Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vjen Shpëtimi. Ikën Vangjeli

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Karrikja e nënkryetarit të Kuvendit është bërë dje shkak për nisjen e sherrit mes minoritarëve dhe çamëve. Kuvendi miratoi zgjedhjen e kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, si nënkryetar i tretë i Kuvendit, pas futjes në koalicion me Partinë Socialiste. Nuk ka zgjatur shumë dhe pas 30 minutash nga votimi, kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule njoftoi dorëheqjen nga ky post. Në një deklaratë për mediat, Dule tha se largimi nga posti i numrit dy të Kuvendit, vjen si pasojë e “kthimit të institucioneve në plaçkë këmbimi në tregun e aleancave fluide”. Dy javë më parë një tjetër përfaqësues i PDBNJ-së zëvendësministri Jani Babi u largua nga qeveria pas hyrjes në garë si kandidat për Bashkinë e Finiqit. Pas Dules, pritet të largohen edhe gjithë zyrtarët e tjerë të kësaj partie në institucionet shtetërore duke konfirmuar zyrtarisht daljen nga mazhoranca aktuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zgjedhja e Idrizit sjell jo pak probleme morale për koalicionin e majtë që dikur premtoi se nuk do trafikonte vota nga opozita. Në fakt Edi Rama bëri të kundërtën; Idrizi është një i zgjedhur nga votat e opozitës dhe tashmë është numri dy i mazhorancës në Kuvend. Vangjel Dule dhe PBDNJ kanë pasur gjithmonë mundësinë të bëjnë lëvizje të tilla. Dikur ishte në koalicion me Berishën dhe në vitin 2013 u bë de fakto pjesë e koalicionit të majtë. Por pavarësisht kalimeve të tilla pa shumë moral, Dule është vendosur dje në pozicionin që t’i japë leksione morali kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta. Në tekstin e dorëheqjes shprehej: “Kthimi i institucioneve në plaçkë këmbimi, bie ndesh me parimet, botëkuptimin dhe ndërgjegjen time”.Cilatdo qofshin motivet e vërteta të largimit të Dules qëndrimi i djeshëm i tij ishte dinjitoz. Të paktën iku me dinjitet. Por pas deklaratës së Dules ka ardhur dhe reagimi i Shpëtim Idrizit .Ndryshe zgjodhi të përgjigjet Idrizi. Në një reagim publik ai e etiketoi Dulen me gjeneralin famëkeq që ka kryer masakra në Çamëri dhe Jugun e Shqipërisë, Napolon Zerva. Sipas Idrizit, Dule nuk përfaqëson PBDNJ-në, por idealet e partisë raciste greke ‘Agimi i Artë’. Deklarata e ashpër e Idrizit mund të ketë bërë efekt tek çamët, por si deklaratë e parë si nënkryetar i Kuvendit duket se është e gabuar. Janë tone nacionaliste që mund t’i shërbejnë PDIU-së, por jo Kuvendit. Një gjuhë e tillë dëgjohet rëndom nga deputetët e ‘Agimit të Artë’ dhe nuk është nevoja që të kthehet në të njëjtën mënyrë nga një nënkryetar i Kuvendit shqiptar. Të futësh në Parlament një retorikë të tillë ngjan jashtë kohe dhe është një patriotizëm i sforcuar edhe për çështjen çame. Është i sforcuar sepse në rast se Idrizit do t’i interesonte çështja çame do kishte zgjedhur të bënte politikë më të sinqertë dhe më të hapur. Por më shumë se çështja çame, drejtueseve të PDIU-së u kanë interesuar postet dhe ndarja e pushtetit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që postet që kanë marrë në administratë njerëzit e PDIU-së kanë të bëjnë me doganat, sigurimet, barnat etj. Çfarë lidhje kanë këto institucione me çështjen çame? PDIU nuk ka kërkuar poste që kanë të bëjnë me ministrinë e Jashtme, ministrinë e Drejtësisë, apo ndonjë institucion tjetër ku mund të punohej për ndërkombëtarizimin dhe lobimin e çështjes çame. Po të merrte këto që lidhen edhe me interesat direkte çame do të quhej qëndrim parimor.  Ndryshe nga sa pritej kanë marrë nga qeveria “Rama” institucione ku ka më shumë para dhe natyrisht më shumë korrupsion. Në fund për të justifikuar ekzistencën si parti, ata i fusin në Kuvend disa deklarata patriotike dhe vazhdojnë punën në dogana dhe tatime.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Sherri i djeshëm nuk është i ri në politikën shqiptare. Mes Dules së PBDNJ-së që përfaqëson interesat e komunitetit grek dhe Idrizit të çamëve ka pasur gjithmonë replika në forta lidhur me qëndrimin e Tiranës ndaj Greqisë dhe zgjidhjen e çështjes çame. Natyrisht që Dule e tejkalon ndonjëherë sensin e masës duke thënë se nuk kanë të gjitha të drejtat minoritarët, pasi nëse është bërë diçka me shumë se sa për pjesën tjetër të popullsisë për minoritarët çdo qeveri ka qenë e kujdesshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Afrimi i Idrizit në koalicionin me Ramën dhe së fundi, dhënia e një posti të rëndësishëm në Kuvend, duke e barazuar me kreun PBDNJ-së ka shërbyer si arsyeja kryesore për një ndarje mes Dules dhe mazhorancës së djeshme. Ky ndryshim duket se nuk është pritur edhe brenda vetë mazhorancës. Mjafton të kujtojmë se Dule është zgjedhur nënkryetar në vitin 2013 me 105 vota, duke marrë edhe vota të deputetëve të PD-së, ndërsa Idrizi ka marrë vetëm 73 vota gjatë votimit të djeshëm. Në këmbim të votave që ka partia e çamëve, Rama zgjodhi t’i lërë më shumë hapësirë Idrizit, duke pranuar largimin e Dules. Prania e PDBNJ-së në qeveri mund të mos ketë asnjë peshë të rëndësishme në miratimin e reformave, por një subjekt i tillë politik ka pasur gjithmonë rëndësi në arenën ndërkombëtare. Në raportet e ndërkombëtarëve dhe sidomos në marrëdhëniet Tiranë-Athinë, një pikë e rëndësishme ka qenë përfaqësimi i minoritetit grek në qeverisje. Përballë këtyre kritikave, zgjedhja e Dules si nënkryetar Kuvendi ishte një provë e fortë e politikës së hapur dhe moderne që Tirana kishte ndaj respektimit të minoriteteve. Kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës nuk janë në ditët më të mira, largimi i Dules dhe i PBDNJ-së nga qeveria mund të sjellë dhe komplikime të reja në raportet mes dy vendeve. Mes shumë temave të hapura mes dy vendeve, mospërfaqësimi i minoritetit grek në asnjë institucion të vendit mund të jetë një tjetër arsye për një “sherr” të ri me palën greke.Ndonëse të lodhur nga gjendja ekonomike Greqia ka përsëri një votë të rëndësishme ne BE.Dhe nuk është pak një sherr me grekët për Shpetim Idrizin apo mos Edi Rama ka hallin që të krijojë shumicën prej 71 deputetësh edhe pa Ilir Metën në çdo furtunë që mund të vijë papritur?

 Duket se LSI  nuk e ka më shumë qejf PDIU, ndonëse nuk ndodhet në ditët e tij më të mira kreu i saj. Nuk ndalet Edi Rama për çka ka në kokën e tij.Vetëm zgjedhjet e 21 qershorit mund ti ulin hapin nëse i humbet,kurse po u fituan nga PS atëhere marshi i tij do të jetë si i Ali Pashës kur hyri në Hormovë .

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 37 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 38 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 40 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 41 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.