Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kosova E martë, 14 Prill 2020 21:07
Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ligjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, u shprehën të hënën të shqetësuar me faktin se Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni mbi qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por nuk po ushtrojnë trysni të duhur mbi Beogradin për të ndalur fushatën e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ata shprehën shqetësimin e tyre mbi qasjen e administratës së presidenti Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 6 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 8 orësh

“Ne jemi të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një qasje më të rëndë ndaj qeverisë së zgjedhur të Kosovës”, thuhet në letrën e Kryetarit të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel dhe anëtarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Administrata e presidentit Trump i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të heqë tarifat ndaj Serbisë, në mënyrë që të rihapet dialogu me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi.

Në fund të muajit shkurt, në takimin që pati me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Sekretari i Shtetit Michael Pompeo ritheksoi “partneritetin e fortë mes të dy vendeve dhe mbështetjen e Uashingtonit për një Kosovë të pavarur dhe sovrane”, duke theksuar se Uashingtoni pret që qeveria e re e Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, “si një hap jetik drejt rifillimit të negociatave për një normalizim të përgjithshëm të marrëdhënieve” mes dy vendeve.

Dy ligjvënësit amerikanë theksuan se Kosova është një aleate dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin një qasje më konstruktive dhe më të durueshme ndaj qeverisë së zgjedhur në Prishtinë.

Ata përmendën trysninë e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar ndaj Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. “Ndërsa ne jemi dakord që tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe, që tashmë janë pezulluar, kryesisht kanë dëmtuar Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga shumë qeveri të botës, shpesh përfshirë Administratën Trump. Ne jemi të shqetësuar se Administrata Trump ka vendosur ndëshkime financiare mbi qeverinë e Kosovës, disa javë pasi ajo kishte ardhur në pushtet”, thuhet në letër duke ju referuar vendimit të qeverisë amerikane për të pezulluar fondet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën për shkak të mos heqjes së tarifave ndaj mallrave serbe.

Ligjvënësit Engel dhe Menendez i bënë thirrje administratës Trump që të rifillojë zbatimin e projekteve të kësaj Korporate për Kosovën.

Çështja e tarifave çoi në humbjen e votëbesimit të qeverisë së Kosovës më 25 mars.

Gjatë debatit në parlamentin e Kosovës, kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti u shpreh se “ka marrëveshje të gatshme”, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh.

Një ditë më pas në një deklaratë të përbashkët, ambasadori Richard Grenell i dërguar presidencial për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, theksuan se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

Në letrën e ligjvënësve Engel dhe Menendez drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo shprehet edhe shqetësimi se Uashingtoni nuk po ushtron trysni të mjaftueshme mbi Beogradin. Ata theksojnë në letër se“mungesa e balancës së Administratës Trump kundruall Prishtinës dhe Beogradin po ndodh në kontekstin e zgjerimit të lidhjeve të Serbisë me Moskën dhe rritjen e importit të armëve ruse”.

Në janar, në takimin me kandidatin për kryeministër Albin Kurti, i dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, theksoi se Kosova duhet të hiqte tarifat dhe Serbia të ndalte fushatën ndpërkombëtare kundër Kosovës.

Ligjvënësit Engel dhe Menendez përshëndetën rritjen e angazhimit të Departamentit të Shtetit, përfshirë përpjekje për arritjen e marrëveshjeve të fundit për udhëtimet mes Kosovës dhe Serbisë, por ata i bën thirrje administratës “që në ditët e ardhshme të shmangin taktikat e pabalancuara të dorës së fortë ndërsa punon me Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes që pasqyron vullnetin e qytetarëve të të dyja vendeve”. Marrë nga VOA

Etiketat e lidhura

EngelMenendez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.