Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sherri mes Serbisë dhe Kosovës mban pas orën Europiane

Forum E mërkurë, 28 Korrik 2021 13:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Orët elektronike, të cilat përdorin frekuencën e energjisë elektrike për të matur kohën, kanë mbetur pas me 6 minuta, gjë që sipas Rrjetit Europian të Energjisë Elektrike është shkaktuar nga probleme në rrjetin e tensionit të lartë që lidh Kosovën me Serbinë.

Nga Gjergj Erebara

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 11 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 14 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 16 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Orët elektronike dhe një numër i madh pajisjesh elektrike përdorin frekuencën e energjisë elektrike për të matur kohën. Frekuenca, e cila matet me hertz dhe mban emrin e fizikantit gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë Heinrich Hertz, duhet të jetë 50 cikle për sekondë mesatarisht me luhatje shumë të vogla nga kjo mesatare.

Por Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit ENTSO-E, bëri të ditur në një njoftim për shtyp se për shkak të problemeve të vërejtura në këtë rrjet në zonan mes Kosovës dhe Serbisë, i gjithë rrjeti Europian i transmetimit ka përjetuar një rënie të vogël të frekuencës mesatare, gjë që ka shkaktuar, mes të tjerash, ngadalësim të orëve elektronike në të gjithë kontinentin me 6 minuta.

“Deviacionet e kanë origjinën nga zona e kontrollit e quajtur Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, (Blloku SMM) dhe veçanërisht Kosova dhe Serbia”, shkruhet në njoftim. Devijacionet kanë sjellë një rënie të lehtë të frekuencës mesatare të energjisë elektrike”, vijon njoftimi.

Sipas ENTSO-E, ky devijim nuk ka ndodhur kurrë në ndonjë mënyrë të ngjashme në sistem dhe se kjo ka shkaktuar 113 GËh humbje. Kjo është një sasi e konsiderueshme energjie, e cila, nëse e llogarisim me çmim mesatar 50 euro për MËh, është i barabartë me 5.65 milionë euro.

“Pyetja se kush do të kompensojë këto humbje duhet të marrë një përgjigje,” thotë ENTSO-E, e cila kërkon me ngulm që problemi të zgjidhet si teknikisht ashtu edhe politikisht.

Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në rrjetin Entso-E, gjë që ka bllokuar edhe vënien në punë të linjës së kushtueshme të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, e cila u përurua me fanfara në vitin 2015 por nuk është përdorur dot as nga Shqipëria dhe as nga Kosova, pavarësisht se ka kushtuar mbi 70 milionë euro për të dyja vendet.

“Ka një dimension politik me ndikim në funksionimin e sistemit të energjisë elektrike dhe për këtë shkak ENTSO-E nxit qeveritë Europiane dhe Kombëtare dhe politikëbërësit të ndërmarrin veprim të shpejtë. Këto aksione duhet të trajtojnë anën politike të këtij problemi, në mënyrë që të mbështesin ENTSO-E dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të gjejnë një zgjidhje teknike,” thuhet në njoftim.

Qeveria e Gjermanisë, e cila ka financuar përmes kredive ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, kërkoi një zgjidhje politike të situatës shtatorin e kaluar, por problemi ka mbetur ende pa zgjidhje dhe 70 milionë euro linjë interkonjeksioni është bërë një fantazëm që kërkon pagesën e kredisë dhe kostos së mirëmbajtjes por pa qenë e mundur të vihet në punë.

Frekuenca e energjisë nuk duhet të bjerë nën 47.6 dhe nuk duhet të rritet mbi 42.4 Hz në mënyrë që sistemi të funksionojë siç duhet. Në rast se kjo ndodh, të gjitha kapacitetet gjeneruese do të dalin nga rrjeti automatikisht. Që nga mesi i janarit deri më sot, frekuenca mesatare ka qenë 49.996 Hz dhe ky devijim në dukje minimal nga mesatarja ka shkaktuar miliona euro humbje si dhe ka mbajtur disa minuta nga ecuria normale e orëve elektronike. BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.