Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Kryesore
E hënë, 25 Nëntor 2024 06:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, tha të dielën këshilltari i zotit Trump.

Ligjvënësi republikan, Mike Waltz, është përzgjedhur nga zoti Trump për të shërbyer si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare gjatë administratës së re që fillon punën më 20 janar. Ai tha për kanalin televiziv “Fox News” se vendimi i Presidentit Biden në largim për të lejuar Ukrainën që të përdorë mina tokësore në përpjekje për të ndaluar përparimin e trupave tokësore ruse në fushën e betejës, e ka kthyer luftën në pjesën lindore të Ukrainës në diçka që ngjason me betejën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 11 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 12 orësh

Zoti Waltz tha se vendimi duhet të jetë brenda një kornize më të gjerë për t’i dhënë fund konfliktit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në këtë front kemi të bëjmë me numër të madh civilësh dhe ushtarësh”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Ukrainë mina kundër këmbësorisë për shkak të ndryshimit të natyrës së konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, fushëbeteja kryesore.

Zoti Austin tha se përparimi i Moskës po udhëhiqet nga trupat tokësore ruse, në vend të forcave më të mbrojtura në transportues të blinduar, kështu që Ukraina ka një nevojë për mjete që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e kësaj përpjekjeje.

Zoti Waltz tha se Presidenti i zgjedhur Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, është i shqetësuar nga bilanci i rëndë i viktimave që ka shkaktuar lufta. Ai tha se pyetja kryesore është “si mund të ringjallim parandalimin dhe të sjellim paqen”.

“Duhet ta çojmë këtë (luftë) drejt një fundi të përgjegjshëm”, shtoi ai.

Zoti Trump është shprehur vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, madje, përpara se të inaugurohej si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump nuk ka deklaruar se si do ta bënte një gjë të tillë dhe gjatë debatit presidencial në muajin shtator nuk pranoi të shprehej nëse ai dëshironte që Ukraina të fitonte luftën.

Presidenti Biden hoqi kufizimet ndaj Ukrainës duke e lejuar që të lëshonte raketa amerikane me rreze veprimi deri 300 kilometër, në thellësi të Rusisë, në përgjigje të dislokimit të 10 mijë trupave koreanoveriore për të luftuar krahas forcave të Moskës. Dy ditë më vonë, Kievi vuri si objektiv me këto raketa, depot e armëve në rajonin rus Briansk.

Më pas, Presidenti Vladimir Putin lëshoi një raketë të re eksperimentale duke vënë në shënjestër rajonin Dnipro, në lindje të Ukrainës.

“Është qartazi pëshkallëzim”, tha zoti Waltz. “Ku po shkon ky përshkallëzim? Si mund t’i ulim të dyja palët në tryezë për bisedime për paqe”?

Zoti Waltz, posti i të cilit nuk ka nevojë të konfirmohet nga Senati, tha se ka patur takime me Jake Sullivan, këshilltarin për siguri kombëtare të Presidentit Biden.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden në largim, po punojnë ngushtë për të krijuar një front të bashkuar përballë kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së ndryshimit të udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë, tha të dielën Mike Waltz, këshilltar i zotit Trump.

“Për kundërshtarët tanë që mendojnë se kjo periudhë është moment mundësish, që ata mund të vënë njërën administratë kundër tjetrës, ata gabohen”, tha zoti Waltz për kanalin televiziv “Fox News” të dielën.

Zoti Waltz tha se kishte “besim” se zoti Trump do të rivendoste “pa vonesë” paqen në konfliktet në Lindje të Mesme, ku Izraeli po lufton kundër militantëve të mbështetur financiarisht nga Irani, grupi Hamas në Gazë dhe grupi Hezbollah në Liban.

Megjithatë, besedimet disa mujore për armëpushim në Gazë kanë ngecur ndërsa negociatat për të arritur ndalim të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 2 orësh

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 2 orësh

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.