Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fund i Shengenit?

Forum E premte, 30 Korrik 2021 00:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fund i Shengenit? Horst Seehofer, ministri i ri i Punëve të Brendshme në Gjermani me idetë ka nxitur debate. Ai kërkon tani kontrolle të vazhdueshme kufitare për sa kohë kufijtë e jashtëm të BE janë të pasigurtë.

Nga Richard Fuchs

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Ministri i ri i Brendshëm dhe i Atdheut, Horst Seehofer (CSU) ka gati një javë që sapo ka marrë detyrën, por brenda kësaj jave ai me sa duket do të marrë për vete debatin publik në Gjermani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe me sa duket ia ka dalë. Pas një interviste që ndezi debatin për islamin në Gjermani, ai shton tani edhe një ide tjetër në një intervistë tjetër për “Welt am Sonntag”. “Kontrollet e brendshme kufitare duhet të vazhdojnë për aq kohë, sa BE nuk arrin të mbrojë e kontrollojë me efektivitet kufijtë e jashtëm të saj.” Sipas Seehofer “nuk shoh për një kohë të caktuar, që ajo do t’ia dalë kësaj”.

Pa Shengen pa Europë

Me sulmin kundër lirisë së udhëtimit në Europë, Seehofer tregon se ka nuhatje të mirë për momentin. Debati për refugjatët i filluar që në vitin 2015, sulmet terroriste të Parisit, Brukselit, Berlinit kanë dhënë efektin e tyre -pra që sot kemi vetëm një “hapësirë Shengen të formës së lehtë“. Duke iu referuar terrorit Suedia, Danimarka, Austria e Gjermania justifikuan rivendosjen e kontrolleve kufitare. Komisioni i BE e miratoi, por me shtojcën që ato të mos marrin karakter të përhershëm.

Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lichtenshtajni. Heqja e kufijve të brendshëm duhej të zëvendësohej nga kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm.

Komisioneri i BE për punët e brendshme, Dimitri Avrampopulos nuk u lodh së përsërituri se “nëse vdes Shengen, vdes Europa”. Bullgaria që mban presidencën e radhës kërkon që nga maji të reduktohen kontrollet e përkohshme kufitare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh se kufijtë e zonës Shengen duhet të jenë të hapur, që ekonomia të mos dëmtohet.

Zgjedhjet në Bavari dhe idetë e Seehoferit

Për Seehofer kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai madje foli për median gjermane për zgjerim të ndjeshëm të kontrolleve kufitare. Nëse Seehofer del e kërkon i vetëm zgjerimin e kontrolleve kufitare Komisioni Europian mund të reagojë duke e parë veprimin gjerman si shkelje të marrëveshjes.

Një rirregullim i marrëveshjes kërkon miratimin e të gjithave vendeve anëtare. Por Seehofer rrezikon grindje jo vetëm me BE, por edhe brenda koalicionit me CDU e SPD. Marrëveshja e koalicionit e nënshkruar edhe nga Seehofer përmban edhe fjalinë: “Ne jemi të një ujdie lidhur me refuzimin ndaj proteksionizmit, izolacionizmit dhe nacionalizmit. Kemi nevojë për më shumë e jo më pak bashkëpunim në botë.”

Shumë vetë në rrjetet sociale shprehen se Horst Seehofer ndjek me debatin për kontrollet kufitare qëllime të tjera.

Duke pasur parasysh zgjedhjet e landit në Bavari, ai mund të dëshirojë të nxjerrë në pararojë CSU-n si forca nxitëse e sigurisë dhe ruajtjes së kufijve. Nga kampi i majtë ai duhet të dëgjojë kritika, se ai synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë shkuar tek partia populiste e djathtë, AfD. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.