Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:29 Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve Kriza e strehimit dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të qirave po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët në shumë vende të Europës.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flutura Açka: Të largohet kjo bandë që ka uzurpuar Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë

Intervista E premte, 19 Mars 2021 22:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, është ndër emrat e parë të listës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, Açka tha se qarku i Elbasanit do të jetë deçiziv në këto zgjedhje dhe se “kjo është arsyeja se përse bandat kërkojnë ta trembin.

Intervista e plotë e Açkës:

Jeni më e kërkuar si shkrimtare apo tani si politikane?

Açka: Unë se mbaj veten për politikane kështu që s’ka se si të kërkohem. Ka vetëm pak ditë që unë kam hyrë në këto territore, ndryshe nga ç’kam bërë në 30 vitet e mia si shkrimtare dhe sigurisht si shkrimtare do të mbetem e kërkuar gjithë jetën time. Si politikane mbetet për tu provuar, besoj se koha do të tregojë nëse ka qenë një vendim i duhur, por besoj është një vendim i drejtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Elbasani është kthyer në një zonë të nxehtë politike ende pa nisur gara. Ju shqetëson kjo dhunë që keni parë zonja Açka dhe ku mendoni se e ka burimin?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Açka: Elbasani ka qenë se paku në 8 vitet e fundit apo në 4 vitet e fundit një zonë problematike pasi është kontrolluar nga bandat, nga grupe të caktuara të cilat kanë trazuar qetësinë e këtij qyteti edhe për shkak të një lloj mbështetje politike që kanë pasur. Një njeri i zakonshëm sado i armatosur të jetë apo të ndihet si pjesë e një grupi të caktuar, nuk mundet dot të kërcënojë qytetarë apo të dalë hapur pa një mbështetje politike. Trazirat e fundit që nisën që nga Dita e Verës, tregojnë që qyteti i Elbasanit do të vijojë të mbetet një pikë e nxehtë e këtyre zgjedhjeve duke menduar dhe përfshirë këtu edhe faktin që Elbasani mund të jetë shumë deciziv për rezultatin përfundimtar dhe kjo është arsyeja përse bandat kërkojnë që Elbasanin ta trembin. Mbështetja e organeve kompetente duhet të jetë e pranishme.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mund të dalë më shpejt

Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mun...

3 Nëntor 2026, 20:42

Ju si një deputete e ardhshme e Elbasanit cilën shihni si zgjidhje?

Açka: Opozita kërkon të vijë në pushtet dhe po kërkon të vijë në pushtet me ndershmëri dhe vazhdon të kërkojë që incidentet dhe grabitja e hapur që ka ndodhur në vitin 2013-2017 të mos përsëritet më. Kjo është në detyrën e saj që të kërkojë që zgjedhjet të jenë të rregullta, i mbetet palës tjetër që ka të gjitha mundësitë të respektojë vullnetin e qytetarëve të garantojë të drejtën e opozitës dhe të qytetarëve të lirë.

Pse vendosët të kandidoni me Partinë Demokratike dhe a keni pasur oferta nga parti të tjera?

Açka: Unë kam pasur oferta nga e djathta, ka qenë shumë publike. Unë jam njeri i lirë që jam marrë me protestën, nuk më ka interesuar ngjyra, por kanë qenë protesta në lidhje me mjedisin me të drejtën për fatet tona dhe të gjitha këto kanë qenë të pranishme në këtë 10 vjeçar. E kam vënë re se nga zullumet e viteve të fundit që kanë ndodhur se çfarë uzurpimi i është bërë pushtetit dhe duke parë nga jashtë ka qenë e pamjaftueshme për të bërë diçka dhe nevoja për të kuptuar politikën shqiptare se çfarë po ndodh që nuk po përpiqet ti afrohet standarteve të politikës evropiane. Duke qenë se kam jetuar një pjesë të kohës në Holandë kam filluar të vërej në mënyrë njerëzore se kapërcimi i këtij kufiri është në dëshirën time për ta parë politikën shqiptare në standartet evropiane dhe besoj nga brenda kjo do të ishte edhe më funksionale.

Pyetet shpesh për një nevojë për ndryshim. Si mendoni se mund të ndodhë ky ndryshim dhe cili është rreziku kryesor nëse mund të themi kështu i mazhorancës aktuale?

Açka:r Do të vijë ndryshime duke lënë votën e lirë, të vendosë kë të dojë, majtas apo djathtas qytetari ka të drejtë të votojë i lirë. Në dy herët e fundit ne kemi bërë hapa mbrapsht dhe i kemi dhënë një damkë shoqërisë shqiptare, i kemi dhënë një damkë shtetit shqiptar që nuk arrin të shkojë në zgjedhje të ndershme. Por nuk është marrë asnjë mësim dhe maxhoranca nuk po përpiqet të paktën të kuptojë se ka ardhur dita të ndryshojë sjellje ndaj qytetarit dhe ndaj opozitës sepse jemi në demokraci dhe në demokraci je i detyruar të pranosh opozitën që të bën një kërkesë fare elementare “na lejo qytetarin e lirë të shkojë në votime i qetë.

Dhe në këtë pikë cili është rreziku më i madh që i kanoset kësaj maxhorance aktuale?

Rreziku i maxhorancës mund ti vijë vetëm nga vota e lirë. Qytetari i lirë dhe me mend në kokë e ka të vështirë të pranojë që kjo maxhorancë të vazhdojë ende në pushtet pasi ka provuar 8 vite dhe e ka parë se çfarë ka ndodhur në këto tetë vite. E ka parë tek xhepi i vet, tek buxheti i vet në shtëpi, në shkolla në Universitete, tek legalizimet dhe e di çfarë ka ndodhur me xhepin e tij. Kanë parë familje që kanë shteruar dhe ikur nga sytë këmbët dhe skam më çfarë të them më sepse të gjithë janë dëshmitarë dhe ajo që duhet të ndodhi është që të largohet kjo bandë që ka uzurpuar Shqipërinë.

Etiketat e lidhura

Flutura Açka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 3 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 14 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 20 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 24 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.