Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e ndikojnë rrjetet sociale atë që mendojmë

Forum E premte, 30 Korrik 2021 07:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përdorues në Gjermani kalojnë nga pasiguria në revoltë: rrjetet sociale veprojnë pa na pyetur me gjurmët tona digjitale. Po a ka vërtet rrugëdalje? Informacion sfond nga Auron Dodi i përgatitur për bisedën me News24.

Symbolbild Soziale Netze (picture-alliance/dpa/Heimken)

Pasiguria dhe deri revolta artikulohet si nga politikanët, ashtu edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale në shumë vende të botës: gjurmët në internet kompania analitike britanike Cambridge Analytica ua shndërroi në një mjet për luftë psikologjike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

“Ne i gjejmë votuesit tuaj dhe i nxitim ata të veprojnë”, me këtë mburret kompania. Në SHBA ajo thuhet se ka përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebookut për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane në dobi të kandidatit Donald Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me anë të një aplikacioni, me të cilin përdoruesit e Facebookut mund të bënin teste personaliteti, firma britanike mblodhi jo vetëm të dhënat e atyre që bënë testin. Por edhe të miqve të tyre. Me lejen e Facebookut, 270.000 të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në Facebook – duke arritur 50 milionë përdorues.

Roli i rrjeteve sociale në atë që mendojmë

Në Gjermani natyrisht që pyesin edhe se si shpjegohet që ka kaq shumë njerëz të pakënaqur sa të bëjnë forcë kryesore opozitare një parti populiste të djathtë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Kjo, kur ekonomia gjermane lulëzon e papunësia është në shifra historikisht të ulëta.

Puna e pamjaftueshme e partive dhe ndarja e të ardhurave paraqiten si shkaqe, po në ç’masë ngushtohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

Algoritmat e rrjeteve sociale na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona “pëlqej” dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale – një pjesë të të cilëve as nuk i njohim personalisht.

Kjo mund të duket praktike. Por kjo ofertë përjashton gjithçka tjetër që algoritmave të rrjeteve sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes – duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithnjë e më pak në rrjedhën e lajmeve në ekran.

Kësaj i shtohet shfrytëzimi i gjurmëve tona digjitale nga kompani analitike. Persona – jo më robotë, pas mbledhjes ua shesin shijet tona atyre që duan të na ndikojnë.

Hapa në Gjermani

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se me informacione false dhe me teori komploti në rrjetet sociale, si në Facebook, krijohen botë paralele. Në to njerëzit kërkojnë konfirmim për veten duke komunikuar vetëm me njerëz që mendojnë si ata vetë. Dhe duke injoruar gjithçka që kundërshton pikëpamjen e tyre. Veç kësaj nën mbrojtjen e anonimitetit, njerëzit bëhen më të shfrenuar. I kalojnë kufijtë midis asaj që nuk mund të thuhet, dhe asaj që mund të thuhet.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht një pozicionim Facebookut. Komisioni Agjenda Digjitale i Bundestagut dëgjoi të premten në mëngjes sqarime nga përfaqësues të Facebookut.

Symbolbild Soziale Netze (picture alliance/ZB/Pedersen)

Të dhënat nuk vidhen – gjurmët i lëmë vullnetarisht

Facebooku, Instagrami, Google na ofrohen si shërbime falas. Dhe një rregull bazë kapitalist thotë: kur shërbimi për klientët është falas, atëherë produkti me të cilin bëhen paratë është klienti vetë.

Facebooku mbledh të dhëna për shijet tona muzikore, për datëlindjen, ose që p.sh. neve na pëlqen të udhëtojmë, të lexojmë gazeta të caktuara, që preferojmë gatime të caktuara. Sipas ekspertëve, këto të dhëna ua shet kompanive të publicitetit, partive politike, mbledhësve të nënshkrimeve, që njohin kështu profilet dhe tendencat e qëndrimeve tona.

Të dhënat që përmenda nuk ka nevojë fare që ne t’i postojmë në Facebook. Facebooku lexon atë që ne bëjmë jashtë tij, në internet.  E lexon përmes gjurmëve në memorjen kesh të kompjuterit tonë dhe në atë të aplikacioneve të ndryshme. Dhe këtë e kemi lejuar ne, ndër të tjera kur kemi pranuar kushtet e përdorimit të Facebookut.

Facebooku duhet t’i ruajë gjithsesi më mirë të dhënat. Që nga viti 2015 ai i ka ashpërsuar rregullat. Por disa ekspertë gjermanë thonë që nuk duhet pritur ndonjë ndryshim me themel prej tij. Sepse ai mbledh gjurmët që ne i lëmë vullnetarisht në internet.

Këshillat e ekspertëve – për të rriturit dhe fëmijët

Këshilla për përdoruesit e rritur të rrjeteve sociale është që ne mund t’i mbrojmë gjurmët tona digjitale deri në momentin kur ndajmë mendjen: t’i përdorim apo të mos i përdorim rrjetet sociale. Po i përdorëm, duhet të llogarisim pasojat, që burojnë nga modeli bazë i biznesit: tregtimi i të dhënave.

Kurse për të rinjtë e fëmijët, psikologët gjermanë këshillojnë që të mos u bëjmë presion që ta shuajnë llogarinë e rrjeteve sociale si të Facebookut. Më tepër prindërit duhet t’i bindin fëmijët për përparësinë e të pasurit kohë për gjëra të tjera, si p.sh. për shokë të vërtetë, për sport. Prindërit, këshillojnë psikologët, duhet të jenë model me sjelljen e tyre. Dhe të ruajnë kontaktin me fëmijët, ku t’u përcjellin rëndësinë e takimeve reale, direkte.

Mediat sociale na lënë përshtypjen se na shpëton diçka pa e marrë vesh, kur nuk jemi të pranishëm aty. Prindërit duhet t’u bëjnë të qartë fëmijëve se është mirë edhe kur nuk je kudo. Kur vendimi për të mos qenë kudo merret me ndërgjegje, e rrit besimin e fëmijëve te vetja.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.