Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Dashuria transatlantike” e Simone De Beauvoir, tashmë do të flasë shqip

Kultura E hënë, 11 Nëntor 2019 15:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Herët në ’47, Simone De Beauvoir ndërmori fluturimin e saj të parë nga Parisi i dërrmuar i pasluftës, drejt Nju Jorkut energjik të bumit amerikan. Ajo s’mund ta dinte kurrsesi se ky udhëtim, i nisur si një tur leksionesh nga një intelektuale reaksionare, do të përfundonte  me ndryshimin e perceptimit të saj për botën, dhe mbi të gjitha, për dashurinë.

“Një dashuri transatlantike” është një përmbledhje e letërkëmbimit të ethshëm mes Simone De Beauvoir dhe Nelson Algren-it, shkrimtarit amerikan më të njohur pas Heminguejit, që u botuan në Francë nga Sylvie Le Bon de Beauvoir, thjeshtra e shkrimtares. Tashmë, bota e kafeneve të Parisit, e avenuve të zhurmshme të Nju Jorkut dhe e kabareve të Çikagos, do të flasë shqip falë përkthimit të Alda Bardhylit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Para se të njihej me Algren, De Beauvoir ia kish dedikuar jetën e saj angazhimit intelektual dhe idealeve, shpesh zhgënjyese të politikës së Luftës. Rinia e saj qe një kronikë e mbushur me bombardime, uri dhe fatalitet artistik. Por, gjërat ndryshuan pas nisjes së marrëdhënies me Jean Paul Startre, filozofin më të madh të shekullit në Francë. Madje, De Beauvoir u varros pranë Sartre, ndonëse në gisht mbante unazën e Algren, të cilin ajo shpesh e thërriste me përkëdheli “burri im i dashur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dashuria mes Simonës dhe Nelsonit, anipse e bukur për nga natyra, ashtu siç të gjitha dashuritë e mëdha, ishte e destinuar të vdiste, apo thënë më mirë, të pësonte një vdekje të ëmbël, një vdekje nga ato që mund të mbarten vetëm në letra. Ata kishin shumë të përbashkëta. Të dy ishin majtistë të thekur; të dy të martuar me punën e tyre, dhe të dy shpirtërisht të pa përmbushur. Marrëdhënia aseksuale mes Sartre e Simonës, dhe suksesi i pamjaftueshëm i Algren e forcuan më tej lidhjen e tyre, dhe njëherësh e dobësuan atë.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Algren, një burrë tradicional i jugut amerikan, me një shpirt aventurieri, që ia dedikonte veprat e tij shtresës së varfër dhe punëtorëve të hekurudhave, s’mund të pranonte kurrë rolin e të “dytit”. Ndaj marrëdhënia e tyre u zbeh, ashtu si një tufë kartash në terrin e sirtarit. Letërkëmbimi u tejzgjat në vite dhe dashuria u vyshk, u kthye në një mirëkuptim mes miqsh të ngushtë, megjithëse për diçka jemi të sigurt: thellë në zemrat e tyre, ajo s’u shua asnjëherë.

Alda Bardhyli, e njohur për angazhimin e saj të gjatë në editorinë shqiptare, ka marrë përsipër përkthimin e më shumë se 600 letrave, duke jetuar pasditet e lakmueshme të Parisit, në kapërcyell mes modernizmit dhe surrealizmit të Max Ernst.

Libri i ngjan një muzeu kujtimesh, ku pas çdo hapi, pas çdo vështrimi drejt tablove, mund të dëgjosh një pëshpërimë, mundimin e penës mbi kartë, apo të qeshurat e Algren dhe De Beauvoir, atje në folenë e tyre të ngrohtë, në Wabansia.

Etiketat e lidhura

Simone De Beauvoir
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 5 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 20 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 28 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 30 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.