Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Patozi: Historia, si një shans reflektimi

Forum E mërkurë, 21 Korrik 2021 00:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ndër drejtuesit e gazetës Rilindja Demokratike, gazeta e parë e lirë në Shqipërisë, Astrit Patozi, ka shkruar sot për këtë ditë të shënuar. Sipas tij, këto janë momente për një reflektim.

‘Shënim për 27-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës Rilindja Demokratike’, e quan Patozi shkrimin e tij të bërë publik në faqen e Facebook.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 43 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 53 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Ja çfarë shkruan Astrit Patozi:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përfytyroni tani për një çast të mos i kishim televizionet private, turmën e gazetave, që më shumë ndiqen për pasqyrën e mëngjesit, me dhjetëra platforma, që ofrojnë gati gjithçka ndodh në botë, portalet aq shumë në modë, që kanë mbirë si kërpudhat, por sidomos mungesën e Facebook-ut, Tëitter-it dhe Instagram-it. Kjo ka qenë pak a shumë Shqipëria e përpara 5 janarit 1991, kur doli numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila, atë ditë dhe për ca kohë më vonë, ishte në një farë mënyre ajo që përfaqësojnë sot të gjitha këto mjete të panumërta informimi, të marra së bashku. Dhe për shkak se ishte e tillë, ajo u prit atëherë me aq dashuri dhe entuziazëm, duke thyer çdo rekord audience dhe vëmendjeje të ndonjë botimi tjetër shqiptar, gjë që vlen për të gjitha kohërat.

Kjo është arsyeja se përse data e themelimit të saj ka zënë tashmë vendin e vet në historinë e re të Shqipërisë dhe do të kujtohet gjithmonë me respekt prej të gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë rolin e fjalës dhe të shtypit të lirë në një shoqëri demokratike. Dhe po ashtu, kjo është arsyeja se përse nderimi për 5 janarin i kapërcen kufijtë e Partisë Demokratike, ndonëse ajo ka meritën e pamohueshme që e solli në jetë si krijesën e saj.

Natyrisht, përtej të qenit e para, si ajo që i hapi rrugën të tjerave, që shënoi fundin e shtypit të kontrolluar dhe të censurës në Shqipëri, “Rilindja Demokratike” ka pasur edhe historinë e vet, e cila mesa duket do të vazhdojë. Por për të nuk kam ndërmend të ndalem shumë, mbi të gjitha ngaqë mund jem subjektiv për shkak të nostalgjisë, sepse është një gazetë, të cilën e kam drejtuar për 10 vjet.

Por një gjë mund të thuhet me siguri, që ajo nuk i afrohet fare lavdisë së themelimit, si akti solemn dhe si dita që përcaktoi, jo vetëm fatin e lirisë së fjalës në këtë vend. Është jashtë çdo dyshimi se, nëse kjo gazetë ka pasur ditë të mira, ato duhen kërkuar, kryesisht, kur Partia Demokratike ka qenë në opozitë dhe kjo ia shton asaj vlerat. Sepse e ka çuar, me dashje apo pa dashje, në rolin e natyrshëm që ka shtypi kudo në botën e qytetëruar.

Por po ashtu, nuk e teprojmë fare po të themi se mbijetesa plot me halle e “Rilindjes Demokratike” deri në ditët tona nuk na bën ndonjë nder të madh. Në kushtet e një inflacioni të madh të gazetave të pavarura, nevoja për të pasur ende një gazetë partie në tregun mediatik, është një deformim i pastër i sistemit, që duhet pranuar si i tillë. Fakti që edhe në ditët e sotme opozitës i duhet ende një gazetë partiake, është padyshim edhe përgjegjësi e qeverisë, por nuk mund të jetë e vetëm asaj.

Vite më parë, përkujtimet e “Rilindjes Demokratike” organizoheshin ndryshe. Ishte gazeta, që ftonte politikanët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e PD. Kurse sot është partia, ajo që fton gazetarët. Në dukje të parë nuk ngjan të jetë ndonjë problem i madh. Por edhe ky invers është një tregues i qartë i evolucionit në përkeqësim edhe në raportet e shtypit me politikën, ndonëse RD e ka shumë të lartë taksën në këtë aspekt, se është thjesht gazetë e vetëm një partie.

Por le ta lëmë “Rilindjen Demokratike” të ecë më tej në fatin e vet, të cilin uroj ta ketë sa më të bardhë, ndonëse për këtë nuk kam shumë shpresë.

Duke qenë se sot nuk është thjesht data themelimit të një gazete, them se 5 janari mund dhe duhet të shërbejë si ditë reflektimi për të gjithë shtypin shqiptar. Ka kaluar më shumë se një çerek shekulli dhe ka shumë nevojë të kthesh kokën mbrapa. Sot brezi i gazetarëve të rinj të fillimviteve 90 janë në një moshë të pjekur fizike dhe profesionale. Unë kam qenë me fat që isha njëri prej tyre dhe bëra një copë rrugë bashkë me ta, derisa jeta dhe karriera ime morën një drejtim tjetër.

Jam i sigurt se shumë prej atyre që kanë spikatur dhe janë bërë të njohur për shkak të punës si gazetarë nuk janë të lumtur me gjendjen e shtypit sot. Teknologjia e lartë, pamjet HD, numri krejtësisht i ekzagjeruar i titujve të gazetave, televizioneve apo portaleve në Shqipëri nuk i fshehin dot plagët reale të medias sonë. Përkundrazi, i nxjerrin më shumë në pah, njësoj si ajo anekdota me majmunin, që sa më shumë ngjitet në palmë, aq më shumë i duket prapanica e zbuluar.

Natyrisht, ata që duan t’i bien shkurt e kanë të lehtë ta gjejnë justifikimin, e lidhin me politikën, si nënën e të gjitha të këqijave, dhe mbarojnë punë. Kjo përfshin një pjesë të madhe të vërtetës, por nuk është e gjitha. Pa asnjë dyshim që tek shtypi i sotëm i Tiranës gjenden gjurmët e goditjeve të kërbaçit, por edhe përkëdheljet apo miklimet e kulaçit të qeverive, nganjëherë edhe të opozitave me para apo me pushtet. Një sëmundje që ka ardhur duke u rënduar me kalimin e viteve.

Por për të qenë realistë, duhet pranuar që edhe reagimi ka lënë shumë për të dëshiruar. Edhe Kodi Penal i dënon gati njësoj, si atë që korrupton, ashtu edhe atë që pranon të blihet. Dhe askush nuk mund të thotë se nuk ka pasur rrugë tjetër. Sepse pavarësisht që ndikimi i medias në Shqipëri ka ardhur duke u zbehur, edhe për arsye profesionale, sërish shtypi ynë nuk ka qenë kurrë aq i dobët, sa të merrej përpara prej qeverive. Fatmirësisht kështu, por që, fatkeqësisht, në shumë raste kjo pozitën është shpërdoruar, për të njëjtat arsye që ka degraduar edhe politika.

Sipas meje, 27 vjet pas numrit të parë të Rilindjes Demokratike, shtypi shqiptar i tranzicionit duhet të konsiderojë mbylljen e një cikli dhe çeljen e një epoke të re angazhimi për të mbrojtur interesin publik, në përputhje me rrethanat e reja. Nuk besoj se duhet ndonjë sforcim i madh.

Natyrisht, që do të ishte më e udhës që kjo shkundje e shoqërisë të fillonte si lëvizje politike, pikërisht aty ku është origjina e së keqes. Nuk është çudi që kjo erë të fryjë dhe do të isha shumë i prirur që pikërisht kështu të ndodhte. Kjo do ta lehtësonte shumë kthesën e fortë të raportit të shtypit me publikun.

Por edhe nëse kjo gjë e shumëpritur do të vonohej, mendoj se mediat shqiptare e kanë forcën, i kanë kapacitetet, eksperiencën dhe aftësinë për t’i paraprirë një aksioni emancipues për shoqërinë, që do të ishte shumë më i efektshëm se sa të gjitha “mrekullitë”, që ëndërrohen të arrihen nga reforma në drejtësi. Koha ka ardhur. Për të mos thënë që po kalon.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.