Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:56 PSG merr lajme të këqija, Dembele mbetet 3 javë jashtë fushave Problemet fizike po kthehen në një shqetësim serioz për PSG-në. Pas lajmit të rëndë për Kvaratskhelian, i cili sipas raportimeve ka mbyllur sezonin, edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili ishte Bud Spencer, i forti i filmave aksion dhe komik, sipas rrëfimit të bashkëshortes, Maria Amato

Kultura E diel, 31 Gusht 2025 14:34
Cili ishte Bud Spencer, i forti i filmave aksion dhe komik, sipas rrëfimit të bashkëshortes, Maria Amato
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Bud Spencer, gjiganti i kinemasë italiane që fitoi zemrat e botës me humorin dhe mirësinë e tij, nuk ishte vetëm një ikonë e ekranit, por edhe një njeri i thjeshtë, i përkushtuar ndaj familjes. Pas figurës së tij të fortë fshihej Carlo Pedersoli, burri dhe babai i dashur, i mbështetur për gati pesë dekada nga bashkëshortja e tij, Maria Amato.
Fjalët prekëse të Maria Amato, bashkëshortes së Bud Spencer, zbulojnë jo vetëm një pjesë intime të jetës së aktorit, por edhe dimensionin njerëzor që fshihej pas legjendës së ekranit:
“Ai nuk ishte burri që të nxirrte për dreka apo të dhuronte trëndafila. Muaji ynë i mjaltit zgjati vetëm tre ditë. Por kurrë nuk pata rivale në jetën tonë, përveç motorëve, dashuria e tij tjetër. Carlo ishte një njeri i mirë. E shijoi jetën në maksimum. Marr ende letra nga fansat që më bëjnë të qaj… aq të ndjera janë. Shkruajnë: ‘Na dhe paqe mendore. Na dhe gëzim. Shikojmë filmat e tu me fëmijët tanë, siç i kemi parë dikur me prindërit tanë.’”
Në këto fjalë të thjeshta, por të mbushura me emocion, ndjehet forca e një dashurie të madhe, të pashoqëruar nga gjestet romantike klasike, por të mbështetur në besnikëri, respekt dhe gëzimin e përbashkët për jetën. Maria nuk flet për një ikonë të kinemasë, por për Carlo-n e saj, për burrin që i përkiste asaj dhe ekranit njëkohësisht, duke lënë një trashëgimi që nuk kufizohet në familje, por shtrihet në miliona zemra.
Bud Spencer ishte i martuar me Maria Amato, këtë grua italiane që mbeti gjithmonë pranë tij, një prani e përhershme dhe mbështetëse në jetën e aktorit. Çifti u martua në vitin 1967 dhe solli në jetë dy fëmijë: djalin Giuseppe dhe vajzën Christine. Maria, e cila qëndroi kryesisht larg syrit të publikut, ishte një pjesë thelbësore e jetës së Bud-it, si gjatë viteve të suksesit të tij të madh në kinema, ashtu edhe në vitet më të qeta, larg dritës së kamerave. Marrëdhënia e tyre ishte ndërtuar mbi dashuri, besim dhe respekt të ndërsjellë, dhe Bud fliste shpesh me admirim për të.
Megjithëse ai ishte i njohur për imazhin e tij të fortë në filmat e aksionit dhe komedisë, jeta e tij private ishte e thjeshtë dhe e qëndrueshme. Bud e vlerësonte Marias si një shtyllë të jetës së tij, duke e konsideruar shpesh si ankorën e sigurisë dhe ekuilibrit. Përgjatë martesës së tyre, ata e ruajtën jetën familjare larg syve të publikut, edhe pse fama ndërkombëtare e Bud-it e mbante shpesh në qendër të vëmendjes. Maria nuk kërkoi kurrë lavdi apo publicitet, por mbeti gjithnjë pranë tij, e përkushtuar dhe besnike.
Martesa e tyre zgjati gati pesë dekada, deri në ndarjen nga jeta të Bud Spencer në vitin 2016. Dashuria dhe përkushtimi i Marias u dëshmuan në mënyrën se si ajo qëndroi pranë tij gjatë gjithë jetës. Trashëgimia e Bud-it si aktor i dashur, baba dhe bashkëshort mbetet gjallë jo vetëm në filmat dhe kujtimet që ai la, por edhe në forcën e martesës së tij me Maria Amato, e cila mbetet një dëshmi e gjallë e lidhjes së tyre të pathyeshme.
Trashëgimia që Bud Spencer la pas, nuk ishte vetëm në formën e filmave të tij plot humor dhe aksion, por edhe në një ndjesi universale shprese, mirësie dhe paqeje që u përçua përmes personazheve të tij. Ai u bë një figurë që kapërceu kufijtë e kinemasë italiane, duke u kthyer në një mit popullor global. Edhe sot, familjet mblidhen përpara ekranit dhe qeshin me episodet e tij, duke ripërtërirë atë urë brezash që ai ndërtoi mes të rriturve dhe fëmijëve.
Edhe shqiptarët e kanë përqafuar këtë ikonë, duke e parë si mikun e përhershëm të ekranit, si atë figurë të madhe dhe të dashur që u bë pjesë e kujtimeve të fëmijërisë dhe rinisë së tyre. Bud Spencer mbetet i paharruar, jo vetëm si aktor e sportist, por si një njeri i mirë që diti ta bëjë botën më të lehtë, më të gëzueshme dhe më njerëzore.
Maria Amato, sot është rreth 89-90 vjeçe. Ajo mbetet një figurë e rezervuar dhe e përkushtuar, larg dritës së publikut, por e pranishme në kujtesën e miliona njerëzve si bashkëshortja e Bud Spencer. Me emrin e vërtetë Maria Vasaturo, bija e producentit të madh italian Giuseppe Amato, ajo u martua me Carlo Pedersoli më 1960, duke ndarë me të gati pesë dekada jetë, gëzime, sfida dhe kujtime.

Etiketat e lidhura

albert vatajBud SpencerMaria Amato
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PSG merr lajme të këqija, Dembele mbetet 3 javë jashtë fushave
Para 7 minutash

PSG merr lajme të këqija, Dembele mbetet 3 javë jashtë fushave

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar
Para 7 minutash

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Artan Fuga: Deputetë! Qytetarët e kanë humbur besimin te ju, gjeni zgjidhje politike, sot!
Para 10 minutash

Artan Fuga: Deputetë! Qytetarët e kanë humbur besimin te ju, gjeni zgjidhje politike, sot!

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 25 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 16 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.