Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:22 United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë Manchester United ka nisur të hartojë planet për merkaton e janarit, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë tre reparte të rëndësishme të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haradinaj: Nesër paraqitem në gjykatë. Këtë javë kthehem në Kosovë

Intervista E premte, 14 Maj 2021 14:47
Haradinaj: Nesër paraqitem në gjykatë. Këtë javë kthehem në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet francez, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar, në aeroportin e Bazelit. Drejtësia serbe po kërkon ekstradimin e tij në Serbi. Por, Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, beson se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe dhe pret që këtë javë t’i jap fund gjykimit në Francë dhe të kthehet në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, në ç’fazë janë procedurat gjyqësore në procesin që po zhvillohet ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Kemi qenë në pritje të lëndës nga Serbia. Gjykata më kë bërë ftesë që nesër (të mërkurën) të paraqitem në gjykatë, në Calmar, ku është dorëzuar aktakuza nga Serbia. Pra, këtu janë procedurat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta hedhim poshtë këtë aktakuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht politike. Pra, diku nga mesi i javës pritet të përmbyllen këtu procedurat gjyqësore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Radio Evropa e Lirë: Sa është shqetësuese për ju kërkesa e Serbisë për ekstradim?

Ramush Haradinaj: Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikat e mëhershme të viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriq rreth kësaj teme.

Mund t'ju interesojë

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Para 14 orësh
190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e besuam

190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e be...

Para 15 orësh
Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Para 18 orësh

Por, duke e ditur faktin që populli i Kosovës ishte viktimë në luftën e fundit nga regjimi i Milosheviqit dhe duke e pasur parasysh edhe rolin e disa prej këtyre udhëheqësve në atë regjim, siç është Daçiqi që ishte vartës iMillosheviqit, pastaj të Nikoliqit e Vuçiqit të cilët u kanë prirë formacioneve paramilitare të asaj kohe, është e habitshme që i bëhet kaq shumë, ta quaj, respekt ligjor një aktakuze që është e thatë, është politike dhe që vjen prej atyre që vërtetë kanë kryer krime.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni nga mesi i kësaj jave, prisni që të përmbyllen të gjitha procedurat dhe të merret vendimi nga ana e Gjykatës?

Ramush Haradinaj: Po, do të thotë Serbia ka luajtur me kohë dhe e ka vonuar materien me qëllim të zvarritjes së procesit. Por, tani është në gjykatë dhe besoj që tani do të shfrytëzohen afatet kohore që të mbyllet procesi.

Për lëndën që bëhet fjalë, është e vitit 2004 të cilën e kanë sajuar mbetjet e Millosheviqit në sistemin e drejtësisë në Beograd, ajo lëndë dhe çdo gjë tjetër si imnformatë dhe si materie ka ekzistuar edhe në Tribunalin e Hagës, por prokuroria nuk e kishte vlerësuar si relevante dhen uk e ka përfillu dhe siç dihet, procesi ishte përmbyllë me shpalljen e pafajësisë sime.

Njëkohësisht edhe spekulimet për gjoja pengim të dëshmitarëve i ka hedhur poshtë prokurori i atëhershëm Bramertz në Beograd, ku ishte konstatuar se në procesin Haradinaj, në rastin e rigjykimit, nuk ka pasur asnjë pengesë për asnjë dëshmitarë dhe të gjithë dëshmitarët në listë kanë dëshmuar në bazë të procedurave ligjore.

Pra, kjo është një logjikë e kohës së luftës e cila është kthyer në Beograd dhe ndërlidhet me zgjedhjet e atjeshme. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që kësaj logjike duhet t’i detyrohet i gjithë Ballkani dhe ne shqiptarët. Ne jemi të interesuar, unë jam i interesuar, për paqe në Ballkan.

Jemi të interesuar për paqe dhe integrim të Ballkanit në BE dhe në NATO. Këto logjika të Beogradit janë të papranueshme dhe unë, si shqiptar asnjëherë nuk do t’iu nënshtrohem.

/REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë
Para 7 minutash

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj: Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh
Para 10 minutash

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj: Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët
Para 16 minutash

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 21 minutash

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.