Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haradinaj-Limaj vs Thaçi-Rama. Meta në mes, Vuçiç anash. Amerikanët kudo

Forum E diel, 25 Korrik 2021 05:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetarët e Prishtinës kishin filluar të pyesnin se përse po vjen Ilir Meta kaq shpesh në Kosovë, pas një vizitë të shpejtë në fund të janarit. Pyetje që më së shumti vinte nga ajo pjesë e shtypit të Prishtinës që e servirin Edi Ramën si liderin e rajonit e që bash Vuçiç është inferior ndaj tij. Ilir Meta kishte zbritur në “Swiss” i pashoqëruar nga askush për të konsumuar një kafe me mikun e tij Fatmir Limaj. Ky i fundit një njohës dhe nuhatës brilant i asaj se çfarë po ndodhte në Kosovë Janarin e ftohtë.

Limaj duke se kishte marrë përsipër ta këshillonte më së miri mikun dhe shefin e tij në qeveri, kryeministrin Ramush Haradinaj. Ky i fundit kishte qenë drejtë një rrëshqitje në seancën në tentativë për të shfuqizuar specialen vetëm tre orë pasi kuvendi kishte mbyllur punimet për vitin 2017. Një garanci, siç duket edhe kërkesë e Presidentit Thaçi për të zhbërë specialen, kishte bërë që qeveria e Kosovës të bëhej gati për të bërë kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Seancë e cila në raste se mblidhej i kishte votat për të zhbërë këtë gjykatë të miratuar nga vetë Kuvendi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

Problemi ishte se kush e propozonte këtë seancë. Dhe këtu ishte edhe këshilla e Limajt prej miku dhe respekti ndaj shefit të vet në qeveri Haradinaj. “Jo qeveria, por Presidenti ta thërrasë seancën dhe të kërkojë shfuqizimin e speciales”. Por Thaçi që kishte menduar që të gjithë këtë aksion ta bënte me duart e të tjerëve nuk kishte pranuar të ishte ai propozuesi, por kishte premtuar të ishte dekretuesi i shfuqizimit. Në këtë moment Ramush Haradinaj ishte tërhequr edhe duke dyshuar se këtë votim të Kuvendit për shfuqizimin e  speciales, Presidenti Thaçi mund ta mbante në dorë për të bërë pazar personal me faktorin ndërkombëtar, duke bërë atë që di të bëjë më mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithë kjo parantezë për të treguar se vetëm Fatmir Limaj mund të ndërmerrte guximin të kërkonte ndërmjetës edhe privatisht për të negociuar me palën malalazeze për një marrëveshje që kënaqte të dy palët. Mësohet se Limaj i ka kërkuar Presidentit shqiptar që të ndërmjetësonte me Gjukanoviç dhe kryeministrin malazez për një takim jo zyrtar ku të diskutohej se si ngërçi të mos kthehej në krizë. Koha tregoi që jo mjegulla në aeroport por mjegulla në vendimmarrjen e Prishtinës ka bërë që kryeministri malazez të mos zbres në Prishtinë por të ftoj për një drekë Presidentin Meta e më pas vetë Fatmir Limajn me miratimin e Hashim Thaçit të udhëtonte drejt Podgoricës për të arritur deri tek marrëveshja.

“Lideri global” është ndjerë i parëndësishëm tashmë që Prishtina kishte zgjidhur ngërçin që po e mbante larg liberalizimit të vizave, Presidenti Thaçi është ndjerë si pjesë e delagacionit të Ramush Haradianj në Washington, e madje ndryshe nga ky i fundit nuk ka marrë kureshtjen e Presidentit Trump për ta parë se kush është kur ju thirr emri në mëngjesin e lutjeve. Jo vetëm kaq, por kryeministri Haradinaj dhe jo Presidenti Thaçi është pritur në takim nga shefi i CIA gjatë vizitës në Washington DC.

Vimë tek ajo çfarë ndodhi mbrëmë në Prishtinë. I gjendur i parëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit me Malin  e Zi, dhe aq më tepër kur protagonistë kishte qenë Ilir Meta, kryeministri Rama ka guxuar ta konsiderojë problemin një shpikje të Ramush Haradinaj, kur nuk kishte problem. E si rrjedhojë nuk ka pas as zgjidhje. Pra, “Lideri i Rajonit” nuk është përjashtuar nga zgjidhja por nuk kam pasur problem përveç një tekë të Ramush Haradinajt. Ky i fundit, dje në mbrëmje nuk u soll si mikpritës por si kryeministër i Kosovës, fiks funksionin që qytetarët e Kosovës i kanë besuar. Dhe ju përgjigj Edi Ramës bash si kryeministri i Kosovës, duke e detyruar edhe me këshillën e Baton Haxhiut ti shkonte në shtëpi për të zhbërë skandalin që vetë kishte krijuar.

Edi Rama u thirr nga Batoni i tij për të “vënë vetullat e nxori sytë”.

Kjo ishte ajo çfarë ndodhi mbrëmë. Por para se ta mbyllim këtë vëzhgim ku marrim përsipër vërtetësinë e çdo fakti të përmendur, duhet ti rikthehemi edhe një herë seancës së dështuar për shfuqizimin e speciales, për t’iu sjell një fakt qytetarëve të Kosovës, fakt që ata do të ndjehen të sigurtë në të ardhmen e tyre. SHBA e kanë investim të tyrin shtetin e Kosovës, dhe për asnjë rast nuk do ti lënë gjërat në rënie të lirë apo në dorë të vullnetit të politikanëve që kanë frikë nga përballja me drejtësinë. Prandaj natën e seancës së dështuar, Kuvendi i Kosovës ka qenë i “pushtuar” nga marinsat amerikanë për të paketuar për në bazën e tyre ushtarake të gjithë politikanët e dyshuar për krime post/lufte. Syri.net 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 15 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 16 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 20 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.