Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A është në krizë kompania ajrore Ryanair? DW: Fitimet bien, shkak dhe taksat në aeroporte

Bota E hënë, 4 Nëntor 2024 11:32
A është në krizë kompania ajrore Ryanair? DW: Fitimet bien, shkak dhe taksat në aeroporte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Rritje taksash në aeroporte, pak avionë: Shoqëria më e madhe e fluturimeve me çmim të lirë në Europë, Ryanair shënon rënie të fitimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 9 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 13 orësh
Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 13 orësh

Shoqëria më e madhe e fluturimeve me çmim të lirë në Europë, Ryanair këtë të hënë njoftoi për rënie të fitimit për gjashtëmujorin e parë të vitit. Për të gjithë vitin në tërësi, Ryanair nuk guxoi të jepte prognoza. Megjithatë kreu ekzekutiv financiar, Neil Sorahan u shpreh se fitimi me siguri do të jetë më i ulët se në vitin e kaluar, sipas Reuters. Rënia e fitimit të Ryanair lidhet me uljen e çmimeve të biletave , por edhe me vonesat në furnizimet me avionët Boeing për shkak problemesh teknike. Por Ryanair ka probleme edhe me vendimet e rritjes së taksave në aeroporte. Pas Gjermanisë, e cila rriti taksat e aeroporteve këtë vit, pasojnë tani Britania e Madhe dhe Franca. Të dyja vendet do të rrisin taksat e fluturimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ryanair i ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë britanike dhe asaj franceze. Shoqëria më e madhe e fluturimeve me çmim të lirë paralajmëroi, se këto rritje mund të dëmtojnë turizmin, lidhjet ndëreuropiane dhe rritjen ekonomike. Lajmi për rritjen e taksave të fluturimit në Britaninë e Madhe e Francë vjen në momentin më të papërshtatshëm për Ryanair. Në Britaninë e Madhe do të ketë rritje prej 2 pound të tatimit të fluturimit për pasagjerët për fluturimet me distanca të shkurtra. Ryanair ka kritikuar, kjo do të rëndojë familjet dhe do ta bëjë tregun britanik të fluturimit më pak tërheqës për turistët dhe linjat ajrore, po ashtu taksa mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të aeroporteve rajonale. Kreu ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, pretendon se kjo rritje e taksave bie ndesh edhe me programin e rritjes së qeverisë laburiste dhe ka njoftuar shkurtime të mundshme deri në 10% të kapacitetit të fluturimit në Britaninë e Madhe për vitin 2025.

Edhe në Francë, qeveria planifikon një rritje prej 260% të “taksës së solidaritetit”. Ryanair pas këtij njoftimi reagoi, duke thënë, se kjo mund të pengojë edhe më tej rimëkëmbjen e trafikut ajror të Francës pas pandemisë COVID-19. Ryanair i kërkon të dyja qeverive të vendeve europiane të anulojnë këto rritje taksash për të mbështetur turizmin, vendet e punës dhe moslënien pas nga konkurrenca.

Ku do të reduktohen fluturimet në Gjermani?

Në Gjermani Ryanair reagoi pas vendimit të qeverisë për rritjen e tarifave në aeroporte dhe ka marrë disa vendime duke reduktuar ofertën e fluturimit. Në vitin e ardhshëm, Ryanair nuk do të fluturojë më nga Dortmundi, Dresdeni dhe Lajpcigu e do të reduktojë ofertën në aeroportin e Berlinit, BER me 20%. Oferta në Hamburg do të reduktohet me 60%. Që në gusht Ryanair kërcënoi se do të shkurtojë fluturimet në Gjermani, nëse Gjermania nuk e tërheq taksës për aeroportet.

“Në orarin e fluturimeve dimërore nga tetori, shohim një hendek në ofertat gjermane të fluturimeve prej 27 përqind krahasuar me mesataren evropiane,” thotë Alexander Klay nga Shoqata Federale e Industrisë së Aviacionit Gjerman (BDL). “Gjermania ka 83 për qind të ofertës së fluturimit në krahasim me vitin 2019. Pjesa tjetër e Europës ka 110 për qind”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.