Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 10:03 Kërcënimi terrorist në Norvegji: PST paralajmëron sulme nga ekstremistë islamistë dhe të krahut të djathtë Shërbimi Norvegjez i Sigurisë Policore (PST) paralajmëron për mundësi sulmesh terroriste nga ekstremistë islamistë dhe të krahut të djathtë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Senati Amerikan nuk miraton projektligjin në mbrojtje të gazetarëve që të mos tregojnë burimin e informacionit

Senati Amerikan nuk miraton projektligjin në mbrojtje të gazetarëve që të mos tregojnë burimin e informacionit

Bota
E mërkurë, 11 Dhjetor 2024 23:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një projektligj që synonte forcimin e mbrojtjes për gazetarët nuk u miratua në Senat të martën në mbrëmje, pasi u bllokua nga senatori republikan Tom Cotton.
Nisma synonte miratimin e një ligji federal për mbrojtjen e gazetarëve që të mos detyrohen nga qeveria të tregojnë informacione siç është identiteti i burimeve të tyre. Projektligji i quajtur “PRESS” gjithashtu do të kufizonte konfiskimin nga autoritetet të të dhënave të mbledhura nga gazetarët, pa njohurinë e tyre.
Pothuajse çdo shtet amerikan, si dhe kryeqyteti Uashingtoni, kanë ligje të tilla mbrojtëse, apo vendime gjyqësore, që njohin të drejtën e mbrojtjes së burimeve, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj të ngjashëm në nivelin federal.

Mund t'ju interesojë

Gratë në Iran stërviten me armë dhe mitralozë, raportohet për përgatitje për një sulm amerikan

Gratë në Iran stërviten me armë dhe mitralozë, raportohet për përgatitje për një sulm a...

Para 1 ore
Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar ...

Para 1 ore
Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 11 orësh

Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, e kishte miratuar unanimisht projekt-ligjin ‘PRESS”, në muajin janar.
Megjithatë, përpjekja për ta miratuar unanimisht edhe në Senat dështoi të martën pasi u bllokua nga Senatori Tom Cotton. Çdo senator ka të drejt të bllokojë miratimin e një projektligji, nëse është hedhur në votim me qëllimin që të miratohet unanimisht.
Gjatë fjalimit, republikani Cotton tha se po e bllokon miratimin pasi ka shqetësime mbi sigurinë kombëtare.
“Miratimi i këtij projektligji do ta bënte Senatin e Shteteve të Bashkuara një bashkëpunëtor të zyrtarëve, të siustemit që njihet si “deep state”, ‘shtet paralel’, që nxjerrin informacione të paautorizuara, bashkëpunëtor të tradhtarëve dhe kriminelëve si dhe gazetarëve që rendin pas famës dhe urrejnë Amerikën”, tha Senatori Cotton.
“PRESS”, megjithatë bën përjashtime në zbulimin e identitetit të burimeve që kanë lidhje me terrorizmin dhe situata të tjera urgjente.
Senatori demokrat Ron Wyden, e kundërshtoi fjalimin e kolegut republikan Cotton.
“E kuptoj që sot nuk kemi konsensus unanim dhe kjo është për të ardhur keq. Unë mendoj se Amerika do të bëhej me e fortë dhe më e lirë nëse do e miratonim këtë ligj sot. Ne do ta sjellim atë sërish për votim”, tha Senatori Wyde, duke shtuar se “ky projektligj është shumë i rëndësishëm. Liria e fjalës është një prej themeleve jetike që e bën vendin tonë të veçantë”.
Organizatat që mbrojnë lirinë e shtypit shprehën zhgënjimin për mos miratimin e projektligjit.
“Ky është një projekt-ligj i arsyeshëm me mbështetje të gjerë dypartiake”, i tha Zërit të Amerikës Gabe Rottman, drejtor i politikave në Komitetin e Gazetarëve për Lirinë e Shtypit. “Është koha për ta miratuar atë”.
Pasi zoti Donald Trump fitoi zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, disa prej këtyre organizatave thanë se po bënin përpjekjen përfundimtare për ta miratuar projektligjin në Kongres dhe që Presidenti Joe Biden ta nënshkruante atë para se të largohej nga detyra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti i zgjedhur Trump ka kërcënuar më parë se do të burgosë gazetarët nëse ata nuk zbulojnë burimet e tyre nga artikujt që ai beson se kanë implikime të sigurisë kombëtare.
Muajin e kaluar, përmes rrjeteve sociale, ai u bëri thirrje republikanëve që të mos e miratonin këtë projektligj./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend
Para 2 minutash

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend

Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?
Para 10 minutash

Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?

Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”
Para 10 minutash

Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”

Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)
Para 22 minutash

Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 12 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 11 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 15 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 12 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.