Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pashkët festa e Ringjalljes

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 06:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E Premtja e Zezë dhe Pashkët janë ngjarje me rëndësi universale për të krishterët, sepse janë të lidhura me idenë e shpresës. Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh
Vatikan Karfreitag - Papst betet Kreuzweg (Getty Images/AFP/F. Monteforte)

Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

Intriga, shpifje, proces

Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezuin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. “E gjitha ishte një proces me shumë truke”, thotë profesori i teologjisë, Ulrich Lüke, “sepse hebrenjtë nuk ishin zotër shtëpie, zotër shtëpie ishin romakët”. “Ata kishin përcaktuar se vetëm ata kanë të drejtë të marrin vendime me vdekje dhe t’i zbatojnë ato. Romakëve në fakt aq u bënte, nëse aty dilte njëri dhe pohonte se ishte i biri i Zotit. Ata qenë të interesuar për qetësi në vend.”

Philippinen Karfreitag Kreuzigungsszene (Reuters/R. Ranoco)

Për këtë shkak, shtresa e lartë fetare hebreje e kallëzoi Jezuin si kandidat për mbret, si nxitës kryengritjesh dhe si luftëtar për liri. “Guvernatori romak Pilatus pastaj i ra shkurt me Jezuin. Në bazë të të gjitha atyre që dimë për procesin, ai gjeti pak gjëra kundër Jezuit, por nën presionin e njerëzve vendosi ta dërgojë të vdesë Jezuin.” Vdekje me kryqëzim – një nga mënyrat më brutale të ekzekutimit në botën antike. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.

Gjëra të çuditshme

Me siguri që vetëm pak prej atyre që e përjetuan kryqëzimin e Jezuit e nuhatën se aty po vdiste dikush me rëndësi të veçantë. “Përkufizimet teologjike se Jezusi si qënie ishte Zot i vërtetë dhe njëkohësisht njeri i vërtetë janë përkufizime që u zhvilluan vetëm më vonë nga teologjia dhe filozofia,” thotë teologu Lüke. Megjithatë, në informacionet e Dhjatës së Re të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.

Deutschland Heiligenstadt Palmsonntag (picture-alliance/AP Photo/J. Meyer)

Fundi vetëm një tranzicion

Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. “Madje edhe dëshmitarë të tillë që nuk kishin menduar fare se ai do të ringjallej,” thotë Ulrich Lüke. Kështu, Maria e Magdalenes, e cila ishte e para që e gjeti varrin bosh mendoi e shokuar se kufomën e patën vjedhur. “Ajo madje është kaq e verbuar nga lotët, sa nuk e njeh Jezuin kur ndeshet me të. U desh që ai t’i fliste asaj, që asaj t’i hapen sytë. Dëshmitarët e Pashkëve nuk erdhën në asnjë mënyrë me brohoritje në varreza, sepse e dinin që tani Jezui ndodhet aty si hero mbi të gjithë”. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

Perspektiva deri sot

Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. “Ato hapin një perspektivë të re. Që kjo jetë që ne njohim si të fundme dhe materiale, nuk është e fundit. Ajo zgjeron pra horizontin, i bën njerëzit të aftë që buzë varrit të mos shohin thellësinë e tij prej 1.80, por të shohin një horizont jete. “Kjo do të thotë: Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.