Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
1 vit nga tërmeti. 12 mijë familje jetojnë në çadra, kurse Rilindja në charter

1 vit nga tërmeti. 12 mijë familje jetojnë në çadra, kurse Rilindja në charter

Kryesore
E premte, 27 Nëntor 2020 12:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ermir Gjinishi 

Dhimbje, lot, zhgënjim. Ky është trishtimi i kësaj dite, një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Banorët e pastrehë po kalojnë dimrin e dytë jashtë, bashkë me rrezikun e kovidit mbi shpinën e kërrusur nga premtimet e gënjeshtërta të një sekti gënjeshtarësh. Bilanci i tërmetit ishte katastrofik. 51 viktima, 913 të plagosur, 200 mijë banorë pa strehë, 90 mijë banesa të pabanueshme, 11 mijë të dëmtuara. Nën sëmundjen e vetëkrekosjes paranojake, kryerilindasi deklaroi se në shtator të gjitha shkollat do të ishin të përfunduara dhe në fund të 2020-ës gjitha banesat e ndërtuara. Klishetë e monologjeve boshe të ERTV-së kanë vlerën citimit latin: Avantazhi i budallait është se ai është gjithnjë i kënaqur me veten.

MASHTRUES! Njeriu që para një viti premtoi se pikërisht sot, të gjithë banorët do të kishin shtëpitë e reja, fluturoi me charter dhe na la në dorë një video dopiogjashtë. Shkeli pabesisht kujtimin e 51 viktimave që fjetën për të mos u zgjuar më nën rrënojat e betonit vrastar të sekto-rilindjes. Jeta e njeriut është gjëja më pavlerë në tefterët e mafio-rilindjes. Kryerilindasi dhe tufa e tij me maska, mashtron të gjallë e të vdekur. Mashtrimi është serumi i këtij sekti ogurzi që vendit i solli vetëm mjerim, varfëri, braktisje dhe vdekje. Sot, megjithëse më shumë se 4,000 shqiptar kanë mbetur pa shtëpi, 12,000 familje në çadra dhe 13.365 të tjera me qera, Kryehaqimi i qeverisë së oligarkëve, pa ja ndjerë, poston video e foto si të jetë duke pozuar për revista Play Boy. Striptizmi i tij politik është kartolina e shërbimeve për oligarkët dhe kamxhiku i mjerimit të popullit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DEMAGOGJI! Tërmeti nxorri zbuluar videot 3D me rezolucion që poston kryedemagogu nga bunkeri i tij. 90% e stacioneve të sizmiologjisë në gjithë vendin ishin pa burim energjie rezervë, ndërsa Departamenti i Sizmiologjisë nuk kishte fonde për studime shkencore. Vetëm pas një muaji Instituti i Sizmiologjisë pranoi zyrtarisht se lëkundjet ishin të magnitudës 6.4 të shkallës richter, dhe zgjatën rreth 1 min.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kaosi post-tërmet tregoi se autoritetet përkatëse kishin mungesë eksperience dhe ekspertize. Logjistika dhe mjetet operative specifike mungonin, ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit përfunduan nëpër gomosteritë aty pranë për të adaptuar mjete shpëtimi ndihmëse. Më keq se kaq, nga 51 viktima, afro gjysma e tyre (24 vetë) humbën jetën pasi ishin rifutur në banesa pas lëkundjeve të shtatorit, ndërsa institucionet e shtetit, në shkelje flagrante të ligjit, nuk i ndaluan. Ky ishte krimi më i rëndë në këtë fatkeqësi.

Mund t'ju interesojë

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për O...

Para 8 orësh
Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Para 8 orësh
Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të keqen me emrin Rama

Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të ...

Para 9 orësh

Për muaj të tërë tërmeti nuk është përmendur në leksikun infantil të qeverisë megjithatë, Kryeqeveritari ynë gjithnjë gjen kohë mjaftueshëm të sulmojë opozitën me demagogji njëlloj si në fletë-rrufetë e kohës së etërve. Qenia puniste nuk jeton dot pa armiq. Ajo i krijon edhe kur nuk ekzistojnë.

E KORRUPRUAR! Kjo është damka e sekto-qeverisë në të gjitha raportet ndërkombëtare. Plani për rindërtimin është kthyer në një aferë korruptive. Vetëm në Durrës, tenderi për rindërtimin e 667 objekteve i është dhënë një kompanie e cila “rastësisht” është pronë e një ish-kryetari bashkie të rilindjes, ndërsa objektet e kategorisë DS4 i janë dhënë një dore të vetme. Papërmendur këtu abuzimet e pafundme në kategorizimin e objekteve, sidomos DS4 dhe DS3 dhe dëmshpërblimet e dhëna deri në mënyrë fiktive militantëve partiakë. Si nuk u lodhën duke vjedhur as në kohë morti. Njerëz të dehumanizuar.

Interesi publik për 8 vite nuk ka qenë prioritet i sekto-rilindjes. Termat kohorë mbi procedurat e rindërtimit, pas të cilave qeveria mundohet të fshehë vonesën dhe korrupsionin e saj galopant, nuk vlejnë për investimet PPP. Ndryshe nga projekti i rindërtimit, në rastin e incenetarorëve mafio-qeveria rilindase brenda një dite mori 14 vendime për xhepat e kompanive Offshore.

FAJTOR! Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për t’i bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë thotë Aristoteli. Për mafio-rilindjen ajo rrugë nuk ekziston. Ka një vullnet politik që krimi të mos zbardhet, Asnjë i dënuar deri tani për atë masakër urbane. Nuk do të ketë. Ndërtuesit janë oligarkë të sekto-rilindjes, firmëtarët dhe cerifikuesit yzmeqarë, ndërsa drejtësia vegël në duart e tyre.

Reforma për Drejtësi ka dështuar në mënyrë spektakolare. Me shpresën se do t’ia hedhë, mafjo-rilindja ka harruar efektin e matricës mitike të Platonit: Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që e vuan atë.

Dënimi më i madh në jetë është të lejosh disa njerëz të qëndrojnë në jetën tënde më shumë se sa e meritojnë. Shqiptarët në çadra, rilindja në charter. Me gjithë këto turbulenca 8 vjeçare sekto-rilindja dhe ithtarët e saj nuk do të gjejnë vend ku të ulen më 25 prill.

Etiketat e lidhura

Ermir Gjinishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 3 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 4 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 8 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.