Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kush po na përgjon si qytetarë?

Kush po na përgjon si qytetarë?

Forum
E hënë, 7 Prill 2025 21:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Po përgjohemi! Alarmi ka filluar prej ditësh, frika nuk është për përgjimet e SPAK, por nga grupe të specializuara kriminale apo për shantazhe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për përgjimet përmes aparaturave teknologjike apo mesazheve hakëruese.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Autorja e emisionit, Grida Duma tregoi një SMS të çuditshëm që ka marrë më parë nga hakerat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Karamuço shpjegoi se që nga formulimi i mesazhit, ai që e ka shkuar nuk është shqiptar, teksa shtoi se nëse hapet linku, të vidhen të dhënat.

“Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.

A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme.

Me emra janë kërkuar para. I kanë bërë në Shqipëri, por nuk i bëjnë më. S’po flasim se na kanë ardhur kinezët, koreano-veriorët, izraelitet, jo. Në Itali për shembull është kapur një grup rumun. Rfdi, përmes bombardimeve me frekuenca merr të dhënat e kartave që mund të kesh. Në atë grup është kapur edhe një shqiptar. Ajo aparaturë zëre se ka ardhur në Shqipëri, shqiptarët duhet të tregojnë kujdes. Ka dhe goca që i mbajnë çantat e hapura”, shprehet ai.

Ndërkohë te emisioni “Të PaEkspozuarit” u tha se në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve.

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.

Deklaratat e ekspertëve:

Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino një postier që i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit.

Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kujton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?

Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.

Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi.

Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me rradhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë.

Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…

Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur.  Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.

Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi të MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një arme pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim.

Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.

Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si “man in the middle”  (ndërmjetësuar). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 6 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 7 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 10 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 12 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.