Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:04 Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së kundër bllokimit të marrëveshjes për emigrantë me Shqipërinë

Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së kundër bllokimit të marrëveshjes për emigrantë me Shqipërinë

Kryesore
E martë, 17 Dhjetor 2024 17:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i kërkoi të martën Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të hedhë poshtë kundërshtimet ndaj planit kryesor të qeverisë së saj për të dërguar emigrantë detarë në Shqipëri.

Gjyqtarëve të BE-së u është kërkuar të peshojnë mbi marrëveshjen nga gjykatat italiane, të cilat kanë zemëruar Melonin duke bllokuar transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga italianët në Shqipëri, duke thënë se ishte kundër ligjit të BE-së.

Duke folur në dhomën e ulët të parlamentit përpara një samiti të liderëve të BE-së, Meloni tha se duhej qartësi “për një çështje që ka qenë objekt i masave të fundit gjyqësore me një aromë ideologjike”.

Nëse GJED do të konfirmonte këto masa, “kjo do të rrezikonte të kompromentonte…politikat e riatdhesimit të të gjitha shteteve anëtare”, të paktën derisa rregullat e bllokut të ri të azilit të zbatohen plotësisht në vitin 2026, tha ajo.

“(Kjo është) një perspektivë shqetësuese dhe e papranueshme që duhet të parandalohet me vendosmëri,” tha Meloni.

Sipas planit italian, vetëm burrat e rritur dhe jo të cenueshëm nga një listë vendesh që konsiderohen “të sigurta” nga autoritetet e Romës kanë të drejtë për ndalim në Shqipëri dhe riatdhesim të shpejtë nëse kërkesat e tyre për azil refuzohen.

Skema ka tërhequr interesin e vendeve të tjera evropiane të cilat po kërkojnë mënyra për të reduktuar migrimin e paautorizuar.

Gjyqtarët italianë vunë në pikëpyetje marrëveshjen, duke thënë se sipas një vendimi të GJED-së nga tetori që nuk lidhej në mënyrë specifike me Italinë, asnjë komb i origjinës nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse edhe vetëm një pjesë e tij ishte e rrezikshme.

Një vendim i dytë i GJED-së duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen midis gjyqtarëve të Italisë dhe qeverisë së saj, por një vendim nuk pritet së shpejti.

Ndërkohë, Italia ka ndaluar dërgimin e emigrantëve në Shqipëri dhe ambientet e paraburgimit janë bosh.

Megjithatë, Meloni ka thënë vazhdimisht se është e bindur se plani i saj përfundimisht do të funksionojë pavarësisht pretendimeve të opozitës se ka qenë një humbje parash.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.

Sipas marrëveshjes, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma./Europa e Lirë/

Mund t'ju interesojë

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për O...

Para 10 orësh
Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Para 11 orësh
Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të keqen me emrin Rama

Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të ...

Para 11 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 14 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 10 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 9 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.