Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:31 Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj Ukraina njoftoi kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës, një burrë 49-vjeçar i rekrutuar nga Rusia. Sipas projektit "Dua të jetoj", rreth…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejtuesi “Eko Mendje”, Mirsad Basha, “zbulon” thesarin e 30 viteve të ish-mësuesit koleksionist, Ndoc Shaba

Kultura E diel, 24 Maj 2026 16:17
Drejtuesi “Eko Mendje”, Mirsad Basha, “zbulon” thesarin e 30 viteve të ish-mësuesit koleksionist, Ndoc Shaba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ai, Ndoc Shaba është i flakur diku tej në një fshat të Shkodrës. Në harrim, ose me një interesim periferik dhe spontan, ai nuk ka ndaluar të predikojë atë që beson, të bëjë atë për të cilën ai ka sakrifikuar 30 vite jetë, kohë dhe para, mund dhe sakrifica.
Ka njerëz që historinë e lexojnë, ka të tjerë që e shkruajnë, por ka edhe nga ata, e mbase më të rrallët, që historinë e shpëtojnë nga kthetrat e pamëshirshme të harresës dhe kohës. I tillë është ish-mësuesi shkodran Ndoc Shaba, një emër që në mjedisin kulturor të Shkodrës dhe më gjerë rezonon si një institucion i vërtetë, i gjallë dhe lëvizës i kujtesës sonë kombëtare.

Prej më shumë se tri dekadash, me një përkushtim që të kujton punën e palodhur të bletës që mbledh nektarin lule më lule, profesor Ndoci ka grumbulluar, ruajtur dhe mbrojtur me thonj dëshmitë materiale të identitetit shqiptar. Ky pasion donkishotesk, i nisur në kohë të vështira dhe i mbajtur gjallë me sakrifica të jashtëzakonshme, është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, falë një dëshmie sa emocionale të drejtuesi “Eko Mendje”, Mirsad Basha.

Pas një vizite të ngrohtë dhe mbresëlënëse në shtëpinë-muze të koleksionistit, Mirsad Basha ka ndarë me publikun një galeri fotosh që flet më shumë se një mijë fjalë, duke e cilësuar Ndoc Shabën si një “pasuni të vërtetë kombëtare”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Një vizitë që më la mbresa të veçanta, duke pasur fatin me njohë nga afër koleksionistin Ndoc Shaba, një person me vlera të mëdha njerëzore dhe atatdhedashurie… Mundem me thanë pa asnjë hezitim se njerëz si Ndoci janë pasuri e vërtetë kombëtare, për punën e madhe që bëjnë me aq përkushtim për historinë tonë,” shprehet Basha në dëshminë e tij të shkruar në një gegnishte të ngrohtë qytetare.
Sipas vlerësimeve të Bashës dhe ekspertëve që kanë pasur fatin të shfletojnë këtë arkiv të jashtëzakonshëm, lënda e grumbulluar nga Ndoc Shaba nuk është thjesht një grumbullrekuizitash të vjetra. Aty gjenden bashkë objekte të rralla arkeologjike, thesare etnografike të trashëgimisë së Veriut dhe qytetarisë mondane shkodrane, dokumente historike e dorëshkrime të ndaluara, si dhe një fond i pasur fotografik. Ky volum dhe kjo vlerë do të mjaftonin pa asnjë diskutim për të ngritur plot katër muze të ndryshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të kuptuar peshën e këtij thesari, duhet kujtuar se Ndoc Shaba e nisi këtë rrugëtim jo si një hobi komod, por si një mision mbijetese. Gjatë viteve të regjimit komunist, të koleksionoje objekte të kulturës borgjeze, libra të autorëve të ndaluar apo relikte të klerit katolik shkodran ishte një akt heroi që të çonte drejt prangave. Ndoci i grumbulloi ato në fshehtësi, duke shpëtuar nga zjarri dhe asgjësimi i sigurt copëza të historisë së familjeve të mëdha të përmbysura nga diktatura.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Ai i ktheu ato në pjesë të qenies së tij, duke edukuar paralelisht breza të tërë nxënësish me të njëjtën dashuri të pastër për atdheun dhe gjuhën.
Sot, në një kohë kur Shqipëria po përjeton një bum të jashtëzakonshëm turistik dhe interesimi i të huajve për të njohur historinë, kulturën, rrënjët dhe artefaktet tona autentike është në rritje galopante, thesari i Ndoc Shabës mbetet ende i mbytur në mosinteresim institucional. Ai ka mbledhur nektarin, por i mungon kosherja ku ky nektar të kthehet në mjaltë që mund ta shijojë i madh e i vogël, vendas e i huaj.
Ky koleksion pret vëmendjen e merituar të institucioneve shtetërore, të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Shkodër. Këto artefakte nuk duhet të mbeten të magazinuara në hapësira private; ato meritojnë një hapësirë dinjitoze muzeale, një shtëpi publike ku dëshmohet shpirti i kombit.

Përveç objekteve të rralla dhe dorëshkrimeve, ekziston edhe një tjetër fije e artë dhe jetike që e lidh Ndoc Shabën me dëshmimin e faktuar të së shkuarës: fotografia. Arkiva e tij fotografike nuk është thjesht një grumbullim pasiv imazhesh, por një kronikë vizuale e gjallë, e realizuar me syrin e mprehtë të vëzhguesit dhe ndjeshmërinë e lartë të artistit.
Përgjatë dekadave, Profesor Ndoci ka fiksuar përmes objektivit të tij një sasi të konsiderueshme fotosh në kohë dhe kontekste të ndryshme. Aty parakalojnë portrete njerëzish që mbajnë në dritën e syve peshën e kohës, ngjarje komunitare e familjare që sot kanë vlerë dokumentare, si dhe detaje të hollësishme të veshjeve dhe traditave unike të Veriut. Çdo shkrepje e tij ka qenë një akt mbrojtjeje ndaj harresës, një përpjekje për të ngrirë në kohë atë që moderniteti po e tjetërsonte me shpejtësi.

Ky pasion i pandalur dhe ky vëllim i pasur imazhesh guxojnë ta rendisin vlerën e arkivës së tij fotografike në vazhdimësinë e natyrshme të traditës së dinastive të mëdha shkodrane të fotos, si Marubbi, Jakova, Pici apo Rraboshta. Ndërsa ata fiksuan fillimet dhe kulmet e historisë vizuale shqiptare, Ndoc Shaba ka meritën e jashtëzakonshme se, me aparatin e tij, dokumentoi kapërcyellin e epokave, duke siguruar që asnjë fragment i rëndësishëm i identitetit shkodran të mos mbetej pa u dëshmuar. Ai nuk ndoqi thjesht një zanat; ai vazhdoi misionin e shenjtë të Shkodrës për ta shkruar historinë përmes dritës.

Etiketat e lidhura

“EKO Mendje”albert vatajMirsad Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 14 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 22 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 24 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 44 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.