Kryeministri Edi Rama është pritur në Izrael nga homologu Benjamin Netanyahu. Rama do të pritet me ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelit, të cilit do t’i drejtohet me një fjalim historik, sipas protokollit që Kneseti i ka rezervuar një numri të kufizuar lideresh, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump. Përvec Ramës, në seancë do të flasë dhe kryetari i Knessetit, Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, lideri i opozitës, Yair Lapid.
Vizita e Ramës në Izrael do të mbyllet të martën, më 27 janar, me një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Vizita bëhet në ditën e Shoas, ose të kujtesës për 6 milionë hebrenjtë e zhdukur nga nazistët ne luftën e dytë botërore. Kjo vizitë e Ramës vjen pak ditë pasi Kuvendi I dha dritën jeshile Aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqës.

