Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Gutenbergu tek Zuckerbergu, bota ndryshe e Ramës dhe Bashës

Forum E mërkurë, 21 Korrik 2021 01:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një debat që vazhdon me ngulm mbi faktin sesa e shitur, e nënshtruar, e manipuluar dhe e robëruar është media si dhe me përqeshjen sesa aprofesionale dhe e paditur është ajo. Media e shtypur dhe ajo vizive. Media on-line apo edhe rrjetet sociale që funksionojnë sipas parimit: çdo qytetar me celular është një gazetar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 43 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 53 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Edi Rama, në fillim, në fundin e mandatit të tij të parë si kryeministër, shpiku termin mediat e kazanit. Dhe në kazan futi çdo media dhe gazetar kritik, shumë kritik ose edhe lavdërues të tij. Ishte një term që ngjiti e goditi dhe jo pak vetë i shtuan përqeshjen dhe përbuzjen e tyre medias të frymëzuar nga përqeshja dhe përbuzja e Ramës ndaj saj. Në këtë mënyrë, Rama relativizoi kritikët, lëshoi herë batutat, herë veshjen dhe herë talljen ndaj kundërshtarëve si kokrra misri dhe shumëkush, si pulë e hutuar, zgjodhi rrugën pikërisht pas këtyre lloj misrave propagandistikë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lulzim Basha, në fillimin e protestave, në fundin e mandatit të tij të parë si kryetar i PD-së, nuk i kurseu gurët, drunjtë dhe hunjtë mbi median në përgjithësi. Fliste dhe konsumonte një retorikë të pafundme ndaj saj në bllok duke e konsideruar të shitur dhe të nënshtruar ndaj censurës që i kishte garantuar qeveria asaj. Dhe një gjë të tillë e përsëriste pa ndalese, nga një ekran në tjetrin, nga një gazetë në tjetrën dhe nga një portal tek tjetri.

Vetë media, nga mëngjezi në darkë, në bllok, nga a majta në të djathtë, botonte dhe rishpërndante e shumëfishonte besnikërisht çdo batutë të Ramës dhe të Bashës.

Qoftë Rama, qoftë Basha kanë pasur para tyre një shembull të jashtëzakonshëm që kishte funksionuar përtej oqeanit. Donald Trump kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër se natyra e komunikimit publik, në rrugëtimin e saj nga mjetet e Gutenbergut tek Facebook-u i Zuckerbergut, kishte ndryshuar në mënyrë radikale. Se një shoqëri njerëzore e transformuar nga komunikimi në kohë reale, liberalizimi i medias, kriza e saj moderne dhe shndërrimi i çdo qytetari në gazetar, mund të bënte të pamundurën. Edhe një shoqëri si ajo amerikane mund të krijonte hapësirën që të çonte në Shtëpinë e Bardhë Trumpin e cicërimave në Twitter edhe nëse ai konkuronte me Linkolnin e plumbtë të shtypshkrimit klasik.

Koha e klasikëve të politikës ka marë fund edhe në Evropën e dikurshme të Çurçillit, De Golit, De Gasperit, Brandtit e të tjerë. Tani është jo koha e përmbajtjes, por e formës. Eshtë koha e personazheve si Berlusconi. Eshtë e pamundur të mendohet se çdo të ngjiste në Italinë e pasluftës, për shembull, nëse në atë ndarje dramatike të vendit mes të majtës dhe të djathtës të shfaqej si alternativë edhe mjeshtri i bunga bunga party-t. Po të kishte Facebook, Instagram dhe rrjete sociale, mbase Berlusckoni nuk do të ishte humbësi

Tirana nuk mund të jetë ndryshe. Media e saj natyrisht do të jetë nën sulm kryesisht nga ata që janë krijesat më të rëndësishme të saj, edhe Rama, edhe Basha. Të krijuar nga media dhe në marrëdhënie dashuri-urrejtje me të, në një kohë tashmë të ndryshuar përfundimisht, ata ngjajnë se bëjnë një lëvizje të detyruar kur presin trungun nga i cili kanë dalë po vetë.

Vetë media përsërit besnikërisht çdo fjalë fyese të Ramës dhe Bashës me një mazokizëm gati-gati grotesk. Edhe njëri, edhe tjetri akuzën për lirinë e munguar të medias e kishin dhe e kanë çomangen e preferuar. Në zhurmën e goditjes së saj, megjithatë, askush nuk bën një pyetje sipërfaqësore dhe askush nuk vëren një detaj tërësisht të thjeshtë: që media nuk ka dhe refuzon të ketë edhe lirinë që të censurojë çfarë e delegjitimon atë vetë. Shpjegimi është fare i thjeshtë. Ai mund të ketë të bëjë me marrëdhëniet shpesh shumë të komplikuara të interesit mes pushtetit – pushtet është edhe opozita – dhe botuesve të mëdhenj të medias.

Ato janë marrëdhënie simbioze në të cilat as miqësitë e dashuritë dhe as armiqësitë e urrejtjet nuk janë të qëndrueshme, por janë të ndryshueshme sipas interesit direkt të palëve. Si në një martesë me kontratë. Dhe kjo nuk bën as më të mirë pushtetet – qeveri e opozitë – dhe as më të keqe median. Edhe njëra, edhe tjetra është një pasqyrë besnike e vetë shoqërisë shqiptare, me deformimet dhe frustrimet e saj, me papërkryerjen e institucioneve dhe me tendencën e fitimtarit për të marrë gjithçka për veten dhe jo për të ndarë diçka me humbësin.

Debati kundër medias në thelb është i shëndetshëm sa kohë që ai trajtohet si një pushtet problematik në vend, fuunksionimi i mirë apo i keq i të cilit, ka ndikim në të gjithë vendin. E papranueshme si totalisht e pavërtetë është vetëm diçka: akuza për mungesë lirie të saj dhe për censurë. Askush nuk ka sot as mundësinë dhe as aftësinë të afrojë censurë. Mund të bllokohet një ekran, mund të griset një faqe gazete, por ka një pafundësi mënyrash dhe hapërsirash që lajmi të mbërrijë tek publiku. Dhe të paktën për momentin një gjë e tillë është e garantuar.

Bota ka kaluar përfundimisht nga Gutenbergu tek Zuckerbergu. Rama e ka kuptuar një gjë të tillë i pari në Tiranë me ERTV-në e tij. Nëse kërkon sukses, Basha duhet ta ndjekë pas. Me shansin e atij që arrin i dyti diku dhe ka fatin të mos përsërisë gabimet e të parit. Me shpresën se edhe kopja më përfekte e diçkaje vlen vetëm për të rivlerësuar më shumë vetë origjinalin e saj./Javanews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.