Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të gjithë në qytet

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Frrok Çupi.
 
Ka mbërritur një çast kur qyteti ynë merr pamjen e qytetit më të çuditshëm. Nuk ka, në botën afër ose rreth nesh, si ky qytet. Po flas për Tiranën, kryeqytet i vendit; por si Tirana është secili nga qytetet e vendit. Më të çuditshmit.
Këtu, si askund tjetër, në verën më të nxehtë, të gjithë njerëzit zbresin në qytet. Gjithë qyteti është plot me njerëz, malina, karroca të bëra si makina, buri, tym, zhurmë.
… Kësaj vere temperatura në qytet ka mbërritur nga 36 deri 40 gradë Celsius, sipas të dhënave nga sateliti.
Por qyteti ynë ka edhe një matës tjetër temperature; një matës tjetër të fshehtë. Betoni i stramadh, ajo masë vdekjeje që e ka mbytur qytetin, mat një temperaturë tjetër, plus asaj që mat sateliti për botën rreth nesh.
Edhe kjo e bën qytetin ndryshe nga bota mbarë.
A nuk i keni dëgjuar njerëzit kur thonë se "në qytetin tonë nuk pinë ujë as parashikimet e motit, këtu del ndryshe". Gjithë bota rreth nesh thotë se do të bjerë shi, dhe, vërtet në qytetet e tyre bie shi. A nuk po përmbyten qytetet e Italisë e Francës? Madje edhe Prishtina. Me sa duket, këtu Betoni, ky perbindësh i vdekjes, i mposht edhe vëzhgimet e satelitëve.
Në të gjitha stinët qyteti është i pabanueshëm, është njëfarë kampi masiv ku ka fjetore, dhe veç fjetore e menca. Njerëzit dalin nga vrimat e pallateve tërësisht të çrregullt dhe mbushin mensat në formë baresh. Ata që nuk kanë ç'bëjnë, bëjnë atë që  qëndrojnë në rrugë ose tundin tabelën e sinjalistikës rrugore ose edhe pemën e trotuarit. Jo veç në pikun e ditës, por as në mbrëmje nuk të shfaqet pamje thetër. Qyteti nuk ka parqe, nuk ka art teatral ose muzikor në rrugë, nuk ka kinema as teatër, sidomos salla arti me ajër të kondicionuar.
Ka mbetur mbrapa edhe nga kohët antike ku çdo mbrëmje qyteti kthehej në teatër…
Nga një pamje, qyteti ynë më përbashkohet me qytetin e hershëm Kapadokia në zonën qëndrore të Turqisë së sotme. Edhe atje kodrat e buta duken vrima vrima, në mënyrë krejt të parregullt, ku njerëzit kishin gërmuar dhe kishin bërë shpella të vogla për të banuar. Veçse aty nuk kishte beton dhe vdekje prej betoni; veçse aty në periudhën e krishtërimit kishte sa e sa kisha apo arena të artit. Veçse ky vendbanim antik që po e marrim si referencë të qytetit tonë, permendet me emrin Kapadokia që në shekullin 6 para Erës së Re, por i ka fillesat që në periudhën e bronxit. 
Aq sa e duam ta shikojmë e ta studiojmë antikitetin, aq edhe nuk mund të duam t'i kthehemi e ta adaptojmë në kohët tona moderne. Jo veç Kapadokia, ku njerëzit përfuturohen tek dalin nga zgavrat si zgjua bletësh dhe që quhen shtëpi, por asnjë moment i të vjetrës dhe i të lashtës nuk mund të adaptohet.
Qyteti ynë ishte i admiruar në periudhën e vjetër primitive të diktaturës komuniste, sepse ishte i ndaluar për të gjithë. Kur dikujt nga fshatrat më të skajshëm të vendit i binte shansi të vinte në qytet, ai e quante ngjarjen e jetës. Qoftë edhe piku i verës. As që njihej koncepti "boshatisje e qytetit në periudhë vere". Kur u ianugurua piramida e diktataorit, e quajtur ndryshe edhe sarkofagu, gjithë verës u panë trenat të mbushur plot me njerëz nga ana e anës. Të gjithë në qytet. Me trena, me kamionë, me karroca, më këmbë, kush e kush të vizitonte Sarkofagun.
Ky ka qenë i vetmi rast kur fshatarët dhe banorët e tjerë të periferisë u ndjenë të lirë dhe të lejuar për të hyrë në qytet. Herët e tjera duhej të merrnin leje, leje o në kooperativën bujqësore, o në pikën kufitare, o në Degën e Punëve të Brendshme.
Por kurrë, në atë peiudhë të vjetër primitive, nuk ka ekzistuar koncepti civilizues se në verë qyteti braktiset edhe prej banorëve të tij.
Tani më duket se jemi kthyer në të njëjtën pikë të mentalitetit. Të gjithë po vijnë në qytet…
Qyteti këtë verë është mbushur me njerëz, më shumë se sa kishte më parë. Mbushur me qytetarët e vet, mbushur me emigrantë, mbushur me të ardhur nga periferia.
Disa thonë se është thelluar varfëria dhe njerëzit nuk kanë ku shkojnë, shijnë qytetin si kali lëmin. Disa thonë se akoma nuk është krijuar ai standard sa njerëzit ta kërkojnë jetën më të mirë jashtë qytetit. Dikush thotë se vera ka qenë gjithnjë stina kur njerëzit shiheshin e pëlqeheshin, o në xhiron e qytetit, o nëpër kafene, o nëpër dasma e krushqi. Tani janë shtuar edhe makinat, makina e makina në këto rrugë të ngushta pa parking, pa korsi emergjence, pa rregull dhe mes afshit që sjell betoni i stërmadh i qytetit. Makina që nuk janë shërbyer prej shumë vitesh, që marrin flakë në bulevardin e madh, që furnizohen me 200 lekë karburant dhe tërhiqen zvarrë nja dhjetë kilometra e pastaj ngecin përsëri. Makina që duken si kaldaja dimërore në mes të gushtit me 36 a 40 gradë Celsius.
Të gjithë kërkojnë arsyen e të keqes dhë ndërkohë të gjithë zbresin e mbushin qytetin. Madje edhe më kritizerët, edhe ata që jetojnë në Milano, në Oslo, në Paris apo Uashington, dhe që  tregojnë se si jetohet në civilizim.
Të gjithë në qytet. Në këtë qytet të pabanueshëm, të kthyer në një kamp ku edhe të paçmendurit mund të çmenden kollaj. Beton pa fund, pluhur pa fund, bioksid karboni pa fund, vapë pa fund, rrugica si në ferr ose në çmendinë ku nuk dihet si këputet njëra e si merr kthesën tjetra. Dikujt i është dashur t'u këpusë kokën rrugicave, dikujt i është dashur të ndërtojë shumëkatëshe si stërdhëmbça, dikujt i është dashur të betonojë parkun që nuk është më, dikujt-ve iu është lejuar të fitojnë para duke ndërtuar qytetin e vdekjes.
Megjithatë, të gjithë në qytet.
A të gjithë vallë,  idolatrojnë me të keqen?
Të gjithë. Apo jo të gjithë?
Kur thuhet " jo të gjithë", njeriu ka parasyshë ata që dalin nga qyteti dhe verojnë në vilat e periferisë. Kryesisht këta janë ata që e kthyen në qytet të vdekjes. Por për vete i shpëtojnë të keqes e ngjiten lart, ose larg, dhe humbin.
Ata që dinë të bëjnë vdekjen e të tjerëve dinë të bëjnë edhe jetën e tyre.
Por këta që i drejtohen qytetit, këta quhen të paditurit dhe të pacivilizuarit. Këta "e meritojnë". Pakica, ata që shitën të drejtën e qytetit, ata morën fitimet dhe dolën nga qyteti.
Por edhe ata idolatrojnë me të keqen.
Këta që mbushin qytetin, natyrisht, idolatrojnë me të keqen; por me të keqen e jetës së tyre.
As u shkon mendja t'i kërkojnë Mafias pse ua shkatërroi  jetën, ndërsa për vete largohet në periferi.
Jo, zgjidhja më e qullët është vërshimi në qytet.
Ja ku është qyteti i betontë në furrën e gushtit: Plot me njerëz, plot me fajtorë të vetvetes.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.