Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një reflektim rreth fundit të vitit

Forum E martë, 20 Korrik 2021 16:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ky refleksion i gjatë i Antonio Gramshit është më shumë se një mendim rreth Vitit të Ri. Është një himn për pasurinë e jetës, rëndësinë fondamentale se çdo ditë përfaqëson në jetë një afat mbi të cilën mund të konfrontohesh. “Dua që çdo mëngjes të jetë vit i ri për mua. Dua që çdo ditë të merrem me veten dhe të ripërtërihem. S’dua asnjë ditë të lënë mënjanë për pushim. I zgjedh vetë pushimet, atëherë kur dehem nga intensiteti i jetës dhe më shkrep të zhytem në kafshëri për të marrë energji të reja”, shkruan Gramshi. Lexoni më poshtë shkrimin e risjellë nga Huffingtonpost.

E urrej Vitin e Ri

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 42 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 52 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Nga Antonio Gramshi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çdo mëngjes, kur zgjohem sërish nën zymtinë e qiellit, ndjej se për mua sot është dita e Vitit të Ri.

Prandaj i urrej këto vite të reja që bien si maturitete fikse, të cilat e shndërrojnë jetën dhe shpirtin njerëzor në shqetësim komercial me bilanc përfundimtar të pastër, me shuma marramendëse dhe buxhetin për menaxhimin e ri. Na bëjnë që të humbasim sensin e vazhdimësisë së jetës dhe shpirtit. Shkojmë e marrim seriozisht pastaj se mes vitit të vjetër dhe atij të ri ka një pushim, që një histori e re është duke filluar; i vendosim qëllime vetes dhe na vjen keq për daljet huq e kështu me radhë. Kjo përgjithësisht tregon atë se ç’të keqe kanë datat.

Na thonë se kronologjia është shtylla e historisë. Në rregull. Por na duhet të pranojmë se janë katër a pesë data thelbësore, që çdo njeri i mirë i mban të ngulitura në kokë, të cilat ia kanë marrë mendtë historisë. Edhe ato janë vite të rinj. Viti i Ri i historisë romake, i Mesjetës apo i kohërave moderne.

Këta të fundit janë bërë aq mësymës e të fosilizuar saqë ndonjëherë e zëmë veten duke menduar se jeta në Itali ka filluar në vitin 752 dhe se vitet 1490 apo 1942 janë sikur bjeshkët që njerëzimi i ka lënë pas, duke e gjetur papritur veten në një botë të re e ardhur në një jetë të re. Kështu datat bëhen pengesë, një mur i ulët që na ndalon të shohim se historia vazhdon të shpaloset përgjatë të njëjtës linjë fondamentale të pandryshuar, pa ndonjë ndalesë të papritur si në kinema kur shkëputet filmi dhe ka një interval drite verbuese.

Prandaj e urrej Vitin e Ri. Dua që çdo mëngjes të jetë vit i ri për mua. Dua që çdo ditë të merrem me veten dhe të ripërtërihem. S’dua asnjë ditë të lënë mënjanë për pushim. I zgjedh vetë pushimet, atëherë kur dehem nga intensiteti i jetës dhe më shkrep të zhytem në kafshëri për të marrë energji të reja.

Nuk dua të ketë oportunizëm shpirtëror. Do të dëshiroja që çdo orë e jetës sime të jetë e re, ndonëse e lidhur me ato që kanë kaluar. Asnjë ditë festive, me ritmet e detyrueshme kolektive të saj, s’dua ta ndaj me të huajt që s’më interesojnë. Meqenëse gjyshërit e gjyshërve tanë, e kështu me radhë, kanë festuar, duhet të festojmë edhe ne. Kjo është e neveritshme.

Edhe për këtë arsye pres socializmin. Sepse ai do t’i hedhë në plehra gjithë këto data të cilat nuk kanë jehonë në shpirtin tonë dhe, në krijoftë të tjera, së paku do të jenë tonat dhe jo ato që duhet t’i pranojmë pa rezerva nga paraardhësit tanë të trashë.

*Antonio Gramshi, 1 janar 1916, Avanti!, edicioni torinez, rubrika “Sotto la Mole”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 16 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 19 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 22 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.