Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shën Valentini” i politikës shqiptare

Forum E diel, 25 Korrik 2021 02:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alfred Peza

Si rrallëherë në këto 27 vite të postkomunizmit, shumica dhe opozita janë bërë bashkë në Shqipëri, duke firmosur një deklaratë ku kërkojnë njëzëri, hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përcaktimin e një date për nisjen e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 13 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 16 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 18 orësh

Është një hap i vogël, por një gjest i madh politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është një dokument normal angazhimi dhe garancie, por një kapërcim gjigand mbi ndasitë e deridjeshme.

Është një akt i zakonshëm për demokracitë normale e funksionale kudo në botë, por një mall shumë i rrallë për vitrinën e politikës shqiptare.

Ndaj edhe duhet ndalur, sigurisht edhe duhet përshëndetur, që të tillë të kemi sa më shumë në të ardhmen, aq sa momente dhe dokumente si ky, të jenë nesër një rutinë e raporteve mazhorancë-opozitë, duke mos përbërë më as lajm. Sigurisht, as shtysa për analiza, komente e opinione, jo e jo.

Për ata që ndoshta kanë qenë jo shumë të vëmendshëm këtë të martë të 13 shkurtit 2018, (si për ta festuar Shën Valentinin e tyre politik, një ditë më shpejt) në përfundim të takimit të 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian në Tiranë, u diskutuan në prani edhe të një delegacioni të Parlamentit Europian, rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, mbi proceset zgjedhore dhe një sërë temash të tjera të rëndësishme për procesin e përafrimit të vendit me BE-në.

Çështja e votës, e blerjes së saj dhe e standardit të zgjedhjeve, është konsideruar si një nga prioritetet kyçe të agjendës së standardeve të integrimit, si edhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformës në drejtësi.

“Bashkëpunimi duhet të vijë nga të gjithë dhe keni përpara disa rekomandime që duhet t’i përmbushni. Pavarësisht se kush është në mazhorancë apo në opozitë, që t’i shërbeni vendit, duhet të kuptoni se korrupsioni çon në varfëri” – tha Macovei, përfaqësuesja e Parlamentit Europian, duke theksuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme dhe duhen kryer para zgjedhjeve.

Sipas saj, zgjedhjet e kaluara nuk ishin më të këqijat, por ndryshimet janë të rëndësishme.

Përtej këtyre detajeve dhe pikave të tjera të marrëveshjes së firmosur nga mazhoranca dhe opozita, të cilat janë angazhime të brendshme, në aspektin ndërkombëtar, ky ishte një hap edhe më i rëndësishëm. Sepse i bën një shërbim të jashtëzakonshëm, asaj që na ka munguar aq shumë përgjatë historisë sonë në përgjithësi dhe periudhës post komuniste të pluralizmit, në veçanti.

Imazhi i Shqipërisë, i klasës sonë politike, i mazhorancës dhe opozitës, përpara syve të partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos në Bruksel, me këtë rast, lartësohet. Pasi ky hap është shenjë e pjekurisë dhe e përgjegjësisë së klasës politike, përpara një hapi kaq shumë të rëndësishëm historik për të sotmen dhe mbi të gjitha të ardhmen e vendit, siç është marrja e datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Ky moment do të shënonte deri në qershor të këtij viti, hedhjen e hapit të parafundit drejt realizimit të një ëndrre të kahershme të shqiptarëve. Sikundër ky hap është një përmbushje e aspiratës së të gjithë atyre shqiptarëve që u ngritën në dhjetorin ’90, kundër regjimit komunist, nën sloganin: “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa! Gjatë çerekshekullit që e ka shoqëruar deri tani këtë ëndërr dhe përpjekje kombëtare, klasa politike shqiptare, rrallëherë, ka qenë bashkë, duke e vonuar me apo pa dashje, ecjen tonë në raport me gjysmën tjetër të Europës, që i nisi përpjekjet bashkë me ne, pas rrëzimit të Murit të Berlinit.

Shqipëria nuk arriti sigurisht të bënte pjesë ndër vendet e para që iu bashkuan BE-së në vitet 2000. Sikundër nuk ishim pjesë as e zgjerimit të madh me 10 vende të reja nga ish vendet e kampit komunist në 2007, përfshi edhe Bullgarinë e Rumaninë. Ne nuk ishim aty as kur Kroacia iu bashkua më pas, trenit në Bruksel. Ne jemi sot pjesë e një grupi prej 6 shtetesh të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, që kemi mbetur të fundit në këtë proces.

Rrethanat gjeopolitike pas Brexit-it dhe rritja e ndikimit Rus në rajonin tonë, si dhe rritja e tensioneve të perëndimit me Turqinë, duket se favorizojnë një koniunkturë, kur Shqipëria mund t’i bashkëngjitet hapit të Serbisë dhe Malit të Zi, që janë aktualisht më përpara se ne në këtë proces. Në skenarin më optimist për ne, kjo do t’i bënte pas kësaj vendet tona, anëtare të BE-së, më 2025.

Klasa jonë politike, rrallë e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe akoma më rrallë kanë rënë dakord për të bërë marrëveshje dypalëshe. Megjithatë, duhet ta pranojmë se, për çështjet e mëdha kombëtare si ajo e Kosovës dhe përgjithësisht për ato të integrimit të vendit, predispozitat kanë qenë relativisht më pozitive. Siç ishte edhe ky rast i fundit, kur PS-ja dhe PD-ja firmosën deklaratën e përbashkët për hapjen e negociatave dhe caktimin e një date për nisjen e tyre.

Ne kemi pritur 27 vjet deri tani, ndaj edhe 7 të tjera, nuk është se ndryshojnë shumë për një popull, shtet apo komb. Por këto 34-35 vjet që mund të kenë kaluar nga rënia e komunizmit, deri në bërjen e Shqipërisë anëtare të BE-së, janë jeta e një brezi të tërë. 35-vjeçarët e 1990, do të jenë 70-vjeçarë atëherë, gjyshër me nipër e mbesa.

Ndaj kur t’u kërkohet që t’u tregojnë një përrallë nga ato të shumtat e realitetit shqiptar, atëherë me siguri që mund të tregojnë përrallën e integrimit. Një përrallë të cilën e bënë të tillë, klasa politike, liderët tanë politikë, mazhorancat dhe opozitat tona, që kurrë nuk binin dakord, pothuajse për asgjë.E si në përrallë, megjithëse duket sikur urrehen gjithë kohën, e firmosën paktin e shumëpritur, për Shën Valentin./Alpenews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 8 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 9 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.