Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Botimet e reja për diktaturën komuniste

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 21:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dita e pestë e edicionit të tretë të “Ditëve të Kujtesës”, i dha sërish rëndësi promovimit të botimeve shkencore mbi diktaturën. Nën kujdesin e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) dhe bashkëpunimit me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), u prezantuan për publikun vëllimi i dytë i projektit të IDMC “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore”, vëllimi i shtatë i “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist” dhe vëllimi i parë i “Indoktrinimit komunist” botime të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).

Në lidhje me botimim e dytë “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore”, Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole tha se Instituti që ajo drejton e ka menduar të rëndësishëm botimin e një libri që përmban materiale plotësuese për lëndën e Historisë në gjimnaze, sepse “ka ardhur koha që historia të mos mësohet nga thashathemet, por përmes të dhënave arkivore”. Sipas Godoles “mësuesit duhet t’u tregojnë nxënësve fakte të së shkuarës dhe kështu historia të tregohet ashtu sikurse ishte dhe jo sikurse bëhet aktualisht me tekste që nuk flasin qartë për diktaturën”. Duke treguar për projekte të tjera që shkojnë paralel me botimin në fjalë, si për shembull “Terminologu” apo “Unë dëshmoj!”, Drejtoresha e IDMC theksoi rëndësinë e edukimit të të rinjve për të shkuarën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Më tej botimin e përshkroi me detaje ekspertja e kurrikulës në shkolla, Fatmiroshe Xhemalaj. Ajo tha se vëllimi i dytë, ndryshe nga vëllimi i parë që flet për “Represionin në periudhën e vetizolimit”, ndalet te “Jeta e përditshme në periudhën e vetizolimit”. Ajo tregoi për grupin e punës, të formuar nga ajo, Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole dhe historiani Idrit Idrizi. Përzgjedhja e të dhënave arkivore që janë përdorur në botimin e dytë, ajo tha se është kryer nga ky grup pune dhe përmes ballafaqimit me mësuesit, të cilët janë gjithashtu bashkë-autorë. Sipas Xhemalaj libri ka mjaft rëndësi për procesin edukues pasi sipas saj “po nuk e kuptoi mësuesi i historisë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën e afërt, nuk mund të presim që atë të shkuar ta kuptojnë edhe të rinjtë e këtij vendi”. Xhemalaj theksoi fort se askush nuk synon “nxitjen e urrejtjes, por vetëm edukimin përmes fakteve”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të pranishëm në sallë ishin nxënës të shkollave të ndryshme, por edhe ish-të përndjekur.

Në pjesën e dytë u prezantua vëllimi i “VII” i “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist (Q-S)” punuar nga ISKK dhe po kështu edhe vëllimi i “I” i “Indoktrinimit komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (1945-1968)” punuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Vëllimin e radhës së enciklopedisë e prezantoi Çelo Hoxha, Drejtor i Drejtorisë së Arkivës në ISKK. Ai rikujtoi se punimi ka mjaft vlera për studiuesit dhe sidomos familjet e të përndjekurve. Çelo tha se “enciklopedia e viktimave shërben njëjtë si kodikët e shumëpërfolur, pasi edhe në të ardhmen, kur të ketë kaluar kohë, emrat e atyre që vuajtën diktaturën do të mbetet”. Sipas tij ekzistenca e atyre që vuajtën nuk është vetëm në listat e dëmshpërblimeve, sepse për shembull “klerikët nuk e kanë kërkuar dëmshpërblimin, po kështu një pjesë e ish-të përndjekurve nuk kanë lënë pas njerëz të cilët ta kërkojnë atë, dhe po ashtu ka ish-të përndjekur që nuk e kanë kërkuar fare”. Kështu sipas Çelos “kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë qenë të përndjekur vetëm pse nuk figurojnë për dëmshpërblime”.

I pranishëm në aktivitet, Drejtori i KAS për Shqipërinë, Walter Glos premtoi mbështetje të mëtejshme të projekteve që synojnë zbardhjen, dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së vuajtjeve njerëzore të diktaturës.

Ndërkohë prezantimin për botimin tjetër e bëri historiani Beqir Meta, i cili ishte njëherësh edhe një nga autorët e librit “Indoktrinimit komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (1945-1968)”. Vëllimi i parë sipas tij nuk mund të përfshinte të gjitha aspektet dhe masën e përgjithshme të indoktrinimit komunist, prandaj “u vendos që të specifikohej për kulturën letërsinë dhe artin”. Meta tha se do të punohet për të përpiluar 10 volume dhe që në të ardhmen të studiohen gjithashtu edhe aspekte më të gjithëanëshme të indoktrinimit, si për shembull atë ideologjik, apo politik. “Indoktrinimi ka qenë një proces shumë i suksesshëm për diktaturën, ndërsa për ne shqiptarët, ka qenë një proces që fatkeqësisht i deformoi shumë aspekte të jetës së përditshme, të sjelljeve apo dhe gjykimit” – tha Meta, i cili kujtoi të ashtuquajturat shtëpi të kulturës, që në kohën e komunizmit drejtoheshin nga persona që nuk kishin aspak formim dhe mund të cilësoheshin edhe analfabetë.

“Ditët e Kujtesës” vazhdojnë më tej ditën e hënë, datë 29 me prezantimin punimeve të studiuesve të rinj, konferencën ndërkombëtare shkencore që do të mbahet për dy ditë me rradhë, dhe më tej me konkursin “Pyet Gjyshërit 3” që këtë vit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë për nga pjesëmarrja me prurje nga shkolla dhe nxënës nga e gjithë Shqipëria.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.