Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:04 Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni. Kryeministri Edi Rama nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ai momenti që vetë hiri i hyjnisë zbret në kraharorin e një nëne

Kultura E diel, 23 Nëntor 2025 16:14
Ai momenti që vetë hiri i hyjnisë zbret në kraharorin e një nëne
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Nga gjithë mrekullitë e jetës, ai moment është më i mrekullueshmi. Asgjë më madhështore nuk e begaton më hyjnisht prehrin e jetës me mirësi dhe magjepsje, si ai moment.
Çelet qielli dhe gruaja shtryllet nën peshën e dhimbjes për t’i dhënë kuptim pritjes. Me zërin që i ngërthehet heshtjes si një gjëmim gruaja njofton ardhje e mbretërimit të jetës.
Lindja, sjellja në jetë e një fëmije është akti më sublim që arrin të mbulojë me dritën më të shndritshme që kanë parë jeta në sytë e një nëne.
Mijëra diej shpërthejnë në një çast të vetëm dhe mbushin me vezullim qenien e gruas, e cila si një hyjneshë thërret me dhimbje dhe lutje bekimin e barkut të saj.
Pafundësi galaktikash shpërfaqen në këtë ceremonial madhështor, ku botëve e qytetërimeve u flitet me sytë e përlotur të nënës, lëvizjet e shkujdesura dhe të qarat hymnizuese të fëmijës.
Vetë vullneti i krijuesit është pjesë e këtij momenti sublim, ku jeta e një gruaje për të sjellë në jetë një jetë nga trupi i saj, kalon përmes shpërthimit të një ylli, dhe fati i saj kalon në një fije të hollë që zemra e blatuar shenjtëri së nënës nuk e lë të këputet.
Pas mundimeve dhe lodhjes, pas frikës dhe dhimbjeve që skajin caqet e tejmë, një grua provon të shtrijë duart e drobitura dhe të marrë foshnjën, të marrë fitoren e kësaj beteje ngadhënjyese.
E merr në duart krijesën që është ngjizur dhe rritur brenda shtatit të saj, dhe duke e mbuluar me puthje dhe të qara, të qarat e tij, e lejon të prehet në paqen e kraharorit, në gjëmimin e asaj zemre që për 9 muaj ka dëgjuar një zemër brenda të sajës dhe sot dëgjon një jetë në jetë e përjetësisë.
Dhe minutat e mëdha të këtij pragu pritjeje zgjatojnë në shkreptima sysh dhe gazmimi.
E mbulon nëna fëmijën me vështrimet e syve të skuqur, e ledh me gishtat që i dridhen dhe qan. Ajo tashmë ka botën në kraharor, ka nënën në shpirt, ka hyjneshën në altarin e detyrës së lartë që merr këtë ditë, ditën e krijimit të botës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Etiketat e lidhura

albert vatajfemijajetanena. Gruaja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 2 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 4 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 9 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 26 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.