir Meta ka çelësin e bërjes së shumicës së gjithë këshillave bashkiakë në Shqipëri. LSI ka në dorë “parlamentet” e 61 bashkive, dhe mundet të ketë pakënaqësi në selinë rozë sepse kryetarët e këshillave bashkiak nuk mund të zgjidhen pa votat e grupit të këshilltarëve të Metës. Por nëse e shikon me logjikë të ftohtë, nuk ka asnjë interes Edi Rama të hap telashe me LSI, ashtu sikurse edhe Meta të hap luftë me PS.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mundet që takimi të jetë test për të parë se si reagojnë palët, sidomos Meta. Por LSI ka gjithçka në dorë; qeverisjen qendrore dhe atë vendore. Atëherë pse të hap sherr, kur i ka në dorë votat për të rrëzuar secilin që mendon se mund të bëjë shantazh me Tom Doshin.

 Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.