Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejt Regjimit Rama apo drejt shtetformimit?

Forum E hënë, 26 Korrik 2021 05:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Socialiste e sotme është një parti e spastruar. Një parti memece, që flet vetëm me zërin e kryeministrit dhe me zërat e atyre, që kanë fituar konkursin në PS: “Kush flet njësoj si kryeshefi!”

Nga Artur Zheji

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

Mund të thuhet çdo gjë e keqe për periudhën komuniste në Shqipëri. Porse Hoxha, krijoi “shtet”, me ideologjinë e Shqipërisë së Re, me zjarr dhe me hekur, me pushkatime, burgime, internime dhe propagandë të fuqishme trushplarëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përqendrimin më të madh të pushtetit të vet, Hoxha, plotësoi një cikël spastrimesh, në radhët e partisë së vet të Punës, të të gjithë atyre që kishin një farë personaliteti dhe një histori të tyren që lidhej me luftën nacional-çlirimtare, që dhe ishte kulti moral i pushtetit popullor, apo diktaturës së proletariatit…

Sot një çerek shekulli e më shumë më pas, po përjetohet një sprovë e re.

Duket sikur në emër të shtetformimit, nevojë kjo natyrale e një vendi shpesh herë anarkist dhe rrëmujaxhi, shkelës të pasionuar të çdo ligji, kryeministri dhe kryetari i ish partisë së Punës, po realizon hap pas hapi, ngrehinën e një regjimi personal.

Mediat, në shumicën e vet me pronarë, që kanë interesa ekonomike që nuk lidhen me mediat, por me ndërtimet dhe me sekserllëqe të ndryshme shumë fitimprurëse, janë bërë kush më shumë e kush më pak, ndihmëset e këtij regjimi, duke i bërë jehonë të pandërprerë kryeministrit showmen.

Partia Socialiste e sotme është një parti e spastruar.

Një parti memece, që flet vetëm me zërin e kryeministrit dhe me zërat e atyre, që kanë fituar konkursin në PS: “Kush flet njësoj si kryeshefi!”

Por kjo nuk i mjafton kryeministrit ambicioz.

Ai kërkon një administratë gjithmonë e më besnike dhe gjithmonë e më mekanike, që zbaton dhe nuk mendon.

Ai kërkon një Polici të Shtetit, që ta nderojë atë ushtarakisht dhe ti bindet verbërisht liderit supreme dhe të plotëfuqishëm.

Kryeministri i “gjithëditur” kërkon të shfaqet rezatues dhe si një barì fuqiplotë i popullit të vet, mundësisht kope delesh, të cilat të ndjekin stapin dhe fishkëllimën e tij drejtuese, në fushë, në livadh dhe në greminë.

I gjithë ky proces, që ka edhe elementë të shtuar të dhunës, përmes bukës së gojës, përmes karierave të kushtëzuara, përmes spiunimeve trasversale dhe me përdorim të shpenguar të dhunës shtetërore: “në emër të ligjit!”, ligj që zbatohet në mënyrë përzgjedhëse dhe godet kryesisht kundërshtarët politikë të kryeministrit, i gjithë ky proces pra, po i jep frutet e veta.

Ndërkohë, mjaft nga vrasësit e mëdhenj janë të lirë, pasi përbetohen për besnikëri ndaj pushtetit dhe janë edhe sot, në shërbim të pushtetit dhe frikësojnë popullin, aq herë sa duhet, përmes bandave të tyre.

Në këtë panoramë të zymtë, lideri-kryeministër ndrron kostumet dhe kollaret dhe përsos fjalimet elokuente, për Shqipërinë-çiflig që është shndërruar në një dramë, ku autori dhe protagonisti kryesor është vetëm kryeministri.

A është ky regjimi?

360grade.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 14 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 15 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 19 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.