Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 14:01 Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni Një mjet ajror autonom dyvendësh, EH216-S i kompanisë kineze EHang, kreu në prefekturën japoneze Yamanashi fluturimin e parë demonstrues me pasagjer, pa pilot në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nëntori, muaji i festave?

Forum E diel, 10 Nëntor 2019 12:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga EDMOND TUPJA

Kisha kohë, ndoshta dy a tri dekada, pa e dëgjuar këtë togfjalësh në gojën e një shqiptari, por ja që e dëgjova këto ditë dhe jo, veshët nuk më gabuan: “Nëntori, muaji i festave”. E dija dhe e di që 28 nëntori i vitit 1912 është dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, për çka edhe e djathta, edhe e majta janë absolutisht të një mendimi; mirëpo e dija dhe e di, pikërisht prej dy a tri dekadash, se e djathta dhe e majta ende debatojnë për të përcaktuar në ç’datë u çlirua plotësisht Shqipëria nga zgjedha nazifashiste, më 28 nëntor 1944 apo një ditë më vonë.

Por, kësaj here, m’u kujtua se muaji i festave, dikur, në kohën e diktaturës hoxhiste, përfshinte kronologjikisht 7 nëntorin, ditën e ngadhënjimit të revolucionit bolshevik në Rusinë cariste, dhe 8 nëntorin, ditën e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë me nismën e me qëllimet ogurzeza të komunistëve jugosllavë.

Qeveria e sotme me në krye zotin (për pak mend shkrova “shokun”, kërkoj ndjesë) Edi Rama, nëpërmjet një komisioni special, e paska zbukuruar shëtitoren e “Dëshmorëve të Kombit”, ndër të tjera, me fotografitë e një numri heroinash e heronjsh të popullit, si edhe dëshmoresh e dëshmorësh të atdheut (me siguri të përzgjedhur në bazë kriteresh ndoshta edhe të diskutueshme, për të mos thënë subjektiviste), në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesi nazifashist.

Po, në vështrim të parë, ky veprim më duket i drejtë, aq më tepër që prindërit e mi kanë qenë të dy partizanë që nga gushti i vitit 1943 e deri në çlirimin e plotë të vendit. Të dy, shqiptarë në radhë të parë dhe anëtarë të Partisë Komuniste në radhë të dytë, ata dolën malit dhe rrëmbyen armët me synim që, me tërë bashkatdhetarët, të jetonin të lirë dhe, sipas shprehjes së tyre, të hanin me lugë floriri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavarësisht sesa të lirë jetuan nën zgjedhën e armikut të brendshëm, pra, të xhelatit Enver Hoxha dhe të shpurës së tij, pavarësisht se çfarë hëngrën, me çfarë e hëngrën, si e hëngrën dhe ku e hëngrën për 45 vite rresht, tërë ato dhe ata që çliruan vendin, me përjashtim të një numri prej tyre, që u kthyen në kriminelë duke vrarë, torturuar e internuar shoqet dhe shokët e luftës e të pasluftës, meritojnë e do të meritojnë përherë respektin tim të palëkundshëm.

Duke kaluar pardje në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, i këqyra një nga një të gjitha fotografitë në fjalë, duke u lexuar emrat e mbiemrat dhe, pasi u ula diku për të pirë një kafe, rashë në mendime: Po sikur të ringjalleshin dhe të vinin mes nesh e të shihnin sesi është katandisur atdheu i tyre, për çlirimin e të cilit ata dhanë e do të jepnin sërish jetën, çfarë do të mendonin heronjtë dhe dëshmorët tanë të Luftës Nacionalçlirimtare, fotografitë e të cilëve sodisin të heshtura shëtitoren që mban emrin e tyre? Çfarë do të mendonin ata për ndryshimet që ka pësuar, shumë më tepër për keq sesa për mirë, vendi i tyre?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë do të thoshin për korrupsionin e frikshëm, për kriminalitetin e llahtarshëm, për pasigurinë rrëqethëse të jetës së përditshme e sidomos të përnatshme, për trafiqet e paligjshme, për papunësinë masive, për shtrenjtimin e jetesës dhe për varfërimin galopant të shtresave në nevojë të popullsisë, për mërgimin e pandalshëm të të rinjve, për bjerrjen e pareshtur të trurit, për betonizmin shterpëzues të qyteteve e të luginave, për ndotjen vrastare të mjedisit? Si do të reagonin ata kur të mësonin për lidhjet e pushtetarëve me oligarkinë financiare, me kriminelët, me narkotrafikantët vendës e të huaj?

Mund t'ju interesojë

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Para 20 orësh
Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

19 Nëntor 2026, 16:15
Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

18 Nëntor 2026, 10:15

A do të pajtoheshin ata me shprehjen “E keqja s’paska fund!”, që shqiptarët e zhgënjyer thonë mes tyre ditë për ditë dhe përherë e më dendur? Mos vallë do të qëndronin indiferentë para këtyre dukurive tronditëse? Mos ndoshta, të befasuar nga realiteti i hidhur që do të konstatonin, do të ligështoheshin e do të nxirrnin përfundimin se sakrifica tyre e madhërishme paska shkuar kot? Apo… apo nën trysninë e paimagjinueshme të dëshpërimit më shpërthyes do t’ia merrnin këngës patriotike “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri, / O djem rrëmbeni pushkëtë, ja vdekje, ja liri!”?

Etiketat e lidhura

Edmond Tupe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni
Para 23 minutash

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Para 36 minutash

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim
Para 53 minutash

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri
Para 1 ore

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 15 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 17 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 19 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 15 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.