Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjela: Ndëshkimi ka nisur. Më kot shpresojnë të korruptuarit nga Rusia e Turqia

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 05:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe fqinjët edhe Rusia janë në një gjëndje mjerimi ekonomik, kurse Amerika është prezente ushtarakisht në Kosovë, dhe, shumë shpejt, kuptohet se do të jetë ushtarakisht edhe në Shqipëri. Nërkohë, vetë Rusia mendon të çorientojë politikën amerikane me anë të korrupsionit shqiptar…

Nga Spartak Ngjela

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Ishte dhe është e qartë: pa Shqipërinë e bashkuar, kjo zonë gjeografike ku jetojnë shqiptarlt, dhe vetë Ballkani Perëndimor, kurrë nuk do të jetë pozicioni gjeografik i avancuar i Perëndimit dhe Amerikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

l.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor sot është në pozicionin më të favorshëm historik për të rimarrë gjithçka të humbur nga një padrejtësi 150 vjeçare kundër saj.

Tani politika e lartë perëndimore e ka kuptuar se miopia e saj kundrejt shqiptarëve, sot i ka paralizuar Amerikës politikën globale.

Kurrë nuk duhet harruar që krijimi i qytetërimit intelektiv dhe logjik pikërisht në këtë zonë; i abstraksionit të lartë të mendimit, të formës, artit dhe vetë gjuhës konceptuale, të ketë qenë një gjë e rastit.
Të gjitha këto, dita ditës, shkenca aktuale e Perëndimit po i evidenton realisht, bashkë me forcën e gjuhës shqipe.

Por pikërisht këtu është përqëndruar sot konflikti midis Rusisë dhe Amerikës.
Po, pikërisht këtu ama e ka fillimin e vet edhe konflikti i ashpër midis fqinjëve dhe shqiptarëve.
Ndërsa, aktualisht, edhe fqinjët edhe Rusia janë në një gjëndje mjerimi ekonomik, kurse Amerika është prezente ushtarakisht në Kosovë, dhe, shumë shpejt, kuptohet se do të jetë ushtarakisht edhe në Shqipëri.

Nërkohë, vetë Rusia mendon të çorientojë politikën amerikane me anë të korrupsionit shqiptar.
Kjo është politika aktuale perëndimore, me përqëndrim shqiptar, që vjen reflekton edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe edhe në Maqedoni. Kjo politikë që kërkon të përqëndrohet te dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por dhe në të gjithë botën shqiptare aty, e shpërndarë në.
Serbi, Greqi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, përbën sot faktin historik të rikthimit të historisë shqiptare.
Por e gjithë kjo politikë proshqiptare ka vetëm një armik: korrupsionin shqiptar.

Il.
Dy janë pikat ku me mendjelehtësi , korrupsioni qeveritar shqiptar mendon se mund të bllokohet politika amerikane në Shqipëri: Rusia dhe Turqia.

Në fakt të dy këta vende sot, brenda tyre, vuajnë nga e njëjta politikë aventureske e pushteteve personalë të Putinit dhe Erdoganit.

Që të dy kanë ardhur në fuqinë e tyre si pushtet me të njëjtën monedhe: njëri i është drejtuar nostalgjisë së tiranisë staliniane; kurse tjetri nostalgjisë se kalifatit islamik osman.

Janë që të dy të humbur, por ja që korrupsioni qeveritar shqiptar po kërkon ndihmën e tyre dhe po kërkon të bllokojë Reformën në Shqipëri dhe vetë bashkimin shqiptar.
Në të vërtetë korrupsioni shqiptar nuk arrin dot të kuptojë që, që të dy këta shtete, janë të rrazbitur, sepse ndihen të falimentuar financiarisht. Edhe Turqia edhe Rusia nuk dalin dot nga kriza pa Perëndimin.

Kjo është arsyeje që edhe pse u duk sikur po ecnin bashkë Putini më Erdogan, ky i fundit e pa që Rusia ishte pa asnjë grosh; dhe ditët e fundit u tërhoq duke dhënë shenjat e një individi pa fare vlerë politike. Për ndihmë, dhe që të mbyll të gojën, BE dje i akordoi dje 3 miliardë Euro.
Kurse të korruptuarit injorantë të Shqipërisë presin ndihmë nga këta. Hajde, hajde!
Po halli gjithmonë të shtyn drejt iracionales; kjo dihet.

ll.
Të korruptuarit e mëdhenj të shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar.

Në fakt dy janë trysnitë e mëdha që do ta zhbëjnë korrupsionin qeveritar shqiptar: hetimi i FBI dhe agjensive të tjera perëndimore të specializuara për gjetjen e parave të depozituara nëpër banka të huaja; dhe Reforma në Drejtësi; por edhe hetimi i thellë për grabitjen e tokave në bregdet. Ndërhyrja e fundit e qeverisë shqiptare për tokat në bregdetin jugor; është kërkesë direkte e specializuar amerikane dhe e Bashkimit Europian.

Që të dyja këto trysni janë të lidhura. Dhe ndërkohë e kanë mbyllur që tani strukturën përfundimtare për mënyrën e eliminimit tërësor të korrupsionit shqiptar.

E gjithë shpresa e ministrave injorantë të të dy qeverive të fundit, PD – PS – LSI, që i sulën njëri-tjetrit, janë të hetuar dhe të provuar se janë implikuar edhe në korrupsion, edhe me krimin e organizuar. Shuma që iu është gjetur është një turp i madh historik, që kur të shpallet me fakte, do të krijojë në Shqipëri tronditje sociale dhe mund të ngjallë realisht ndjenjën e hakmarrjes popullore kundër tyre.

lll.
Për të përcaktuar qartë se kur do të fillojë realisht goditja nominale e korrupsionit qeveritar shqiptar, na duhet të themi se ai do të fillojë realisht kur të nisë goditja penale.
Por shqiptarët që po e presin me ankth padurimi pyesin: kur?

Në fakt ajo goditje ka nisur:
Janë disa të arrestuar për korrupsion të lartë në investimet rrugore; që kuptohet se pas tyre është e provuar që qëndrojnë ministrat dhe kryeministrat respektivë. Dhe kjo s’ka më dyshim.
Është shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Llalla dhe hetimi i tij në funksion të korrupsionit të madh që ka kryer dhe kuptohet se tani është drejt fundit.
Është lidhja e korrupsionit qeveritar me prokurorin Llalla që sigurisht që është në hetim të specializuar ndërkombëtar se kërkon fakte të implikimit edhe me krimin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Dhe po kuptohet se gjithçka është drejt fundit.

Është lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me shërbimet moskovite si nevojë e korrupsionit qeveritar shqiptar për t’iu kundërvënë Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dhe, është gjithashtu edhe lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me fqinjët tanë: Beogradin dhe Athinën; dhe gjithmonë në funksion të shitjes së interesit kombëtar.

Të gjitha këto, që janë kryesorët, por edhe aspekte të tjera të korrupsionit në rangje më të ulta, shumë shpejt do të përbëjnë fenomenin dy vjeçar të goditjes së korrupsionit shqiptar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.