Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës

Forum E enjte, 1 Prill 2021 15:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ardit Gjinali

Nuk mund të shuhet shpresa për ndryshim, e tilla që qëndron në shpirtin e patjetërsuar të qytetarit të lirë dhe që nuk kapet dot nga çarku qeverisës që rreket të gllabërojë secilin fluks shoqëror që nuk pranon zgjedhën e një rendi keqqeverisës; rend që synon instalimin tërësor të autokracisë për të jetësuar vizionin negativ të absolutizmit dhe të kapjes së shtetit nga pushteti; këto vite janë pasqyra e një rrugëtimi që ka filluar me shkurajimin qytetar, vijuar me shpopullimin kombëtar dhe në një të ardhme të errët nën sundimin e errësirës që fsheh shpresën.

Rrugëtimi regresiv keqqeverisës është marshi tragjik funebër për shpresën e rrëmbyer dhe të dërguar në të paditurin drejtim nga timoni i mbrapshtisë me mendësi tepsie të ndryshkur dhe vizion të harruar për shkak të zhytjes komiko-dramatike drejt grykësisë së pashembullt për të uzurpuar shumëçka dhe për të kyçur secilën hapësirë që do të lejonte oksigjenin pastrues ndaj kutërbimit gjithëfarësh të aftësisë së munguar, nepotizmit të institucionalizuar dhe klientelizmit të skalitur në sjelljen qeverisëse; e djeshmja e afërt dhe e sotmja, të tillat të trishta në palcë.

Ulëritëse dhe akuzuese në fytyrën e munguar të secilit pushtet-ushtrues, sejmenë puthadorë të palavdishëm që lëshojnë jargët e pështirësisë së servilizmit për tu hakërryer vonshëm ndaj të tillit që shikon vjedhjen e mundësisë për një jetë më të mirë në vendin e tij, vëren trishtueshëm shpresën e fshehur nga një ansambël asfare njerëzor me fytyra njerëzore, ansambël që dëshmon njeriun e ri të krijuar në epruvetën autokratike, ku cinizmi takon talljen ndaj njeriut të zakonshëm, të tilla sjellje që dëshmojnë inferioritetin psikologjik dhe kompleksin ndaj njeriut të zakonshëm, por të lirë dhe të pakapur nga çengeli hiç- lëshues i thundrrës autokratike.

Secila vuajtje, ofshamë njerëzore, psherëtimë, secili lot revolte, ngashërim prej pësimit nga hileja dhe padrejtësia janë të tillat copëza që formësojnë mozaikun e zi të së keqes që pasqyron të tillin mur pushtet-mbajtës të besimit të cënuar, drejtës së shkelur, premtimit të gënjeshtërt dhe angazhimit të harruar……copëza të një mozaiku të zi që duhet copëzuar dhe i tilli mur për tu shembur nga reagimi i përbashkët demokratik qytetar përmes fuqisë së votës.

Zbrazësit dhe shkretuesit e këtij vendi nuk mund të prezantohen nga instrumentat e propagandës famëkeqe si të tillët që po mbrojnë jetën e shqiptarëve të vuajtur dhe drobitur mjaftueshëm gjatë sagës keqqeverisëse; e tilla fisnike mosha e tretë që endet në vetminë e madhe të shkaktuar nga largimi i pasardhësve biologjikë për shkak të jetesës së pamundur në atdhe, largimi i të njëjtëve është shuplaka e rëndë njerëzore në fytyrën jo-njerëzore të një enturazhi qeverisës- i tilli enturazh që përzuri shqiptarët për të sunduar shkretimin e gjithçka-je dhe shndërrimin e vendit në një plaçkë shumë-përdorimëshe në tregun e paskrupulltësisë para-politike- përdorimi i vaksinave elektorale nga Lindja politike si bonus elektoral nën fasadën e kinse merakut për jetën e shqiptarëve është hipokrizia e rradhës e një arradhe keqqeverisësish me regjinë e KryeKreut thuajse çerek-shekullor në pushtet.

Koha për një shpresë të re dhe për një jetë më të mirë në atdhe pëmes një ndryshimi të madh të jetësuar me votë qytetare është tani! Koha për ti kthyer Shqipërinë qytetarit dhe për të çliruar shtetin nga kapja e pushtetit është tani! Koha për një bashkim të madh për ditë më të mira dhe një besim të ri është tani! 25 Prilli është dita dhe data që thërret një bashkim të madh për një shpresë të re dhe një qeveri dhe Kryeministër normal, gjithashtu. 25 Prilli është marshi qytetar i shpresës në emër të jetës, ndryshimit të së tashmes dhe një të ardhmeje ndryshe në këtë vend; një marsh qytetar i shpresës për të ndëshkuar varrmihësit e shpresës në këtë vend. Bashkë sepse ka ende shpresë..

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Etiketat e lidhura

Ardit Gjinali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.