Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ditët, orët dhe lutja e fundit e Fan Nolit, para se t’i jepej amshimit më 13 mars 1965

Kultura E premte, 13 Mars 2026 09:34
Ditët, orët dhe lutja e fundit e Fan Nolit, para se t’i jepej amshimit më 13 mars 1965
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 52 minutash
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Në fillim të marsit të vitit 1965, gjendja shëndetësore e Nolit 83-vjeçar u rëndua ndjeshëm. Trupi i tij, i lodhur nga një jetë e tërë përpjekjesh, mundimesh dhe sakrificash, nisi të dorëzohej përballë dhembjeve që tashmë bëheshin gjithnjë e më të padurueshme. Për herë të parë, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh të mbajtura me një stoicizëm të rrallë, ai pranoi të merrte qetësues. Ishte një pranim që nuk vinte nga dobësia e shpirtit, por nga kufiri i fundit i fuqive njerëzore.
Pranë tij qëndronin vazhdimisht njerëzit më të afërt, Meri Xhons, e përkushtuar me një përkujdesje të heshtur dhe të palodhur; një infermiere që kujdesej për nevojat e përditshme; dhe miku i tij i besuar, Rako Theodhori, që i qëndronte pranë si dëshmitar i orëve të fundit të një jete të madhe. Ndonëse i rraskapitur nga dhembjet, Noli përpiqej të mos i nënshtrohej plotësisht dobësisë së trupit. Ai shkëmbente ndonjë fjalë të rrallë, lexonte sa mundej dhe herë pas here përpiqej të shkruante. Duket sikur edhe në prag të fundit, mendja e tij nuk mund të ndahej nga libri, nga fjala e shkruar, nga ajo përpjekje e përhershme për të dialoguar me mendimin dhe me përjetësinë.
Mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, mbi komodinën pranë shtratit të tij, u gjet edhe një tekst i shkruar me dorën e vet, një lutje. Ishte një lutje që mbartte brenda saj gjithë solemnitetin e përfytyrimit biblik të gjykimit të fundit:
“Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”
Ç’ishte kjo lutje në ditët e fundit të jetës së tij? Ishte vallë një thirrje për t’i lehtësuar vuajtjet e trupit që po shuhej, apo një kërkesë për falje përpara misterit të madh të gjykimit? Apo ndoshta ishte vetëm një mënyrë tjetër e Nolit për të folur me përjetësinë, siç kishte bërë gjithmonë, me gjuhën e liturgjisë, të poezisë dhe të mendimit. Edhe në këtë çast të fundit, ai dukej sikur kërkonte jo vetëm mëshirë, por edhe atë privilegj të përhershëm që e kishte ndjekur gjatë gjithë jetës, privilegjin për të dialoguar me të shenjtën, me hyjnoren, me amshimin.
Më 8 mars, gjendja e tij mori një kthesë të papritur. Një goditje cerebrale e goditi rëndë dhe ai humbi të folurit. Për një ditë të tërë dukej sikur gjithçka po mbyllej në heshtje. Por pas 24 orësh ndodhi diçka që të pranishmit e përjetuan si një mrekulli të vogël, Noli filloi, sado me vështirësi, të komunikonte sërish. Ishte një rikthim i përkohshëm i dritës, një çast i fundit i jetës që sikur donte të fitonte edhe pak kohë përpara se të dorëzohej. Megjithatë, të gjithë e ndjenin se kjo ishte vetëm loja e fundit e jetës me vdekjen. Shpresa ishte shuar tashmë.
Dita e 13 marsit gdhiu e kthjellët, me një diell të butë pranveror. Në atë dritë të qetë marsi, që sillte aromën e ringjalljes së natyrës, Noli ndjeu një dëshirë të papërmbajtshme për të dalë jashtë. Me këmbëngulje kërkoi ta nxirrnin në kopsht. Meri Xhons, e lëkundur mes frikës dhe dashurisë për dëshirën e tij të fundit, nuk arriti t’i rezistonte. Edhe pse mjeku nuk e kishte këshilluar, ajo mendoi se rrezet e diellit dhe ajri i pranverës do ta qetësonin.
E zhvendosën në kopsht. Atje ai qëndroi i shtrirë, me një libër në dorë, nën rrezet e vakëta të diellit dhe në puhizën e lehtë të pranverës së hershme. Ishte një pamje që mbante brenda një qetësi të thellë: një plak i madh i kulturës shqiptare, një mendje e jashtëzakonshme, një shpirt që kishte bartur mbi vete dramën dhe shpresat e një kombi, tani i qetë nën dritën e natyrës.
Të tjerët e vështronin nga dritaret e shtëpisë, në heshtje.
Ishte ora 11 kur ndodhi. Noli hapi gojën dy a tri herë sikur donte të thoshte diçka, ndoshta një fjalë të fundit që nuk arriti të marrë formë. Duart iu varën ngadalë dhe libri i ra nga dora mbi tokë. Në frymën e mbrame, sytë i kishte të përqendruar te lulet dhe gjethet e sapoçelura të pranverës.
Dhe ashtu, mes dritës së diellit dhe gjelbërimit të jetës që sapo zgjohej, Fan Noli u shua.
Një jetë që kishte qenë betejë, mendim, poezi, liturgji dhe histori, u mbyll në një çast të qetë, ndërsa pranvera hapte petalet e saj për botën. Në atë heshtje të fundit, dukej sikur ai kishte kaluar nga libri i jetës në librin e përjetësisë.

Etiketat e lidhura

13 mars 1965albert vatajFan Noli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 47 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 48 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 50 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 51 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.