Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri tallet keq me PD dhe Berishën: ”Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Do të dorëzohem vetë te autoritetet amerikane”

Kryeministri tallet keq me PD dhe Berishën: ”Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Do të dorëzohem vetë te autoritetet amerikane”

Kryesore
E enjte, 22 Janar 2026 13:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tone tallëse debatin në Kuvend, në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj akuzave dhe kritikave të opozitës, duke iu referuar rolit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend. Rama deklaroi se pa Tony Blair nuk do të kishte ndodhur ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, duke akuzuar kundërshtarët politikë për qëndrime të dyfishta ndaj çështjes së Kosovës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Pa Tony Blair nuk do ndodhte futja e NATO-s në Kosovë që ju e doni aq shumë, ndërkohë që nuk ndaluat duke çuar naftë te Sllobodani dhe nuk latë fjalë të poshtër pa thënë për UÇK-në. Nga dashuria për Kosovën e kishit”, u shpreh kryeministri nga foltorja e Kuvendit. Në vijim të fjalës së tij, Rama ironizoi thirrjet e opozitës për kallëzime në SPAK, duke e cilësuar këtë institucion si “stacionin e fundit të rrugës së shpresës” së tyre për të ardhur në pushtet.

Mund t'ju interesojë

Para 7 orësh
I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemr...

Para 8 orësh
Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush ...

Para 8 orësh

“Çoje në SPAK, thoni ju. Tani që ushtria amerikane anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës së shpresës suaj për pushtet. Ju fituat”, deklaroi ai me ironi. Kryeministri reagoi edhe ndaj akuzave se po shfaq nervozizëm gjatë seancës parlamentare, duke mohuar këtë interpretim dhe duke e përshkruar veten si të duruar dhe të përkushtuar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Unë nervoz? Unë kam pasionin e atij që sheh se si të gjitha kurthet në pyll janë hapur dhe janë plot. Për ato kurthe duhet durim”, tha Rama. Në mbyllje, ai u ndal edhe te etiketimet e përdorura nga opozita ndaj tij, duke ironizuar nofkën “Ramaduro”. “Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Hiqeni këtë, se më shtoni durimin”, përfundoi kryeministri.

Duke bërë një krahasim me të kaluarën, Rama u ndal edhe te imazhi i Shqipërisë ndër vite. Ai kujtoi se një dekadë më parë vendi shihej si një “ishull” që përmendej vetëm për lajme të këqija, ndërsa shqiptarët në botë perceptoheshin përmes stereotipeve negative. “Sot ai ishull ka aeroportin me rritjen më të lartë në Evropë dhe të parin në rajon, duke lënë Beogradin në vend të dytë”, deklaroi kryeministri.

Në kontekstin e tensioneve globale dhe presionit të shtuar mbi paqen, Rama e cilësoi ftesën personale nga presidenti amerikan për t’u bërë anëtar themelues i Bordit të Paqes si një nder të veçantë për Shqipërinë. “Jo se jemi të mëdhenj, por sepse na jepet mundësia të rritemi si shtet, duke zgjeruar dijen dhe forcuar vetëdijen tonë si punëtorë të paqes”, theksoi ai.

Në fund të fjalës së tij, Rama kritikoi opozitën, duke deklaruar se, sipas tij, “humbësit kronikë” po përpiqen edhe këtë herë të zhvlerësojnë një mundësi për Shqipërinë. “Duan të humbasin edhe këtë rast, duke vazhduar të bindin shqiptarët se nuk vlejnë për gjë tjetër veçse për të përfaqësuar humbjen në të gjitha format e saj”, tha kryeministri. Ai vazhdoi duke u tallur me PD kur pohoi se “Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj.

Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 7 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.