
Lajmet nga Kosova janë alarmuese. Mediat kosovare po japin për një rast me koronavirus që po ekzaminohet në QKUK. Pritet konferencë.
Gazeta Exspress raporton se “Pacienti i dyshuar me koronavirus thuhet se ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive në Prishtinë, në Qendrën Klinike Universitare e Kosoves QKUK. Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti”.
Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC). Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.
Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657. Gjithashtu numri i personave të infektuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau.
