Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi

Kultura E hënë, 24 Qershor 2024 13:40
Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
E megjithatë ai iku, iku për të mbetur këtu shumë më shumë se çfarë do të mund të marrë me vete në këtë ikje. Iku pa e përmbushur misionin e tij. Por sa qëndroi, nejti si burrat. Nuk ju dresht asnjë përleshjeje, siç nuk i dredhoi asnjë prite. Luftoi me zë, me zemër e me shpirt, për të fituar, Agim Doçin dhe përjetësinë. Dhe nuk ishte pak ajo çfarë ai arriti, çfarë ai bëri, çfarë ai deshi. Ndoshta la ndonjë gjë pa përfunduar, por ato që ai bëri, i bëri si deshti, duke bërë më të mirën dhe duke u shpërblyer, jo dhe aq me lavdi dhe merita, se sa me përmbushje të shpirtit.
Agim Doçi ndërroi rrugë, ju dha një shtegu që e çon shpirtin e tij prej drite dhe llave, kah përjetësia. Shkoi shpejt. Nxitoi për të ikur larg. Shkoi i lodhur dhe i lënduar prej një të tashmeje, të cilën u përpoq ta ftillonte, por pa i’a dalë dot. Iku në paqe ai shpirt i temperuar në kudhrën e një bote trazimtare. Iku me poetin dhe polemistin, me zërin e potershëm dhe ironinë therëse, fabulën e thellë dhe cinizmin shpues. Na bëri të qeshnim dhe të mendonim, ta donim dhe urrenim. Na tregoi se të jesh intelektual me integritet në një kohë të sunduar nga poshtërsia dhe mbrapshtia, ishte njëjtë si të merrje në shpinë dhe në shpirt barrën e rëndë të apostullit. Ndoshta ai nuk kishte një doktrinë për të shpërndarë, por fjalën dhe qëndrimin e bëri tempull. Nuk zbriti nga Kryqi si një shenjtor, por nuk la kryq pa hypur e gozhdë pa provuar. Bëri dishepullin dhe provoi ndëshkimet si heretik. Kishte flakë fjalën dhe zjarr qëndrimin, ishte një Ante në një truall që dridhej dhe përpëlitej.
Në ikje, Agim Doçi la çfarë do t’i mungojë studiove televizive, zërave të tendosur dhe qëndrimeve shkundullitëse. Ikja e tij do të lërë një vend bosh në tempullin e poezisë dhe këngës, në lartësimin ku ai e çoi fjalën.
Agim Doçi do të jetë përgjithmonë në kujtesën tonë, po aq sa poet dhe polemist, antikonformist dhe kontributor vlerash intelektuale. Zëri dhe mendimet e tij ishin gjithnjë të potershme, sepse vetëm kësisoj do të ishte e mundur të dëgjohej intelektuali dhe veprimtari i vlerave, ai që e donte me mish e me shpirt këtë vend, anipse në një mënyrë që të shumtë ishin ata që nuk e kuptuan, por jo të paktë ata që e patën “halë në sy”.
Ai duhej të dëgjohej me sesbën dhe e meritonte këtë, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë. Nga një media në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, ai ishte qendra dhe gjithë projektorët e vëmendjes ishin gjithnjë drejt tij. Me atë tipin gjithnjë të befasishëm dhe shpërthyes, solli përmasat e një modeli origjinal.
Erdhi dhe iku për të mbetur një fenomen poetik dhe mediatik, një përmasë e patëdytë dhe e ndryshtë e qasjes për të komunikuar dhe reaguar. Ku kishte tym, ai ishte zjarri, dhe diti të dritte dhe të digjte, si pakkush.
Agim Doçi nuk kishte një model krahasues, sepse ishte vetë identiteti i tij unik, ajo çfarë përfaqësoi dhe ngulmueshëm kërkoi të ishte aty, aty ku ai guxoi gjithnjë të ndeshej. Ndoshta në këtë beteja, ai ishte më donkishotesk se vetë Don Kishoti i Servantes, i një periudhe kalorësiake që vinte në një kohë të pakohë, për të mbajtur qëndrime, për të shprehur rezerva, për të ngritur zërin kundër, e pse jo, për të patur gjithnjë të drejtë.
Sot që ai i përket përjetësisë, secili gëzon legjitimitetin të jetë prezent në këtë ditë morte, të përfshihet emocionalisht dhe formalisht në një ngjarje. Dhe vërtetë ndërrimi jetë i Agim Doçit është dhe duhet të jetë ngjarje, pavarësisht se si ai ka mbetur te njeri apo ç’përshtypje ka lënë tek tjetri. Ndoshta, sa ishte në këtë jetë, nuk e vrau mendjen dhe aq së çfarë do të thuhej për të, ndërsa çfarë kishte mbetur për në banesën e fundit, ishte çfarë ai nuk ishte. Sepse çfarë ai ishte, do të mbetet përgjithnjë, një zë i zemërimshëm që zëshëm kumbon, një shpirt i paepur që rend odisedave për të gjetur Itakën e prehjes së përgjithmonshme.
Po të kishte të drejtë fjalë, Agim Doçi, me patjetër edhe sot do të kishte diçka për të thënë, ndoshta jo për gjithë këtë shtirje dhe kortezh maskash, se sa për mënyrën se si ai do të duhej të ikte, si i mundur në një betejë me vdekjen. Ndoshta do të thoshte, se vdekja ishte zemëruar me të më shumë se sa ata që ai la pa gjumë, apo ata që ai i futi në pështjellime njëjtë si në mendime, me fjalën e tij të urtë dhe humorin e tij pikant.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Para 11 orësh
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Etiketat e lidhura

Agim Doçialbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 13 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.