Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:31 Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj Ukraina njoftoi kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës, një burrë 49-vjeçar i rekrutuar nga Rusia. Sipas projektit "Dua të jetoj", rreth…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Kultura E mërkurë, 27 Maj 2026 11:35
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në thellësitë e xhunglës ekuadoriane, aty ku gjethet e dendura të Amazonës fshehin më shumë sesa zbulojnë, nisi një nga sagat më të habitshme të arkeologjisë jozyrtare të shekullit XX. Figura qendrore e kësaj historie është një prift katolik, At Carlos Crespi, një misionar i përulur nga Italia, që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në qytetin e vogël të Cuencas në Ekuador. Misioni i tij shpirtëror dhe humanitar do të ndërthurej, krejt papritur, me një mister që do të trazonte jo vetëm komunitetin shkencor, por edhe imagjinatën e miliona njerëzve në mbarë botën.
Crespi nuk ishte arkeolog, por në mënyrë të çuditshme, ai u bë kujdestari i një koleksioni të jashtëzakonshëm, objektesh prej ari, argjendi, bakri e metalesh të tjera, të gdhendura me simbole të pazakonta, spirale, figura antropomorfe, kafshë mitike, por edhe forma që ngjasojnë me hieroglife egjiptiane apo shkrime sumeriane. Vendasit Shuar, të njohur për kulturën e tyre të lashtë dhe ndonjëherë të mbuluar nga paragjykimet koloniale, ia dhuronin këto objekte me një respekt të thellë, duke besuar se prifti përfaqësonte një portë drejt një bote më të madhe dhe më të drejtë.
Por pse këto objekte, dhe mbi të gjitha, çfarë ishin ato në të vërtetë?
Në koleksionin e Crespit, që për një kohë ishte ekspozuar në një dhomë të thjeshtë të manastirit të tij, nuk kishte asnjë lloj koherence që do të pritej nga një kulturë arkeologjike e vendit. Disa prej objekteve tregonin stilistika që ngjanin me artin pre-kolumbian, por të tjera i sfidonin kufijtë e njohur të historisë, një stil “mesopotamian” në formën e një koke me mjekër të gjatë, figura që përngjanin me perëndi të Egjiptit të Lashtë, tabela me gërma që s’korrespondojnë me asnjë gjuhë të njohur amerikano-jugore.

Disa e panë këtë si një dëshmi të një qytetërimi të humbur, ndoshta një koloni e Atlantidës, apo një nyje e papërcaktuar në rrjetin e migrimeve dhe ndikimeve të lashta globale. Teoricienët alternativë, si Erich von Däniken, e përdorën këtë histori për të përforcuar teorinë e tyre të “astronautëve të lashtë” dhe kontakteve ndërkontinentale para epokës moderne.
Ndërkaq, komuniteti shkencor tradicional reagoi me skepticizëm të mprehtë. Artefaktet ishin sipas tyre ose të falsifikuara nga artizanët vendas për të kënaqur besimin e Crespit, ose përzjerje e fragmenteve të kulturave të ndryshme të grumbulluara pa kritere muzeologjike.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas vdekjes së At Crespit në vitin 1982, një zjarr misterioz shkatërroi pjesën më të madhe të koleksionit, ndërsa ajo që mbeti u shpërnda, një pjesë besohet se u shit, një tjetër u fsheh, e shumë thjesht u zhduk pa gjurmë. Sot ekzistojnë vetëm disa fotografi të vjetra, ndonjë xhirim amator dhe dëshmitë e njerëzve që e panë koleksionin nga afër.
A ishin këto objekte një mashtrim i mirëorganizuar? Apo ishin pjesë e një të vërtete që ende nuk jemi gati ta kuptojmë?
Rasti i At Carlos Crespit nuk është vetëm një histori për artefakte. Ai është një dritare në mënyrën se si kultura popullore, besimi fetar, misteri historik dhe dëshira për zbulim përzihen dhe krijojnë narracione që sfidojnë vijën ndarëse mes faktit dhe legjendës.
Në thelb, enigma e Crespit është ajo që studiuesi Joseph Campbell do ta quante “miti modern”, një tregim që mbart në vetvete një të vërtetë të thellë njerëzore, jo domosdoshmërisht faktike, por simbolike. Ai na kujton se gjithmonë do të ketë pyetje që nuk kanë përgjigje të thjeshta, dhe se jo çdo gjë e vlefshme është e matshme nga kriteret e ngushta të dijes akademike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajAt Carlos Crespi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 14 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 22 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 24 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 44 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.