Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cila ishte gruaja e legjendës, e cila vlente sa njëqind burra, për dijen, personalitetin dhe karakterin

Kultura E diel, 26 Prill 2026 16:02
Cila ishte gruaja e legjendës, e cila vlente sa njëqind burra, për dijen, personalitetin dhe karakterin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Ndoshta të ishe e vërtetë, do ta kishte të pamundur të ngjitej aq lart, të udhëtonte aq gjatë, të dëgjohej aq qartë, dhe të adhurohet hirshëm, si një shpërblim hyjnor që pikon nga qielli si një dritë e përjetshme në terrin e natës.
Etja për dije, dritë dhe dinjitet e ka djegur dhe zhuritur në gjithmonshmëri njeriun e betejave të thesareve të jetës.
Dhe… koha ndalon, nga thellësitë e horizontit, larg, atje tej ku drita shpërthen duke lajmëruar ditën, ardhjen, zgjimin, zëri i eterit zë të flasë.

Legjenda thotë se, në një cep të largët të Lindjes, aty ku horizonti tretet në mjegullën e pushtetit dhe të misterit, jetonte një sulltan i fuqishëm, zot i fateve dhe i njerëzve, i mësuar që çdo gjë të përkulej përpara vullnetit dhe tiranisë së tij. Një ditë, në veshët e tij mbërriti një rrëfim i pazakontë, diku, në tregjet e skllevërve, ndodhej një grua, vlera e së cilës barazohej me atë të njëqind burrave.
Jo për bukurinë e saj, sepse bukuria ishte monedhë e zakonshme në oborret mbretërore.
Jo për rininë e saj, sepse rinia venitet si lulja nën diell.
Por për diçka që nuk blihej, nuk shitej, nuk nënshtrohej, për mendjen e saj.
I intriguar, sulltani urdhëroi që ta sillnin në pallat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo hyri jo si një e robëruar, por si një prani që nuk njihte nënshtrimin. Hapat e saj nuk kërkonin falje për ekzistencën, shikimi i saj nuk përulej për të fituar mëshirë. Kishte në të një qetësi të thellë, një vetëdije që nuk i përkiste asnjë zinxhiri.
“Thonë se vlen më shumë se njëqind burra. Pse?” – pyeti sulltani, me një buzëqeshje ku përzihej kureshtja me sfidën.
Ajo nuk u ngut të përgjigjej. E pa drejt, pa frikë, pa servilizëm.
“Sepse brenda meje,” – tha ajo, – “jeton një mendje që nuk përkulet as para arit, as para pushtetit.”
Në atë sallë, ku fjalët zakonisht ishin monedha lajke, kjo përgjigje ra si një e vërtetë e zhveshur, oshëtiu. Sulltani buzëqeshi, por kësaj here buzëqeshja e tij kishte një teh të mprehtë sfide dhe frike.
“Do të të bëj vetëm një pyetje. Nëse përgjigjesh saktë, do të jesh e lirë. Nëse gabon…” – ai ndaloi për një çast – “do të vdesësh.”
Pastaj e hodhi pyetjen si një sfidë të fundit të pushtetit:
“Cila është pasuria më e madhe që njeriu mund të zotërojë?”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E reja nuk u përgjigj menjëherë. Ajo u kthye nga shërbëtorët, sikur vendimi tashmë ishte marrë përtej frikës.
“Përgatisni gjërat e mia dhe shaloni kalin,” tha qetësisht. “Së shpejti do të largohem si grua e lirë.”
Pastaj u kthye nga sulltani dhe, me një zë që nuk kërkonte miratim, por vetëm dëgjim, tha:
“Pasuria më e madhe nuk është ajo që zotërohet, por ajo që jetohet.
Veshja më e çmuar është ajo që të mbron nga të ftohtit, qoftë edhe e vjetruar, sepse dinjiteti nuk qëndron në stof, por në trupin që nuk përkulet.
Aroma më fisnike është ajo e njeriut që punon me duart e veta, që kthehet në shtëpi i lodhur, por i ndershëm, sepse nderi është parfumi që nuk shteron.
Ushqimi më i shijshëm është ai që ndahet, edhe kur është i pakët, sepse bollëku pa shpërndarje është vetëm një formë tjetër e varfërisë.
Shtrati më i rehatshëm është ai ku flihet në paqe, pa barrën e fajit, sepse ndërgjegjja është jastëku më i butë ose më i ashpër që mund të ketë njeriu.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Dhe toka më e pasur është ajo ku ka liri për të gjithë, jo vetëm për të fuqishmit, sepse pa liri, çdo pasuri është një burg i zbukuruar.”
Në atë çast, heshtja që ra në sallë nuk ishte më bindje, por kuptim.
Sulltani, i rrethuar gjithë jetën nga pushteti që urdhëronte dhe frika që nënshtrohej, u gjend përballë diçkaje që nuk mund ta zotëronte, një mendje të lirë. Dhe kuptoi, ndoshta për herë të parë, se asnjë fron nuk ka peshë përballë një ndërgjegjeje të kthjellët.
Ajo hipi mbi kalë dhe u largua.
Jo si një e falur, por si një e fituar.
Por përgjigjja e saj mbeti.
Jo si një rrëfim, por si një masë.
Kjo grua nuk ka një emër në histori. Ajo është një figurë arketipale, një mishërim i mençurisë që nuk pranon të blihet dhe i dinjitetit që nuk negocion veten. Megjithatë, në kujtesën kulturore të botës osmane, një jehonë e kësaj figure gjendet te Hürrem Sultan, e njohur në Perëndim si Rokselana.
E lindur si Aleksandra Anastazija Lisovska rreth vitit 1506, ajo u kap nga tatarët dhe u shit si robinjë. Por ajo që nisi si robëri, nuk përfundoi si nënshtrim. Me inteligjencë, intuitë politike dhe një karizëm që sfidonte rendin e zakonshëm, ajo arriti të bëhej bashkëshortja e Sulltanit të Madhërishëm, dhe një nga gratë më me ndikim në Perandorinë Osmane.
Ajo nuk ishte thjesht një histori ngjitjeje sociale. Ajo ishte dëshmi se mendja mund të riformësojë fatin, edhe kur rrethanat janë të pamëshirshme.

Mësimi i kësaj legjende nuk qëndron te fabula, por te thelbi i saj filozofik.
Pasuria e vërtetë nuk është akumulim, por përmbushje.
Nuk është zotërim, por vetëdije.
Nuk është pushtet mbi të tjerët, por sovranitet mbi veten.
Kush ka një mendje të lirë, një ndërgjegje të pastër dhe një jetë me dinjitet, ai/ajo nuk ka nevojë për kurorë, sepse ai tashmë është mbret i vetvetes dhe mrekulli e botës.

Etiketat e lidhura

albert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 13 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 28 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 37 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 38 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.