Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:40 Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit Një festim golash është kthyer në një çështje të nxehtë në Gjermani. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, është vënë në qendër të polemikave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili ishte Lev Davidovich Landau, 22-vjeçari që sfidoi Albert Ajnshtajnin në betejën e argumenteve?!

Kultura E shtunë, 3 Janar 2026 08:26
Cili ishte Lev Davidovich Landau, 22-vjeçari që sfidoi Albert Ajnshtajnin në betejën e argumenteve?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka imazhe që mbeten në kujtesën e historisë intelektuale. Një sallë e mbushur plot, një dërrasë e zezë e shënuar me ekuacione, dhe Albert Ajnshtajni, njeriu që kishte ndryshuar mënyrën si e kuptojmë universin, duke ndalur, duke gërvishtur mustaqet dhe duke pranuar se një djalosh i panjohur 22-vjeçar sapo i kishte vënë në dukje një gabim.

22-vjeçari Lev Davidovich Landau,


Ishte viti 1930, në Leipzig, gjatë një konference të Shoqatës Fizike Gjermane. Ajnshtajni kishte mbaruar fjalimin; presidenti pyeti sallën nëse kishte pyetje. Mbizotëroi heshtja. Kush do të merrte guximin të vinte në dyshim ajshorin e fizikës?
Atëherë, nga rreshti i fundit, u dëgjua një zë i ri, me gjermanishte të thyer, por me qartësi të pamëshirshme logjike:
ekuacioni i dytë i Ajnshtajnit, tha ai, nuk rridhte nga i pari; kërkonte supozime shtesë dhe madje shkelte një kriter simetrie.
Publiku u mpak. Ajnshtajni u kthye nga dërrasa, mori kohë, një minutë që u ndje si përjetësi, dhe tha:
“Vëzhgimi i atij të riu është i saktë. Ju kërkoj të harroni gjithçka që thashë sot.”
Nga ai çast, djaloshi, Lev Davidovich Landau, nuk ishte më thjesht një emër në periferi të shkencës. Ai ishte bërë një ndër zërat që do të rishkruante kapitujt e fizikës teorike të shekullit XX.
Dhe, në mënyrën më të bukur të mundshme, Ajnshtajni dëshmoi se dija e vërtetë e njeh gabimin si pjesë të madhështisë, sepse mendja e vërtetë nuk frikësohet nga e vërteta.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 35 minutash
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush ishte vërtet Lev Landau?
I lindur në Baku në vitin 1908, në një familje intelektualësh hebrenj, Landau shfaqi një prirje të jashtëzakonshme për matematikë dhe fizikë që në moshë fare të re. Në moshën 13-vjeçare ai tashmë studionte materiale universitare; në moshën 20-vjeçare, botoi punimet e para shkencore; në moshën 22-vjeçare, sfidoi Ajnshtajnin.
Por Landau nuk ishte vetëm një “gjeni i ri”. Ai ishte një arkitekt sistemesh mendimi.
Në vitet ’40, Landau shpjegoi pse heliumi i lëngshëm, në temperatura ekstremisht të ulëta, lëviz pa fërkim, si të sfidonte ligjet klasike të fizikës.
Kjo i solli Çmimin Nobel në Fizikë (1962). Ai formuloi konceptin e “kuazipartikulave” dhe modelin e valëve kolektive, ide që sot përdoren nga fizika, kimia dhe madje edhe teknologjitë kuantike.
Kjo teori u bë themel për kuptimin e superpërcjelljes, mënyra sesi disa materiale përcjellin energjinë pa humbje. Aplikimet e saj sot shtrihen nga akseleratorët e grimcave deri në teknologjitë e energjisë dhe mjekësisë.
Serie monumentale prej dhjetëra vëllimesh, “Kursi i Fizikës Teorike”, një standard botëror për çdo fizikan. Tekste të pamëshirshme në rigorozitet, por të qarta në logjikë. Të diplomoheshe në “shkollën Landau” do të thoshte të kishe kaluar një provë intelektuale që pak mund ta përballonin.
Në Bashkimin Sovjetik të diktuar nga politika dhe frika, Landau shpesh ecën në fije të perit: arrest, përgjumje, mbikëqyrje. Ai megjithatë mbrojti gjithmonë lirinë e mendimit shkencor.
Në vitin 1962, një aksident automobilistik i dëmtoi rëndë trurin. Edhe pse nuk mundi të rikthehej plotësisht në punë, trashëgimia e tij vazhdoi të jetojë në çdo laborator fizik në botë.
I drejtpërdrejtë deri në ashpërsi, kërkues, ironik, i dhënë pas debatesh të pamëshirshme, Landau krijoi një kulturë të të menduarit kritik, as autoritet, qoftë edhe Ajnshtajni, nuk ishte përtej pyetjes.
Ai themeloi atë që quhej me humor “çmimi i teoritikut”: një sistem testimi brutal ku vetëm mendjet më brilante kalonin. Por nga ajo shkollë dolën fizikanë që më pas drejtuan institutet më prestigjioze të botës.
Zhveshur nga mitizimi, ai mbetet shembull i rrallë: një njeri që sfidoi gjigantët dhe më pas u bë vetë një prej tyre, duke mos harruar kurrë se shkenca ecën përpara nga dyshimi, jo nga bindja e verbër.
Episodi me Ajnshtajnin nuk është thjesht një anekdotë. Ai është metaforë.
Ai na kujton se, autoriteti pa kritikë është i rrezikshëm, e vërteta kërkon guxim, dhe madhështia matet po aq me kurajën për të folur, sa me dinjitetin për të pranuar gabimin.
Landau dhe Ajnshtajni, secili në mënyrën e vet, ilustrojnë një të vërtetë të thjeshtë:
Shkenca është dialog, një betejë elegante argumentesh, ku fiton gjithmonë ideja më e mirë.
Dhe pikërisht për këtë, emri i Lev Davidovich Landau mbetet i gdhendur jo vetëm në librat e fizikës, por edhe në historinë e kulturës së mendimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Albert Ajnshtajnalbert vatajLev Davidovich Landau
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 1 minute

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 3 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 15 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 19 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.