Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Urrejtje ndaj hebrejve – Mjaft më!

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 05:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vrasja e të mbijetuarës së Holokaustit Mireille Knoll në Paris, ka shokuar Evropën. Por akti nuk ka çuditur kërkënd, sepse antisemitizmi ekziston në gjithë kontinentin, mendon Michel Friedman.

Boll me kaq!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Kërkush nuk e kupton që ky nuk është fillimi i urrejtjes, nga e cila ne të gjithë bashkë kërkonim të mbroheshim? Prej kohësh ne kemi arritur në qendër të antisemitizmit evropian!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shembuj ka sa të duash: Parisi, ku një e mbijetuar e Holokaustit u vra në mënyrë shtazarake, sepse ishte e besimit hebre. Britania e Madhe, ku partia Laburiste po tronditet nga skandalet antisemitiste dhe kryetari nuk bën asgjë kundër. Hungaria, ku kryeministri Orbán po flet me përçartje për një gjoja konspiracion të hebreit, George Soros. Polonia, e cila po mundohet shumë për t’u paraqitur si qingj i pafajshëm sa i përket antisemitizmit, si gjatë Holokaustit ashtu edhe pas tij e deri në ditët e sotme. Austria, ku ekstremizmi i djathtë ka mbërritur të bëjë dëme deri në qeveri dhe ku kancelari Kurz, për shkak të hesapeve që bën për të mbajtur pushtetin e ka bërë antizemitizmin të pranueshëm. Me sa duket antisemitizmi po legjitimohet sërish dhe po legalizohet nëpërmjet zgjedhjeve.

Mjaft më!

Frankreich - Erinnerung an Mireille Knoll - MarcheBlanche (Getty Images/AFP/A. Jocard)

Po – edhe në Gjermani. Prej dekadash këtu shkollat e hebrejve, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e komunitetit hebre duhet të ruhen prej rreziqeve, që vijnë prej nazistëve të vjetër dhe të rinj. Politikanë të AfD e quajnë Monumentin e Holokaustit “monument turpi” dhe duan që të rishkruajnë kulturën e kujtesës. Dhe kjo AfD, një parti ekstremiste e djathtë që përdor parrulla ekstremiste të djathta dhe antisemitiste, është zgjedhur për herë të parë në parlament.

Në çdo fundjavë në ndeshjet e futbollit lojtarët e një skuadre shajnë lojtarët e skuadrës kundërshtare si “çifut”- dhe kërkujt nuk i dhemb veshi për këtë. Barcaleta me hebrej tregohen po ashtu, dhe megjithëse nuk të bëjnë për të qeshur njerëzit qeshin. Dhe kërkujt nuk i bën kjo përshtypje. Varrezat hebreje dëmtohen herë pas here. Në internet lëshohet urrejtje, përçmim dhe nënvleftësim shpirtëror.

Nuk durohet më!

Jo vetëm në botën digjitale, por edhe në atë reale përjetohet urrejtje e pakëndshme, e paturpshme njerëzore, prej dekadash. Antisemitizmi strukturor, i përditshëm është bërë i zakonshëm. Dhe pikërisht kjo është më e keqja: Asgjë nuk na e prish më qetësinë. Ne kemi mbyllur veshët e nuk duam të dëgjojmë. Ne jemi mësuar me spiralen e përditshme të eksitimit nga lajmet e medieve. Por, meqenëse nuk reagojmë ndaj provokimeve, ne kthehemi vetë në bashkëpunëtorë, kolaboracionistë.

Mjaft!

E vërtetë është po ashtu se ka vite që në skenën e ekstremizmit si të djathtë edhe të majtë në Evropën që urren hebrejtë është duke ardhur një lloj antisemitizmi prej pjesëve radikale të botës myslimane. Ai drejtohet kundër Izraelit, por ashpërsia e tij dhe dhuna e tij prek gjithë hebrejtë, pavarësisht ku jetojnë ata. Prej vitesh bëhen paralajmërime për këtë zhvillim. Prej vitesh të prekurit tregojnë për përvojat e tyre në shkollat gjermane dhe reaksionet e dobta të njerëzve përgjegjës.

Prej vitesh po përjetohet agresion i hapur në pjesë të vogla, por gjithnjë e më shumë në rritje, të komunitetit mysliman në Gjermani. Prej dekadash shteti gjerman shikon pa ndërhyrë se si të rinjtë ndikohen prej imamëve agresivë dhe armiq të demokracisë nga Arabia Saudite dhe Turqia, dhe bën si e befasuar kur pikërisht këta të rinj radikalizohen.

Edhe një pjesë e refugjatëve janë kundër hebrejve. Ata vijnë prej diktaturave arabe, që e kanë bindur popullsinë e vet se Izraeli dhe hebrejtë duhen urryer. Ky është një lloj shpjegimi, por jo justifikimi.

Frankreich - Erinnerung an Mireille Knoll - MarcheBlanche (Reuters/G. Fuentes)

Urrejtja kundër hebrejve është urrejtje kundër njerëzimit

Nuk po flasim për solidaritet me hebrejtë, por për angazhim të të gjithëve dhe të çdo gjëje që është pjesë e këtij vendi. Çfarë duhet të ndodhë ende, që të fillojë veprimi? Shumë fjalime të natyrës “të mos ndodhë kurrë më” dhe “ruajuni që nga fillimi”nuk është nevoja të mbahen më ditën e dielë, kur nga e hëna deri të shtunën ai që mban fjalimin ka parë pa ndërhyrë se si po ndryshon Gjermania?

Ata që janë antisemitistë përçmojnë demokracinë, pluralizmin, lirinë, emancipimin dhe iluminizmin.

A na interesojnë vërtet këto vlera? A i mbrojmë ato me mendje dhe zemër? Apo dëgjohet vetëm zhurma e atyre që nxisin urrejtjen sepse të tjerët flasin me zë të ulët?

Unë nuk i shkruaj këto rreshta se jam hebre, por sepse jam njeri. Një njeri si të gjithë ju, që jeni duke i lexuar këto rreshta. Sepse jam i shqetësuar. Edhe për ju.

Mjaft më!

Michel Friedman është jurist, publicist dhe moderator televizion. Ai është profesor në Universitetin e shkencave të aplikueshme në Frankfurt, ku jep mësim për të drejtën e pasurive të patundshme dhe të drejtën e mediave. Tek Deutsche Welle ai moderon emisionet me biseda “Conflict Zone” dhe “Një fjalë… me Michel Friedman”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.