Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:28 Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë Nga Edmond Spaho U mbars mali dhe polli një mi. Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, sepse do të më akuzonin si…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy piktura të francezit, Eugène Delacroix dhe e vërteta e një masakre

Kultura E shtunë, 17 Gusht 2024 17:54
Dy piktura të francezit, Eugène Delacroix dhe e vërteta e një masakre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Arti nuk ka pretendur asnjëherë të thotë fjalën e saj peshërëndë në themelet e historisë. Por shpesh syri vëzhgues, vëmëndja dritëpamëse dhe përfytyrimi i ndjeshëm kanë arritur të përcjellin fakte dhe ngarje, mes trilleve jo të qëllimta, prunë shumë të vërteta. por pa eklipsuar rolin e historisë. Gjatë Luftës greke për pavarësi kishte masakra të shumta të kryera nga forcat otomane, por dhe ato greke të përfshira në përballje. Lufta u karakterizua nga mungesa e respektit për jetën e civilëve dhe të të burgosurve të luftës, në të dy anët e konfliktit. Popullata turke, shqiptare dhe hebreje, të identifikuara me osmanët që banonin në Peloponez, pësuan masakra kryesisht aty ku forcat greke ishin mbizotëruese, ndërsa masakrat e grekëve ndodhën veçanërisht në Ionia, Kretë, Kostandinopojë, Maqedoni dhe ishujt e Egjeut. U shkatërruan komunitete të tëra turke, shqiptare dhe më të vogla hebraike në Peloponez, dhe u asgjësuan gjithashtu në mizorinë e kësaj kasaphane komunitete greke në Egje, Kretë, Greqi Qendrore dhe Jugore. Panorama e këtyre ngjarjeve ka qarkulluar përmes rrëfenjave dhe krijimeve artistike. Përmes fakteve dhe trilleve është ngritur një e vërtetë rreth atyre ngjarjeve. Veç historisë gjakftohtë dhe rreptësishtë të drejtë, ka rend në një qasje të së vërtetës edhe piktura.
Njëri prej shumë atyre që u frymëzuan nga ajo që ndodhi në luftën greke për pavarësi ishte Ferdinand Victor Eugène Delacroix (26 Prill 1798 – 13 Gusht 1863), figurë e rëndësishme e pikturës romantike franceze. Ai konsiderohej si lider i shkollës romantike franceze. Përdorimi i shprehës i penelave dhe studimi i efekteve optike të thellësisë së ngjyrave, formoi punët e impresionistëve, ndërsa pasioni i tij për ekzotiken frymëzoi artistët e Simbolizmit. Delacroix ilustroi veç ngjarjeve në Greqinë që kërkonte të shkulej prej thinjve osmanë, punë të ndryshme të Shakespeare, Walter Scott dhe Wolfgang von Goethe.


Përkundër perfeksionizmit Neoklasik dhe rivalit Ingres, u frymëzua nga punët e Rubens e piktorëve të tjerë të Rilindjes Veneciane, duke theksuar ngjyrën dhe lëvizjen më shumë se qartësinë e kontureve dhe formave të modeluara kujdesshëm. Përmbajtja dramatike e romantike karakterizoi punët e tij, duke e afruar më shumë udhëtimet në Afrikën e Veriut, në kërkim të ekzotikes, sesa drejt modeleve klasike antike. Mik dhe pasardhës shpirtëror i Theodore Gericault, Delacroix u frymëzua edhe nga Lord Byron, me të cilin ndau të njëjtat pikëpamje të “forcave sublime”, shpesh edhe të veprimeve të ashpra.
Me fjalët e Baudelaire: “Delacroix ishte i dashuruar me pasionin, por ftohtësisht i vendosur ta shprehte sa më qartë të mundej!”
Tabloja “Masakra në Chios” e realizuar prej tij në vitin 1824, dhe ndodhet në Louvër rreket të bëjë një panoramë të asaj për të cilën kishte dëgjuar dhe ishte përfshirë shpirtërisht. Fokusi i tablosë tregon të sëmurë, civilë grekë duke vdekur që masakrohen nga Turqit. Një nga disa piktura që ai bëri nga kjo ngjarje bashkëkohore, shprehu politikën zyrtare për kauzën greke në luftën e tyre të pavarësisë kundër turqve, luftë e mbështetur nga qeveritë angleze, ruse dhe franceze. Delacroix u njoh shpejt nga autoritetet si një piktor kryesor në stilin e ri romantik, dhe tabloja u ble nga shteti. Pamja e tij e vuajtjes, sa ngjethëse aq dhe e diskutueshme, megjithatë, pasi nuk kishte ndonjë ngjarje të lavdishme që po ndodhte, asnjë atdhetar që ngrinte shpatat e tyre në trimëri, si në Betimin e Davidit të Horatiit, vetëm të varruar që bien pre e një kasaphane. Shumë kritikë vlerësuan tonin e dëshpërimit të pikturës. Satiristi, Antoine-Jean Gros e quajti atë “një masakër arti”. Patosi në përshkrimin e një foshnje që shtrëngonte gjoksin e nënës së tij të vdekur, kishte një efekt veçanërisht të fuqishëm, megjithëse ky detaj u dënua si i papërshtatshëm për artin, nga kritikët e Delacroix. Një vështrim i pikturave të John Constable dhe skicave me bojëra uji të Richard Parkes Bonnington, ndikoi që Delacroix të bënte ndryshime thelbësore në tematikën e tablosë, pikturuar lirshëm në qiell dhe peizazh të largët.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 1 ore
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë


Delacroix prodhoi një pikturë të dytë, në mbështetje të grekëve në luftën e tyre për pavarësi, këtë herë duke iu referuar kapjes së Missolonghi nga forcat turke më 1825. Me një përmbajtje të paletës së përshtatshme për alegorinë, Greqia që bie në rrënojat e masakrës shfaq një grua me veshje greke me gjoksin e saj gjysmë të zhveshur, krahë gjysëm të ngritur në një gjest ngulitës para skenës së tmerrshme. Vjen kësisoj vetëvrasja e grave greke, të cilët zgjodhën të sakrifikoheshin dhe të shkatërrojnë qytetin e tyre, në vend se t’i dorëzohen turqve. Një dorë shihet në pjesën fundore të tablosë, trupi është thërrmuar nga rrënojat. Piktura shërben si një monument për njerëzit e Missolonghit dhe për idenë e lirisë kundër sundimit tiranik. Kjo ngjarje e interesoi Delacroix, jo vetëm për simpatitë e tij ndaj grekëve, por edhe për shkak se poeti Byron , të cilin Delacroix e admiroi shumë, kishte vdekur atje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajEugène Delacroix
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Tani

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 3 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 22 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 25 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.